Vrasje makabre
Vrasje makabre
Vrasje makabre
Vritet Remzi Salihu, drejtor i Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit të Prishtinës, Remzi Salihu është qëlluar për vdekje me armë zjarri të hënën, rreth orës 10.00 të mëngjesit në zyrën e tij, në ndërtesën e Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Sot (e hënë) në orën 09:53, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, saktësisht në objektin e Komunës së Prishtinës, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka thënë zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai tha se Policia e Kosovë me të dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se ka të bëj me vrasje, ku viktima: R. Salihu, mashkull, 55 vjeç, shtetas kosovar, (drejtor i drejtorisë komunale të arsimit në komunën e Prishtinës) duke mos mundur t’u përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. “Viktima është qëlluar nga i dyshuari me disa të shtëna në zyrën e tij, në vendin e tij të punës. Në kontinuitet të veprimeve të saj pak çaste më vonë policia ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin: G. Sahiti mashkull, 30 vjeç, shtetas kosovar, si dhe te i njëjti ka gjetur dhe konfiskuar: Një revole të tipit C. Zastava, të kalibrit 7.65mm, që dyshohet të jetë arma e përdorur në rastin në fjalë, dy karikatorë, si dhe, nëntëmbëdhjetë fishek të të njëjtit kalibër”, tha Borovci.
Ai ka thënë se tash për tash është herët të flitet për motivet e vrasjes. “Aktualisht policia po punon me intensitet të shtuar për të hetuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin ashtu që të ngritët një version lidhur me hetimin. I dyshuari pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit publik është dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Borovci.
Ndërkohë, burime jo zyrtare bëjnë të ditur se i dyshuari për vrasjen e drejtorit, është arsimtari Gani Sahiti, i cili ka qenë kandidat për Drejtor i shkollës në fshatin Dabishevc të komunës së Prishtinës. Mos zgjedhja e tij në këtë post, thuhet se e kanë nxitur për të kryer këtë krim makabër. Sipas burimeve brenda komunës së Prishtinës, thuhet se vrasësi me të hyrë në ndërtesën e Komunës së Prishtinës, ka kërkuar takim me tashmë të ndjerin, Salihu, mirëpo asistentja e tij nuk e ka pranuar kërkesën e tij. Megjithatë, ai ka hyrë me dhunë në zyrën e tij dhe e ka qëlluar të ndjerin Salihu me disa plumba. Menjëherë pas këtij veprimi, këto burime bëjnë me dije se dorasi ka lajmëruar policinë dhe është vetë-dorëzuar. Komuna e Prishtinës e ka dënuar rastin e vrasjes së Drejtorit të Arsimit të komunës. Në reagimin e Komunës së Prishtinës thuhet se komuna është thellë e tronditur me rastin tragjik të vrasjes së Remzi Salihut, drejtor i Drejtorisë për Arsimit në Komunën e Prishtinës. “Remzi Salihu ka kryer me nder dhe përkushtim të pashoq punën e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës”, thuhet në reagim. Komuna e Prishtinës i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Salihu, duke u bërë thirrje organeve të hetuesisë dhe gjyqësisë që sa më parë ta zbardhin rastin dhe kryesi i kësaj vrasje të rëndë të merr dënimin e merituar.
Dënohet vrasja
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, Qeveria e Kosovës dhe subjektet politike në vend dënuan ashpër vrasjen e drejtorit të arsimit në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihu.
Presidentja e Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, ndërkaq ka kërkuar që drejtësia ta kryej punën e saj. “Ne jemi të brengosur që sot në zyrën e vet është vrarë Drejtori i arsimit të Prishtinës. Kjo është e patolerueshme dhe shprehë nivelin e ultë të marrëdhënieve në shoqëri që flet se ne duhet të forcojmë sundimin e ligjit si parakusht për jetë të qetë e normale për secilin qytetar”, tha Jahjaga në një ceremoni të diplomimit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Ndërkaq, përmes një komunikate për media, Qeveria e Republikës së Kosovës po ashtu ka dënuar aktin kriminal të vrasjes së drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu. Duke e cilësuar vrasjen si sulm të rëndë kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe cenim i rëndë i integritetit të zyrtarit instiucional në vendin e tij të punës, Qeveria kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat adekuate që kryesit e këtij akti kriminal sa më shpejtë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu.
Edhe ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka shprehur indinjatë të thellë për vrasjen e Remzi Salihut, drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim në Komunën e Prishtinës. “Lajmi për vrasjen e punëtorit të devotshëm të arsimit, Remzi Salihu, ka tronditur tej mase opinionin e gjerë, e në veçanti Ministrinë e Arsimit dhe të gjithë punonjësit arsimorë të vendit”, thuhet në reagimin i MASHT. Më tutje në reagim thuhet se MASHT dënon ashpër këtë akt kriminal në vendin e punës, ku i ndjeri po kryente detyrat me përgjegjësi të lartë profesionale, angazhim, devotshmëri, përkushtim dhe ndershmëri. MASHT kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë, që të marrin masat e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe dorasi të marrë dënimin e merituar.
Edhe subjektet politike në vend ka shprehur indinjatë të thellë ndaj vrasjes së drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu.
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dënoi ashpër “krimin e tmerrshëm”, vrasjen e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu. “Vrasja e sotme, në Prishtinë, e kryer në mes të ditës, në zyrën e punës dhe në orarin e punës, është një akt i tmershëm, i patolerueshëm dhe gjerësisht i dënueshëm”, thuhet në reagimin e kësaj partie. “Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga organet e drejtësisë zbardhjen e menjëhershme të rastit dhe dënimin e kryerësit të kësaj vepre të tmerrshme.
Vetëm duke ndjekur dhe dënuar me vendosmëri kriminelët, qytetarët e Kosovës mund të kthejnë besimin se mund të jetojnë jetën e tyre dhe mund të punojnë edhe këtu ashtu si në çdo vend normal”, thuhet në komunikatën që lëshoi zyra për informim e LDK-së.
Po ashtu edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e dënon vrasjen e drejtorit të Arsimit të Prishtinës, Remzi Salihu. Ky subjekt politik duke e cilësuar këtë akt si krim të patolerueshëm, kërkon që institucionet dhe shteti ligjor të mbrohen me çdo kusht.
Vrasja e drejtorit të Drejtoratit të Arsimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu ndodhi në kohën kur kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gani Sahiti (majtas), i dyshuari për vrasjen e Remzi Salihut (djathtas), Drejtori i Drejtoratit të Arsimit, Prishtinë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi