Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndahet nga jeta ish-presidenti Ramiz Alia

Shko poshtë

Ndahet nga jeta ish-presidenti Ramiz Alia Empty Ndahet nga jeta ish-presidenti Ramiz Alia

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 07, 2011 11:22 am

Ndahet nga jeta ish-presidenti Ramiz Alia
07.10.2011,
Ndahet nga jeta ish-presidenti Ramiz Alia Ramiz-alia

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Shqipërisë Ramiz Alia në moshën 86-vjeçare. Presidenti i parë i shtetit pluralist shqiptar Ramiz Alia mbylli sytë mëngjesin e sotëm në spitalin e Senatoriumit në kryeqytet pasi ka pësuar trombozë ndërsa vuante prej kohësh nga trenboembolia pulmonare dhe për këtë arsye ai ishte shtruar disa herë në reanimacion.

Presidenti i parë shqiptar i shtetit pluralist Alia ndërroi jetë rreth orës 07:00

Trupi i pajetë i ish-presidentit të Shqipërisë Ramiz Alia do të qëndrojë në morg deri ditën e djelë, ditë ku do të zhvillohet edhe ceremonia mortore. Kjo pasi njëra nga vajzat dhe djali i ish-presidentit Alia ndodhen në Suedi.

Ish presidenti-Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër. Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë (1954). Alia është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, i cili udhëhoqi Shqipërinë mes viteve 1984 – 1990.
Gjatë kësaj periudhe Ramiz Alia ka kryer detyra të larta në drejtim të PPSH-së, rrjedhimisht edhe të shtetit shqiptar.

Detyrat më të rëndësishme kanë qenë: Sekretar i Parë i KQBRPSH (1949-1955), Minister i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985), deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990), Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991) dhe kryetar i Këshillit Presidencial (1991).

Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 me propozim të PPSH-së e zgjodhi Ramiz Alinë, President të Republikës.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës i udhëhequr nga Partia Demokratike, më 3 prill 1992 Alia dha dorëheqje nga posti i Presidentit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi