Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POLICI SHQIPTAR NGA MEDVEGJA SHPËTON JETËN E TANJËS SË VOGËL

Shko poshtë

POLICI SHQIPTAR NGA MEDVEGJA SHPËTON JETËN E TANJËS SË VOGËL   Empty POLICI SHQIPTAR NGA MEDVEGJA SHPËTON JETËN E TANJËS SË VOGËL

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 07, 2011 11:59 am

POLICI SHQIPTAR NGA MEDVEGJA SHPËTON JETËN E TANJËS SË VOGËL
POLICI SHQIPTAR NGA MEDVEGJA SHPËTON JETËN E TANJËS SË VOGËL   1.aaaaaaaaaaaaapol

Humaniteti dhe profesionalizmi në vepër:

Mediat lokale në Luginën e Preshevës sot kanë njoftua, duke ju referuar mediave serbe, kanë shkruar se si një polic shqiptar nga Medvegja Agron Kosumi (43) ka shpëtuar jetën e vajzës dy-vjeçare me emrin Tanja, raporton agjencia informative “Presheva Jonë”

Medvegjë, 6 tetor/ AIK-Persheva Jonë

E tërë ngajrja kishte ndodhur në mëngjesin e ores 4, kur Tanja e vogël kishte konsumuar një dozë të lartë të një droge.

Oficeri Agron Kosumi, ka shpëtuar Tanjën dy-vjeçare nga qyteti, e cila ishte ngulfatur, por intervenimi i shpejtë dhe profesionalizmi policit shqiptar bëri t’ia rikthente jetën voglushes e cila numëronte sekondat e fundit të jetës së saj. Këtë gjest human, që plici shqiptare e konsideron si obligim qytetar, e bëri përmes frymëmarrje artificiale dhe masazhës në zemrës pasi që vajza kishte gëlltitur një sasi të madhe të tabletave të rrezikshme. Pas ketijintervenimi të polcit Agron Kosumit Tanja ka filluar të marr frymë dhe më pas ajo është kthyer në jetë nortmale, ku menjëherë me veturën e tij e ka dërguar në ambulancë, prej nga edhe është bartë në spitalin e Leskocit, kanë njoftuar prindërit.

"Unë duke u kthye në shtëpi me makinën time nga puna në lagjen aty afër vërejta një turme të jashtëzakonshme. Ndala, duke menduar se dikush po thyen ligjin dhe rendin. Megjithatë, kur unë jam ofrua edhe më afër, kam dëgjuar britmat e njerëzve dhe pash një njeri që mbante në krah një fëmijë të vdekur pothuajse. Fëmiu nuk kishte shenja jete, nuk merrte frymë fare dhe ishte nxire ne fytyre..” ka shpjeguar Kosumi.

“Ajo e kishte humbur vetëdijen, nuk merrte frymë dhe nuk jepte asnjë shenjë jete, por fale”interevnimit të policit Agron atë sot e kemi gjallë në mesin tone..”, thuhet në letrën e familjes. Familje në vazhdim thekson që vajzën e kanë bartur në oborr, duke mos e ditur fare qafre të bënin.
"Kur pashë se voglushen se sytë nisi t’i qelte, unë isha i lumtur sikur të lindte një fëmijë i mi. mendoj se kkjo ditë ishte më fatlume në ejtën time" ka pohuar shpëtimtari Kosumi.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi