Mentor Thaqi:MIRËKUPTIM PA OFENDIM, KOMBI IM!
Faqja 1 e 1
Mentor Thaqi:MIRËKUPTIM PA OFENDIM, KOMBI IM!
Mentor Thaqi:MIRËKUPTIM PA OFENDIM, KOMBI IM!
Thjeshtë, Atdhedashuri dhe harmoni vëllazërore mes besimesh!!!
Eeeeh!
... Është bërë vështirë të flasësh,
qebesa, vështirë dhe të shkruash,
dikush menjëherë preket
n´hidhërim bëhet zeher,
pastaj t´bëjnë të plasësh,
të akuzojnë, t´nemin dhe të truajn,
dhe dalin sheshit teket
nga ndonjë maraz i vjetër!
Të kritikosh fenomene
që po shëmtojnë shoqërinë
dhe po e pengojnë Kombin
që të ecë përpara,
vetes i hapë probleme,
n´përballje me stuhinë,
t´thonë se e shave popullin
dhe merr dhuratë të shara!
Mendimi i shprehur, i lirë
i bazuar në fakte-argumente,
për shëmtinë e sotit
që po na e zë frymen,
nuk pritet aspak mirë
nga disa koka temperamente,
si lulja n´mëshirë të motit,
n´përballje me brymen!
Ah, po a duhet të ketë
me të metat konsensus,
kur e dijmë se shum keq
po na prishin imazhin,
mendoj se në jetë
do ishte një lapsus,
do të ishte punë për dreç,
shëmtisë të i shtojmë tirazhin?!
Po kush ka më shumë hise
se sa unë në Fenë time,
në Komb, në Atdhedashuri
apo edhe në Shtetin tim?!
Akuza të rënda sadiste,
në të Drejten Sublime,
a nuk është çmenduri
dhe a nuk është ky krim?!
Jo, nuk jam anti-islamist,
nuk dua të jem as vehabist,
nuk jam as dhe semitist,
nuk kam as karakter të pistë!
Thjeshtë, jam një Shqiptar
që i don Komb dhe Shtet,
nuk dua të jem qyqar
dhe për pesëqind vjet!
Andaj, mos bëni akuza
që nuk pijnë ujë fare,
kinse e urrej një Fe
dhe favorizoj fenë tjetër,
mos lidhni më tërkuza
në qafen e hollë shqiptare,
kem veç një Atdhe:
Arbërinë tonë të re-t´vjetër!
Unë, fuqishëm besoj në Zot,
e kam besimin tim,
jam shumë i përkushtuar,
për harmoninë tonë fetare,
kush çfarë të dojë le t´thotë
por, mirë le ta din,
nuk jam i mashtruar
nga ndonjë rrymë qyqare!
Le të jetë ky një testim,
se sa kemi mirëkuptim!!!
Mentor Thaqi VS., 06.10.2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi