Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komuna e Prishtinës dënon publikimin e komenteve fyese dhe jo humane

Shko poshtë

Komuna e Prishtinës dënon publikimin e komenteve fyese dhe jo humane Empty Komuna e Prishtinës dënon publikimin e komenteve fyese dhe jo humane

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 04, 2011 7:11 pm


Komuna e Prishtinës dënon publikimin e komenteve fyese dhe jo humane

Komuna e Prishtinës dënon publikimin e komenteve fyese dhe jo humane Komuna-prishtine

Komuna e Prishtinës shpreh shqetësimin e saj dhe e dënon ashpër publikimin e një numrit të komenteve jo humane nga disa medie portale tek lajmi ku bëhet fjalë për vrasjen e Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, tashmë të ndjerit, Remzi Salihu.

Nëpërmjet një komunikate të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun theksohet se "në disa portale të medieve të shkruara në Kosovë, më datën 03 dhe 04.10.2011 vazhdimisht janë duke u publikuar komente fyese dhe ofenduese tek lajmi për vrasjen e drejtorit të drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës".

Më tej saktësohet se kjo është duke ndodhur në shumicën e portaleve agjencive të lajmeve (Gazeta Express, Indeksonline, Telegrafi, Koha.net, Kosovapress etj) ku vazhdimisht po lejohen të postohen komente fyese, ofenduese, dhe aspak njerëzore.

"Ne jemi të vetëdijshëm se përmbajtja e komenteve nuk pasqyron qëndrimin editorial të redaksisë, mirëpo po aq jemi të vetëdijshëm se asnjë nga komentet nuk publikohet në portale agjenci të lajmeve pa marrë pëlqimin apo miratimin e redaksisë apo personit që është i thirrur ta bëjë atë punë".

Më tej në këtë reagim thuhet se duke pasur parasysh këtë fakt kërkohet nga redaksitë që të ndalojnë fyerjet dhe përdorimin e gjuhës ofenduese.
"Për hir të korrektësisë, humanizmit dhe profesionalizmit, Komuna e Prishtinës u bënë thirrje të gjitha medieve që të jenë në krye të detyrës, të pasqyrojnë drejt, dhe në mënyrë humane rastin e rend të vrasjes se drejtorit, Remzi Salihu", theksohet në fund të reagimit të Komunës së Prishtinës.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi