Imazhinisti i fuqishëm: Tomas Tranströmeri - Fitues i Çmimit Nobel 2011
Faqja 1 e 1
Imazhinisti i fuqishëm: Tomas Tranströmeri - Fitues i Çmimit Nobel 2011
Imazhinisti i fuqishëm: Tomas Tranströmeri - Fitues i Çmimit Nobel 2011
Tomas Tranströmer
Ai është një poet lirik nga Suedia - dhe tani fitues i Çmimit Nobel të Letërsisë: Tomas Tranströmer, 80 vjeçari pas disa hemoragjive cerebrale thuajse nuk është në gjendje të flasë. Megjithatë ai ka vazhduar të shkruajë.
Në Stokholm shumë vetë besonin që juria e Çmimit Nobel donte t'i kursente 80 vjeçarit Tomas Tranströmer ndërkohë të sëmurë rëndë barrën e emocionit për çmimin më të rëndësishëm të letërsisë në botë. Veç kësaj, prej kohësh ishte e qartë se poeti më i famshëm i Suedisë e ka merituar Çmimin Nobel të letërsisë si pak të tjerë. Tani atë e nderuan me këtë çmim dhe kur u bë i njohur ky fakt, kudo shpërtheu gëzimi.
Për përvjetorin e 80-të më 15 prill, qeveria e Suedisë i dhuroi Transströmerit titullin e një profesori. Kolegu i tij shkrimtar, Lars Gustaffson shkroi në gazetën "Dagens Nyheter": "Ai është një personalitet mistik, një poet, i cili ka parë zeron, pikën boshe në qendër, pa të cilën nuk ekziston asgjë." Poezia e tij është e mbushur me imazhe të kthjellëta, thuhet në argumentimin e jurisë.
Tomas Tranströmer në shtëpinë e tij
Një fjalë në vend të llomotitjes
Gazeta më e madhe e Suedisë "Aftonbladet" e quajti Tranströmerin "poet, që e duan të gjithë". "Atje ku të tjerë do të flisnin me 100 fjalë, megjithëse 10 do të mjaftonin, Tranströmeri na jep vetëm një fjalë", shkruan kritiku Henrich Detering në gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung", kur u botua i përkthyer në gjermanisht vëllimi shumë i hollë me poezi i Tranströmerit "E paditura e madhe", në shtëpinë botuese Hanser.
Poezitë, të cilat janë shkruar pasi ai u sëmur, janë hartuar në një proces të mundimshëm dhe të komplikuar me të shoqen Monica Bladh-Tranströmer. Poeti i qetë pas disa hemoragjive cerebrale nuk është në gjendje të artikulojë më shumë se "po" ose "jo". Megjithatë, që atëherë ai ka botuar disa vëllime me poezi, pjesa më e madhe e tyre në formën e rreptë minimaliste japoneze Haiku, si edhe autobiografinë "Kujtimet më shohin".
Një nga fotot e rralla të Tomas Tranströmer me rastin e 80-vjetorit të tij
Në paqe me veten
Në daljet e tij të rralla në publik, Tranströmeri të lë gjithmonë përshtypjen e një njeriu, i cili është në paqe me veten e tij. Për përvjetorin e tij të 80-të, poeti i ndrojtur lejoi ta intervistojnë dhe fotografojnë: duke luajtur me një dorë në piano, në ekskursione në karrige me rrota dhe në trajnim te fizioterapetja.
Pas daljes së tij si poet në vitin 1954, u deshën rreth tri dekada derisa kritika edhe ndërkombëtare ta kthente vëmendjen te Tranströmeri. Në vitin 1981 suedezi mori çmimin gjerman Petrarca, në vitin 1990 Çmimin e Letërsisë të Këshillit Nordik dhe në vitin 1992 ai mori sërish në Gjermani Çmimin Horst-Bienek.
Autor: dpa/Auron Dodi
Redaktoi: Lindita Arapi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Obama fitues i çmimit Nobel për Paqe
» Bob Dylan fitues i çmimit Nobel për letërsi
» Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez, fitues i çmimit “Nobel”
» Reagime të ndryshme rreth çmimit NOBEL për paqë Barak Obaes:Sakozi
» Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI"ALBANIA-Me rastin e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi
» Bob Dylan fitues i çmimit Nobel për letërsi
» Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez, fitues i çmimit “Nobel”
» Reagime të ndryshme rreth çmimit NOBEL për paqë Barak Obaes:Sakozi
» Kristaq Shabani:LNPSHA"PEGASI"ALBANIA-Me rastin e ndarjes së çmimit Nobel për letërsi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi