Tri gra marrin Nobelin e Paqes
Faqja 1 e 1
Tri gra marrin Nobelin e Paqes
Tri gra marrin Nobelin e Paqes
Komiteti i Nobelit mori këtë vit një numër rekord prej 241 nominimesh për Nobelin e Paqes, 53 nga të cilat ishin për organizata, ndër to edhe Wikileaks i Julian Assange.
Por ne fund, Akademia Suedeze vendosi te ndaje edhe kete cmim mes tre personash, tre gra qe kane luftuar per sigurine dhe te drejtat e femrave per pjesemarrje aktive ne perpjekjet e paqes.
Eshte fjala per presidenten e Liberise, Elen Xhonson Sirlif, per aktivisten liberiane Lejman Gboui dhe per jemeniten Tauakul Karman. 'Demokracia dhe paqja afatgjate neper bote nuk mund te arrihet nese grave nuk u jepen te njejtat mundesi me burrat per te influencuar zhvillimet ne cdo nivel te shoqerise', thuhet ne mesazhin e komitetit te Nobelit.
Sirlif eshte e para kryetare shteti e zgjedhur nga populli ne Afrike, Gboui eshte aktiviste e njohur e paqes ne Liberi dhe Karman eshte nje prej figurave qendrore te levizjes pro-demokracise ne Jemen. Tre grate do te ndajne mes tyre edhe shumen e 1,5 milione dollareve qe vjen bashke me kete cmim.
Transtroemer merr Nobelin për Letërsinë
Cmimi Nobel per Letersine kete vit i shkoi poetit suedez, Tomas Transtroemer, i vleresuar sic thuhet ne letren shoqeruese te Akademise Suedeze, per imazhin e permbledhur e thuajse te tejdukshem, qe percjell ne veprat e tij duke na dhene nje akses krej te ri ndaj realitetit.
80-vjecari eshte fituesi i 108-te i cmimit prestigjioz, te fituar nje vit me pare nga peruani Mario Vargas Llosa.
Transtremer, i diplomuar per psikologji, pesoi nje goditje cerebrale ne vitin 1990, qe i demtoi aftesine e te folures. Nje pjese e mire e vepres se tij eshte perkthyer ne anglisht nga poeti skocez Robin Fulton dhe ai amerikan Robert Bly. Poemat e tij, te pershkruara nga kritika si mistike, te zhdervjellta dhe te trishta, jane perkthyer ne me shume se 50 gjuhe te ndryshme te botes. Suedezi kishte disa vjet qe diskutohej si fitues i mundshem i Nobelit te Letersise, dhe vetem tani e mori vertet duke u bere europiani i tete qe e fiton kete cmim ne 10 vitet e fundit.
Nobeli për Kiminë shkon për shkencëtarin izraelit
Cmimi Nobel në Kimi i shkon një kërkuesi të vetëm, për zbulimin e strukturës së kuazi-kristaleve. Izraeliti Daniel Shehtman nga Instituti i Teknologjisë në Haifa “Technion”, do të marrë 10 milionë krona suedeze, apo 1.1 milionë euro.
Shpallja e Nobelit në Kimi, mbyll cmimet për shkencën. Profesori David Filips, i përshkroi kuazi-kristalet, shumë të bukura. Shehtman bëri një luftë të ashpër derisa bindi studiuesit e tjerë, për atë që ai pa për herë të parë në një laborator në vitin 1982.
Laureati i cmimit Nobel krijoi kuazi-kristalet duke ftohur mënjëherë, metalet e shkrira, sic ishte alumini dhe manganezi, duke e derdhur më pas përzierjen në një sipërfaqe të ftohtë.
Ai dërgoi një valë elektroni në metalin e shkrirë, kërkuesi izraelit e pa se si vala ishte zbërthyer nga atomet e metalit. Në teleskop ai vëzhgoi se kristali i ri, përbëhej nga njësi në një rregull perfekt, por që nuk përsëriteshin më. Këto njësi nuk përputheshin me kristalet e tjerë, që përsëriten rregullisht dhe në mënyrë precize.
Zbuluesit e Supernovës marrin Nobelin për Fizikë
Tre shkencetaret qe zbuluan pershpejtimin e ekspansionit te universit permes vezhgimit te yjeve qe shperthejne, jane fituesit e Nobelit te Fizikes per kete vit.
Gjysma e cmimit prej 1,1 milione eurosh do t`i shkoje amerikanit Saul Perlmutter, ndersa gjysma tjeter do te ndahet mes amerikano-australianit Brian Schmidt dhe Adam Riess edhe ky nga Shtetet e Bashkuara.
"Te tre keta shkencetare kane studiuar dhjetera shperthime yjesh, te quajtura Supernova dhe kane gjetur se universi po zgjerohet me nje ritem me te shpejte nga sa mendonim ne", shpjegoi komiteti te Nobelit teksa percillte vendimin. Ka qene nje zbulim absolutisht befasues edhe per ata vete.
Ndahen cmimet Nobel për Mjekësinë
Pionierët e imunitetit ndajnë këtë vit cmimin Nobel për mjekësinë. Tre shkencëtarët që revolucionarizuan të kuptuarit e mënyrës sesi trupi lufton infeksionet janë fituesit e cmimit prestigjoz.
Bëhet fjalë për amerikanin Bruce Beutler, Jules Hoffmann-in nga Luksemburgu dhe kanadezin Ralph Steinman. Professor Beutler dhe Hoffman ishin ata qe zbuluan sesi aktivizohet vija e pare e mbrojtes së trupit të njeriut. Professor Steinman nga ana tjetër, zbuloi qelizën dendritike, e cila ndihmon në mposhtjen e infeksioneve.
Gafa, i ndjeri thirret ne skene
Ralph Steinman mungonte në sallën e dhënies së çmimeve Nobel për vitin 2011-n, pasi vetëm tre ditë përpara ceremonisë kishte ndërruar jetë, fakt ky i panjohur për drejtuesit e evenimentit.
I nderuar me çmimin prestigjioz për kontributet e tij në fushën e mjekësisë, Steinman i kushtoi të gjithë jetën e tij studimit të sëmundjeve tumorale dhe dha një kontribut të rëndësishëm në fushën e imunologjisë.
Dy bashkëpunëtorët e tij, Bruce Beutler dhe Jules Hoffman, gjithashtu u nderuan për kontributin e tyre në avancimin e bërë në përmirësimin e kurave për sëmundjet tumorale.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi