Selvije Bajrami:Rrëfimi i Sahitit për vrasjen e Salihut
Selvije Bajrami:Rrëfimi i Sahitit për vrasjen e Salihut
Selvije Bajrami:Rrëfimi i Sahitit për vrasjen e Salihut
Gani Sahiti nuk i ka rënë pishman që e ka vrarë të hënën drejtorin e Arsimit të komunës së Prishtinës, Remzi Salihu. “Mua më vjen keq vetëm për emrin e tij si Remzi”, ka thënë dorasi Gani Sahiti para prokurorit Blerim Isufaj, në ditën që atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Prokurori Isufaj tashmë ka nisur hetimet në këtë rast. Nuk preferon të flasë për detajet e pistave të hetimeve, por tregon se vepra penale kundër Gani Sahitit është cilësuar si vrasje, vepër e cila mund të sjellë dënimin më të rëndë prej dyzet vjetësh që lejohet me ligjet e aplikuara në Kosovë.
Prokurori ende nuk e ka marrë në pyetje të pandehurin, 30-vjeçarin Gani Sahiti. Por, ky i fundit një deklaratë të zgjeruar e ka dhënë në polici, një kopje të së cilës e ka siguruar edhe gazeta.
“Që të mos pësojnë të tjerët, që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen dhe të marrin mësim të tjerët”, është përgjigjur Gani Sahiti në pyetjen e policisë se pse e ka vrarë Remzi Salihun.
Sahiti pretendon se atij i është bërë e padrejtë dhe ka pësuar pasi ka konkurruar për drejtor të shkollës në fshatin Dabishevc, Komuna e Prishtinës. Ai ka rrëfyer se si pengesë për këtë i ishin bërë drejtori i shkollës, Hamdi Hyseni me familjarët e tij.
Ata e kishin rrahur njëherë Sahitin dhe ky i fundit rastin e kishte paraqitur në polici, ndërsa në maj e kishte lënë edhe punën prej arsimtari të biologjisë në Dabishevc. Teksa konkursi për drejtor shkolle pritej që të përsëritej, ishte hapur në ndërkohë një konkurs për mësimdhënës në një fshat tjetër të Gollakut, në Koliq.
Edhe aty kishte konkurruar, por nuk ishte pranuar. Ishte ankuar në shumë institucione dhe së fundi edhe në zyrën rajonale të arsimit në Prishtinë. Kishte shkuar disa herë dhe të hënën në mëngjes për herë të tretë e kishte takuar tashmë të ndjerin Remzi Salihu. Të hënën ai kishte shkuar për të shikuar se çfarë është bërë me ankesën e tij. Aty kishte kuptuar se ankesa iu ishte refuzuar dhe aty kishte marrë vendimin për vrasje.
“Definitivisht sot. Pasi që Salihu i ishte përgjigjur komisionit që unë e kam çrregulluar mësimin në shkollën në Dabishevc, unë e kam vrarë atë, sepse më herët qëllimin e kam pasur ta vras Hamdi Hysenin”, ka thënë Sahiti rreth momentit kur ka marrë vendim për vrasje.
“Sapo kam hyrë në zyrë, ai (Remzi Salihu), ishte duke folur me dikë në telefon. Posa e ka ndërprerë bisedën unë i kam thënë që më ka lënë në rrugë, pastaj e kam nxjerr armën dhe kam shtënë shtatë herë në të”, ka rrëfyer Sahiti në polici momentin kur ka kryer krimin.
I ndjeri nuk e kishte thënë asnjë fjalë, ngase vrasësi nuk i kishte lënë kohë për të. Ai kishte dalë nga objekti ku ka kryer krimin dhe i ishte dorëzuar policisë, ndërsa armën me të cilën e ka kryer vrasjen e kishte pasur që nga koha kur ka qenë duke shërbyer si mjek në UÇPMB.
“Këtë armë e kam mbajtur me vete që nga prilli kur jam sulmuar fizikisht”, ka deklaruar Sahiti. Me askënd Sahiti nuk e kishte diskutuar atë se çfarë do të bënte, ndërsa në komunë ai thotë se edhe më herët ka shkuar me armë.
Edhe herave të kaluara ai kishte shkuar me armë në Komunë, ndonëse kishte pasur sigurim. “Po, ka pasur sigurim, mirëpo ata nuk të pyesin ku po shkon, aty është si në pazar”, ka thënë Sahiti në polici.
Policia atij i kishte gjetur armë edhe në shtëpi, dy granata dore dhe një thikë luftarake. E, këto armë thotë se i ka suvenir nga lufta në UÇPMB-së. Ganiu e ka pranuar se është vrasës i Remzi Salihut. Ganiu vazhdon të qëndrojë prapa grilave dhe rrezikon të dënohet me dënimin maksimal në Kosovë, ndërsa viktima që ai e ka shkaktuar është varrosur të martën në varrezat e fshatit Prapashticë të Prishtinës.
Teksa për Ganiun kanë nisur hetimet qysh të hënën, për vdekjen e Remzi Salihut Komuna e Prishtinës vazhdon të mbajë të hapur Librin e Zisë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi