Mbikëqyrje ndërkombëtare për veriun?
Mbikëqyrje ndërkombëtare për veriun?
Mbikëqyrje ndërkombëtare për veriun?
Zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës kanë nxitur debate në skenën e politike të Kosovës në lidhje me gjetjen e zgjidhjeve për normalizimin e gjendjes atje.
Ndërsa si ofertë politike përmendet vetëm Pakoja e Ahtisarit, ka ide që deri në fillimin e zbatimit të saj, veriu të vendoset në një fazë kalimtare administruese nga ndërkombëtarët.
Ish-shefi i Ekipit Negociues për statusin e Kosovës, Blerim Shala, thotë se pala kosovare duhet të përgatitet për sfidën e veriut.
Ai mendon se oferta e vetme mbetet Pakoja e Ahtisarit, por ndërkohë ai e sheh si të domosdoshme edhe vendosjen e veriut në një fazë mbikëqyrëse ndërkombëtare.
“Ne do të mund të mendonim për një lloj bashkëpunimi midis nesh, BE-së dhe SHBA-së, për një periudhë të mbikëqyrjes ndërkombëtare të zbatimit të Pakos së Ahtisarit, e cila gjithsesi do të nënkuptonte, midis tjerash, organizimin e zgjedhjeve lokale në komunat e veriut, regjistrimin e popullsisë dhe së fundi edhe organizimin e një lloj konference donatore për ta krijuar një buxhet të veçantë për zhvillimin e veriut të Kosovës”, thotë Shala.
Idetë e proklamuara nga Blerim Shala janë kundërshtuar këto ditë nga shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.
Edhe pse nuk u prononcua për këtë çështje, në deklarimet e mëhershme, ajo e ka cilësuar fazën kalimtare mbikëqyrëse ndërkombëtare në veri si të papranueshme.
Në anën tjetër, Blerim Shala thotë se faza kalimtare nuk nënkupton në asnjë formë devijimin nga Pakoja e Ahtisarit. Kurse e sheh thuajse të pamundur që pa një fazë të tillë të bartet pushteti aktual që mbahet nga strukturat ilegale tek autoritetet e reja komunale që do të formoheshin atje.
“Kjo nënkupton krijimin e rrethanave lehtësuese, që Pakoja e Ahtisarit të zbatohet shumë më mirë dhe kjo nënkupton që partneritetin e krijuar qysh moti midis nesh, Brukselit e Uashingtonit, ta zbatojmë edhe kur bëhet fjalë për veriun".
"Është më se e qartë dhe këtë e kemi parë veçmas pas 25 korrikut, se koordinimi ynë me KFOR-in e EULEX-in, me Uashingtonin e Brukselin, është i domosdoshëm nëse duam ta rivendosim rendin dhe Kushtetutën në veri të Kosovës”, thekson Shala.
Ndërkohë, analisti Ardian Arifaj, thotë se vendosja e veriut nën administrimin e përkohshëm ndërkombëtar do të nënkuptonte pranimin e gjendjes faktike atje.
Ai thotë se mbikëqyrjen e kësaj faze do të mund ta merrnin mekanizmat aktual ndërkombëtar të pranishëm në Kosovë.
“Atje nuk e ka pushtetin në dorë as qeveria serbe, pa marrë parasysh se a pretendon ajo që e kontrollon veriun e Kosovës. Veriu i Kosovës, faktikisht, më së shumti është në duart e grupeve kriminale të cilat operojnë atje në veri. Por, nëse thuhet që veriun duhet ta marrin ndërkombëtarët mbi vete, nuk është asgjë tjetër veçse konstatim i gjendjes faktike në terren”, thotë Arifaj.
Analisti Ardian Arifaj thotë se pretendimet që veriu të fitojë nga kjo gjendje një status special, do të ishte fitore e strukturave ilegale.
Plani i Ahtisarit, edhe nga Arifaj shihet si zgjidhja më e mirë. Ai thotë po ashtu se Prishtina dhe Beogradi në këtë proces bisedimesh nuk kanë mandat që të përfshijnë në agjendë tema politike, krahas atyre teknike që po diskutohen në Bruksel.
“Bisedimet janë negociata me Brukselin. Kjo është një garë se kush po duket më bukur para Brukselit dhe asnjëra palë, as Prishtina dhe as Beogradi, nuk janë të interesuara t’i japin apo bëjnë një të mirë njëra tjetrës në këto bisedime".
"Në anën tjetër për bisedimet politike, grupi i cili po i zhvillon aktualisht bisedimet nuk ka mandat. Për bisedime politike lejen dhe mandatin duhet ta jap Kuvendi i Kosovës”, thekson Arifaj.
Sidoqoftë, bazuar në shumë deklarata, në Beograd, opsionet për veriun kanë qenë kryesisht ato të ndarjes së kësaj pjese nga Kosova, përderisa Qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka deklaruar se nuk do të ketë ndryshim të kufijve dhe as devijim nga plani i Ahtisarit.
Megjithatë, tani po shtrohen edhe opsione shtesë se si të vijë fillimisht në shprehje zbatimi i këtij plani; me ndihmën e ndërkombëtarëve apo me angazhimet vetanake të autoriteteve kosovare.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi