MIHO GJINI:TE “LISI…“ I REXHEP SHAHUT
Faqja 1 e 1
MIHO GJINI:TE “LISI…“ I REXHEP SHAHUT
MIHO GJINI:TE “LISI…“ I REXHEP SHAHUT
(mbresa rreth librit te ri poetik “Lis i vetëm në fushë” të Rexhep Shahut)
Lisi, si pemë shekullore, përmes feshfërimave të veta, duket sikur përcjell jehonën e viteve që shkuan, bëhet rrëfyes i bëmave e ngjarjeve të së kaluares dhe duket sikur flet me zogj e me njerez…
Ndaj edhe poeti Rexhep Shahu e zgjedh atë si figurë - motiv që shpërfaq meditimet e imazhet e jetës së vet, po edhe ëndrrat që ka e që i vërtiten në kokë e në shpirt.
Libri i tij i ri “Lis i vetëm në fushë“, krijon freski e hapsirë për lexuesin, duke dalur nga vetja e duke u zhytur rrishtazi brenda vetës. Natyra bën kështu ciklin e vet (tokë, qiell, tokë) dhe aty pleksen që të gjitha : dashuritë, ëndrrat, tradhëtitë, rënia e rrufeve, shkrumbëzimi, vdekja, hiri e varri. Dhe ringjallja. Poeti do që ti preki që të gjitha, ti shfaqë e ti shprehë me gjuhën e tij të thjeshtë, fare të qetë, por mikluese e të figurshme, hera herës ngazëllyese. Ndonëse i dyzuar si njeri ai e ndjen vetminë e tij tragjikisht. Ndjejme aty “peshën“ e një dhimbjeje të përhershme që e mundon poetin, po edhe freskinë nën gjethet e një lisi të moçem, e një lisi të vetmuar, në degët e të cilit “varen ëndrra“…
Te dy motivet vërtiten aty : ai i lisit të vetmuar që qendron si i brengosur në mesin e fushës dhe i ëndrrave të poetit që rrinë “varur nëpër degë“ si të ishin njerez…. E, midis tyre, shpirti i poetit, po kaq i vetmuar e i dërmuar nga jeta, që diku-diku e sheh vetën të “përcëlluar nga rrufetë“ afër trungut, jo pak herë si një “gur i brejtur“ nga erërat e rrebeshet e motit. Dhe e sheh vetën të “varrosur së gjalli“, poshtë “zemërimeve qiellore“. Mirëpo poeti është poet, është edhe zog edhe njeri, që e do lisin, për tu bërë hije njerëzve. Ndaj ka keqardhje kur rrufeja bie mbi të dhe e djeg, e shkrumbëzon gjer në atë shkallë, sa të mos mbijë në trungun e vet asnjë filiz e të mos këndojë asnjë zog nëpër degë. Kësisoj, poeti, është e mbetet njeri “që ha përditë fatin e vetës“ së vet dhe përsëri ngrihet mbi “hirin e vetvetës, për t’u bërë rishtazi i gjallë“. Edhe pse e rrëmben pesimizmi (“Në ëndrrat e mia – kam vdekë e - jam varrosur qindra herë“, duke shkuar me vetën për dore - drejt asgjësë“, nën hijen e këtij lisi, ai do të gjejë edhe cicërima zogjsh gjithfarësh, si edhe do të ndjejë zërin e së dashurës e do të thërrasë: “mi sill zogjtë e zemrës, - te mos vdes ...”. Se, lisi i tij, “ende dëgjon gjithëçka – nga bëmat e botës“, - sidoqë është i vetmuar, “gjysmë i plakur e gjysmë i kalbur“! Do të mbijë kështu një lis i ri, filiz jete, në rrjedhën e përroit të fshatit malor a në mesin e lëndinës së blertë, kundër “natyrës tip”, “ditës tip”, “njeriut tip”, poshtë “qiellit idjot“ dhe përbrenda “kornizave ku na kanë vënë”. Kemi të bëjmë pra, me një poet, që del nga vetja për të qenë jashtë “kornizave të vetvetës“, jashtë tipave të zakonshem që i “kacavirren jetes“ si ai kërmilli quravec trungut të një lisi të shëndetshëm.. (Oh, sa është e mbushur kjo djallo jetë me të tilla kreatyra të neverriteshme !)… Dhe, të gjorit poet, për të mos e “shtyrë jetën“ me pahir, i duhet që “ta pijë detin me fund“. Sikundër i bëri llogaritë Ksanti për t’i dredhuar Ezopit. Prandaj ai do të dalë edhe kundra rrufeve që bien mbi lis, duke ja ndërruar kahjen goditjes (“Rrufetë i kam ndezë zjarre - Me ngrohe veten“).
Në këtë libër të Rexhep Shahut, i cili e kaloi fëmijërinë e tij midis brigjeve të lumenjëve Drini i Zi e Drini i Bardhë, i kridhur i teri në gjelbërimin e flladitjen e përjetëshme të bregoreve të atjeshme, ka këtu po atë dritë e gjallëri, paçka se nganjëherë e rrëmben trishtimi i : “ujrave të jetës”. Ai është një poet i imazheve të qarta, që zgjojnë asocacione të gjëra dhe hapin “shtigje“ në horizontin poetik. Poezia e tij është e thjeshtë, konkrete dhe e prekshme. Emocionale dhe meditative njëherësh. Poet që e besojmë dhe e ndjejmë. Bile na duket sikur e “dëgjojmë“ të zëshëm, tek i thotë poezitë e veta atje, nën degët e lisit, kur “ia kërcet“ kënga e gjinkallave në cërrin e vapës. Dhe, tek e dëgjon, do që të marrësh me vete katër vargje poetike,si keto :
“Shqyeje edhe ti një copë qiell,
Të jetë si të jetë,
Dhe më mbulo me të
Kur të vish…”.
Bukur. Keshtu po. Mund të shkruash e të botosh libra me poezi. Jo vargezime pa fund, si ato që hidhen “lumë“ e pa përgjegjësi në internet e pastaj “rëndojnë” raftet e librarive, gjersa t’i mbulojë pluhuri e harresa.
Athinë, 3 tetor, 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi