Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një letër nga miku Kristaq Shabani:‎10 vjet revistë letrare “Keleno”

Shko poshtë

Një letër nga miku Kristaq Shabani:‎10 vjet revistë letrare “Keleno” Empty Një letër nga miku Kristaq Shabani:‎10 vjet revistë letrare “Keleno”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 04, 2011 10:38 pm

Një letër nga miku Kristaq Shabani
Një letër nga miku Kristaq Shabani:‎10 vjet revistë letrare “Keleno” 211458_678723185_2799306_n
‎10 vjet revistë letrare “Keleno”
Le ta urojmë së toku revistën letrare që “bredh “ Botën

Një letër nga miku Kristaq Shabani:‎10 vjet revistë letrare “Keleno” 296850_10150336748588186_678723185_8032338_2123778961_n
Revista letrare që e filloi inkursionin e bukur te lëvizjes nëpër botë nga Shqipëria…
Revista qe në faqet esaj botoi dhe poezi shqip…

...
I nderuari Agim Gashi,

Sot me dërguan revistën KELENO , e cila mbushi 10 vjet që nga dalja e saj e parë në arenën letrare. Gjatë këtij dhjetëvjeçari kjo revistë ka dhënë kontribut të madh për shkëmbimin universal të vlerave…

Panajota Zaloni , e cila ka dhe nje simbolizim te bukur tevendosura nga ana jone BUKURA, është botuesja e saj , e cila ka ardhur disa here neë Shqipëri e ftuar nga LNPSHA”PEGASI” ALBANIA dhe mandej ka botuar dhe dy libra në shqip një antologji letrare dhe nje liber poetik te përkthyer me dashamiresi nga përkthyesit tanë… Panajota gjuhën shqipe e quan gjuhë gjeniale…
Ne numrin “jubilar”Nr. 38 Panajota kishte botuar nje shkrim per Kongresin e 22 Botëror te zhvilluar në Larisa të Greqisë me 29 qershor deri me 3 korrik 2011, ku falë dhe nismës sonë pegasiane morën pjesë dhe dy poete nga Kosova Hasije Selishta dhe Miradije Ramiqi. Në këtë revistë ndriste dhe emri i Kosovës midis 65 shteteve , ku pa dyshim ishte dhe Shqiperia… dhe fotoja ku ishin poetet tona …
Ndaj ky numër më dha sadisfaksion shpirtëror që po e përcjell dhe te poeti e këngëtari me emër AGIM…,për t’i ndarë gëzimet e njohjes bashkë…
Të bëjmë punë konkrete, ky është synimi ynë i madh. Dhe më 28 Nëntor në FESTËN E KOMBIT “POETËT E KOMBIT APELOJNË “ në TIRANË DHE PRISHTINË…Por do të apelojnë kudo ku ka poetë shqiptarë në të gjithë BOTËN…
Une mundet të jem në Prishtinë…
Me respekt
Kristaq F. Shabani
Gjirokastër 04.10.2011


I dashur Kristaq,
Letra e Juaj më gëzoi pa masë, më gëzoi edhe dhjetvetori e revistës "Keleno" që fluturon boten , por padyshim se gëzimi si i Juaji ashtu edhe i imi ishte që në këtë revistë u prezentuan dy poetet tona të njohura Hasije Selishta dhe Miradije Ramiqi.
Puna e Juaj e pandalshme, me plot elan e dashuri, na bën neve miqëve tuaj që të kemi konsideratë edhe më të fuqishme sepse je një YLL i kulturës shqiptare që po shëndrit në botë.

Me shumë rrespekt e falenderime
Miku i Juaj Agim Gashi-Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi