Intervistë-Ekskluzive "Kafe Muhamet" me këngëtaren Muhabere Krasniqi
Faqja 1 e 1

Ekskluzive "Kafe Muhamet" me këngëtaren Muhabere Krasniqi
Muhabere Krasniqi në skenë
Muhabere Krasniqi
Me 1 shtator e vizitova qytetin e bukur "Ferizajin" ku u takuam një shoqëri në restorantin "Orchide". Në shoqërimin e një rrethi të veçant, kaluam disa orë të paharruara, në mesin tonë ishte edhe Këngëtarja e mirënjohur e muzikes popullore, e talentuara z.Muhabere Krasniqi, me të cilën zhvilluam një bised të lirë rrethë, Jetës dhe Karrieres së saj.
Ia vlen të cekët se kjo ditë do të mbetetë një takim i paharruar, sinqerisht kemi kalue shumë mirë. Muhabet, kafe, humor, tregime, barcaleta e gjitha ishte në nivel tejet shoqëror, pra "Kafe Muhamet". Këto çaste që ndam bashk do mbesin në arkivin e Biografis së jetës.
Muhamet Hoxhaj: Mirë se erdhe z.Muhabere, mirë se ju gjeta të nderuar.
Muhabere Krasniqi: Sot ndihem e priveligjuar dhe e nderuar për ftesën që më keni bërë. Shpresoj, se do të relaksohemi e kënaqemi.
Shukrije Mulaku: z.Muhabere, na tregoni si po e ndieni vetën? Si po e kaloni me ne?
Muhabere Krasniqi: Shumë mirë (duke qeshur), ka kohë që ne s'jemi takuar.., sot jamë shumë e gëzuar dhe e disponuar nuk mund ta përshkruaj gëzimin që ndjej në këto momente.., Ndjej kenaqesi dhe jam shumë e lumtur sot. Edhe me konkurs nuk kisha mund t'i gjeja këta njerëz (qeshet).
Shukrije Mulaku: shtonë, sot kafe muhabet u knaqem së bashku.
Muhamet Hoxhaj: Më kujtohet kënga e Sabri Fejzullahut, Kafe muhabet.
Muhabere Krasniqi: Po sot…. Kafe, Muhamet.....(qeshet)
***** Biseduan: Shukrije Mulaku dhe Muhamet Hoxhaj / Muhabere Krasniqi *****
------------------------------
Muhamet Hoxhaj: Muhabere mese po merresh këto ditë?
Muhabere Krasniqi: Për moment jam duke punuar rrethë videoklipit kushtuar dëshmorit "Kjani Belës", një videoklip i sponzoruar nga Komuna. Kënga dhe videoklipi, kushtuar dëshmorit të kombit, Kjani Bela, i vrarë në luftën e Kaçanikut, pritet së shpejti të emitohet edhe nepër stacione televizive.
Muhamet Hoxhaj: A është u realizua spoti me sukses, a keni hasur në probleme gjatë gjirimeve?
Muhabere Krasniqi gjatë gjirimeve të fundit në videoklipin e këngës kushtuar dëshmorit të kombit "Kjani Belës"
Muhabere Krasniqi: Po kemi pasur shumë probleme.., pakë me kohën e vranët, me energji elektrike. Videoklipi është realizuar në Kaçanik, në vendin ku ka rënë dëshmorë Kjania, tek gryka e Kaçanikut dhe tek varrezat e dëshmorëve në Kaçanik.
Muhamet Hoxhaj: z. Muhabere na tregoni kur keni fulluar të këndoni, dhe a ju kujtohet fillimi i karierës suaj në muzikë?
Muhabere Krasniqi: Të merrem me muzikë kamë filluar nga mosha 12-vjeçare, diku nga viti 1983. Gjatë atyre viteve unë isha anëtare Shoqërisë Kulturore Artistike (SHKA) "Përparimi" nga Kaqaniku, dhe si nxënëse e shkollës fillore, isha anëtare e korit të shkollës sonë. Në Festivalin krahinor Komunal, që mbahet në Kaqanik, isha pjesëmarrëse e rregulltë. Vendin e parë e zura me këngën: Në Prizren ma t'bukurin vend. Nga ky moment tek unë filloi të shtohet dashuria ndaj këngës e muzikës.
Muhamet Hoxhaj: Pastaj, si vazhdoi karriera juaj?
Muhamet Hoxhaj:Pastaj, si vazhdoi karriera juaj?Muhabere Krasniqi: Nga SHKA- e Kaqanikut, unë kalova në SHKA-ke, "Emin Duraku" nga Shkupi, „Kastrioti“ Ferizaj etj. Isha pjesëmarrëse ne të gjitha festivalet e mbajtura në Kosovë dhe trojet etnike shqiptare dhe në shumë radio dhe televizione. Në radio televizionin e Kosovës - ish, RTP, kamë të inqizuara mbi 20 këngë, ndersa në RTSH-it (Shkup), mbi 40 këngë. Dua të cekë se çdo herë kamë bërë përpjekje titanike që ne këngët e mia mos të ketë vend për kiqin dhe shundin.
Muhamet Hoxhaj: Kur jemi te muzika e mirëfilltë shqipe na tregoni ju lutëm, sa po keqëpërdoret muzika e mirëfilltë sot, dhe a po përdoret, kiqi dhe shundi dhe muzika tallava? A të pëlqen ty muzika Tallava?
Muhabere Krasniqi: Jo mua muzika e këtij stili nuk më pëlqen hiq dhe nuk e preferoj po as që e këndoj. Sot tek një pjesë e madhe e "këngëtarëve" tanë po keqpërdoret dhe po anashkalohet kënga e bukur dhe e mirëfilltë shqipe. Une preferoj dhe këndoj pastër Shqip, nuk kam dëshir të kënaq njerëzit me shund muzik siq është stili Tallava.
Muhamet Hoxhaj: Sa albume i keni realizuar deri më tani?
Muhabere Krasniqi:Dy albume. Albumin e parë e kamë përgatitur në vitin 1992, së shpejti do të delë në treg edhe kenga ime e re, qe i kushtohet heroit te kombit „Kjani Beles“, këngë e cila ngërthen në vete, pra une vazhdoj te kendoj vetëm muzikë të mirëfilltë shqipe. Shpresoj se edhe me këtë kenge dhe tjerat qe priten se shpejti te dalin ne treg, nuk do t'i zhgënjej adhuruesit, simpatizantët dhe dëgjuesit e muzikës sime. Në treg kamë hedhur pak albume, sepse tani po përdorën më së shumti singlat apo këngët e vetme.
Shukrije Mulaku: Pasi që jeni këngëtare nga Kaçaniku, cili zhanër i muzikës kultivohet - e preferohet në Kaçanik?
Muhabere Krasniqi: Në Kaçanik më së shumti dëgjohet muzika e mirëfilltë shqipe, pra popullore. Unë i kamë qëndrue gjithëmon besnike muzikës popullore dhe të mirëfilltë shqipe.
Muhamet Hoxhaj: Cili ishte hiti i juaj i parë dhe si u pritë nga dëgjuesit dhe adhuruesit tuaj?
Muhabere Krasniqi: Këngët e mia të cilat bënë jehonë tek dëgjuesit dhe sidomos tek simpatizantët e mijë ishin 3 këngët: Kënga, Në Prizren ma t'bukurin vend, me Flamur ta lidhim besën, e cila në festivalin e Lezhës, ishte mirëpritur dhe bëri bum. Mirëpo, edhe në albumin që kamë nxjerrë në vitin 1992, e arrita famën time më të madhe dhe ishte ndër albumet më të kërkuara dhe më të dëgjuara.
Muhamet Hoxhaj: Ku i keni kalue pushimet e verës këtë vitë?
Muhabere Krasniqi: Gjatë kësaj vere nuk isha në pushime verore, sepse isha e ngarkuar me punë të shumta. Isha e ftuar dhe morra pjesë në të gjitha trojet etnike shqiptare; Ulqin, Shkupë, Shqipëri, Kosovë, Kosovën Lindore, Iliridë dhe jashtë. Mora pjesë në dasma, mbrëmje rinore, mbrëmje të maturantëve, etj. etj.
Muhamet Hoxhaj: Pra, pushime të rregullta nuk keni pasur?
Muhabere Krasniqi: Pushim per te pushuar nuk kam pasur, ishte koh e dendur, pos disa diteve qe mund te quhen si pushim?
Shukrije Mulaku: Ku ndiheni më mirë, në mbrëmje muzikore, dasma, apo festivale....?
Muhabere Krasniqi: Unë, vetën e ndiej më së miri në mbrëmje muzikore, sepse aty me reportoarin timë të zgjedhur këndoj, ndërsa në dasma duhet të këndoj sipas kërkesave të mysafirëve. Në koncerte ndihem mirë, se këndoj hite të zgjedhura nga vet une dhe organizatorët.
Shukrije Mulaku: Po ku jeni ju, më e suksesshme në; festivale, dasma apo mbrëmje?
Muhabere Krasniqi dhe Shqipe Kastrati
Muhabere Krasniqi: Sa i përket përfitimit material, në dasma, por shumë më mirë ndjehem në mbrëmje muzikore.
Shukrije Mulaku: Cili-n-en këngëtar apo këngëtare e preferon?
Muhabere Krasniqi: Nga këngëtaret shqiptar nga trojet tona etnike kamë shumë këngëtar që preferoj, nga te gjitha zhanret e muzikës, Shqipe Kastratin, e kamë idole, Ramadan Krasniqin, Edi Furra, Eli Faren, me këngët toske, Merita Halili, Parashqevi, Simaku, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli dhe shumë shumë tjer.
Shukrije Mulaku: Me cilin këngëtar-e do keni deshir te bashkëpunoni ju Muhabere?
Muhabere Krasniqi: Me dëshirë e respektë të madhë do të bashkëpunoja me Shqipe Kastratin, siq thash është idole e imja dhe ka një zë magjepës, me një fjal të kënaq shpirtin. Do të ishte kënaqsi e imja, nje duet me Shqipen. Kemi plane ku do të bashkpunojm në të ardhmen, të jet nje surpriz, më shumë spo ju tregoj.
Muhamet Hoxhaj: Kush i shkruan tekstet e Muhabere Krasniqit?
Muhabere Krasniqi: Ka shum këngëtar që mi shkruajn tekstet, ndër të tjerë Mahmut Ferati, Milaim Mezini, ka edhe vet që kam shkrue, veqoj këngën e Mukadeze Likes dëshmores së kombit, ishte shoqe e imja, isha në rrjedha dhe tekstin e kam shkrue vet..... ka tekste që ka bër edhe Burim Krasniqi, një kompozitor me studio në Prishtinë.....
Muhamet Hoxhaj: Muhaberja këndon me cd-ja?
Muhabere Krasniqi: Jo kurr, këto mbrëmje nuk i pranoj asnjëher dhe kam dëshir që adhuruesit e muzikes sime dhe muzikës së mirëfillt shqipe, ti kënaqi me këng të kënduara drejt per drejt.
Muhamet Hoxhaj: Sa çmime ka fitue Muhaberja deri me tani?
Muhabere Krasniqi: Gjithsejt kam fitue 7 çmime deri me tani.
Muhamet Hoxhaj: Gjithmon vendin e parë?
Muhabere Krasniqi: Po gjithmon vendi i parë që kam fitue nëpër festivale.
Muhamet Hoxhaj: Sa është kënaqsi të fitosh vendin e parë?
Muhabere Krasniqi: Kënaqsia është e madhe kur fiton me merita, këto 7 vende të para që kam fitue ka qenë merita e këngës dhe këndimit..... befasi ka qenë gjithmon për mua për të fitue.... sot më nuk shkojë për pjesëmarrje çmimesh po thjesht për me këndue dhe jam e ftuar si mysafire nderi.... çmimet e fituara deri më tani ishin me merita.
Muhamet Hoxhaj: Cilën shkollë e ka Muhaberja të përfunduar apo të diplomuar?
Muhabere Krasniqi: Kam përfunduar studimet, jam e Diplomuar në Fizik dhe Kimi.
Muhamet Hoxhaj: Sa ka qenë e vështir koha për të studiar dhe për të kënduar së bashku?
Muhabere Krasniqi:Në konvikt gjatë studimeve ishte shumë e vështir për ti mbajtur të gjitha po ja që me angazhim dhe me vullnet të plot ia kam dal në ball në të dy drejtimet me pas sukses... Drejtimin që kam pas dëshir ta studioj ka qenë Mjeksia dhe Arti po ja që nuk kisha suksese në regjistrim dhe u regjistrova për Fizik dhe Kimi.
Muhamet Hoxhaj: Muhabere, gjatë kohës së studimeve ke qenë e angazhuar me muzik?
Muhabere Krasniqi: Po, isha nëpër koncerte, ku mundem të them se gjatë studimeve kan qenë koh të paharruara ku edhe bëjshim mbrëmje me muzik..... kan qenë qaste të paharruara.
Muhamet Hoxhaj: Si ke mund të ndash gjithë kët kohë me studime, me këndim po edhe me mbajt familjen?
Muhabere Krasniqi: Ishte një koh shumë e vështir vërtet se edhe ska pas shumë përfitime po ja që me vullnetin tim të plot dhe energjin që kisha në moshën e re, ia kam dal në ball dhe ja sot, plot 3 dekada në sken.... në kohën e studimeve përfitimet ishin shumë të vogla, po me përfundimin e studimeve startojn mbrëmjet më shumë, dasmat, festivale, koncerte ku edhe ndryshon gjendja financiare.....falënderoj familjen që kisha mbështetje të plot, si në studime po edhe në këndim....
Muhamet Hoxhaj: Për t'iu përkushtuar vetëm muzikës, sa forc nevojitet për te arritur sukses?
Muhabere Krasniqi: Këngetari duhet ta ket zërin dhe të arrijë tek dëgjuesit, po natyrisht edhe sjellja dhe afërsia me publikun nuk bën të mungoj, interpretimi, skena, veshja, pamja, nuk bën të mungojnë dhe mbi të gjitha zëri.....E gjitha kërkon shumë angazhim, vullnet dhe rrespekt të madh.
Muhamet Hoxhaj: Sa e kompletume është Muhaberja vet?
Muhabere Krasniqi: Komplimente kam mjaftueshëm dhe vetëm adhuruesit munden të më vlersojn.
Muhamet Hoxhaj: Muhabere si këngëtare, po ta shikojm kohën e ish-jugosllavis dhe kohën e sotme të lirisë në Kosovën e lirë, sa ka ndryshue gjendja?
Muhabere Krasniqi: Kënga dhe skena po ka shumë ndryshim, dikur kemi pas këng vetëm shqipë ndërsa sot shundi dhe kiqi ka arrit me të madhe dhe muzika ka devijue me të madhe....dikur natyrisht kemi qenë edhe shumë të stopuar në këndim se s'kemi mund me këndue çfar të dojm nga regjimi sllav, po une kurr sjam ndal me këndue këngën patriotike....një rast i veçant e them ishte në kohën e ish-jugosllavis që për këndimin tim patriotik ma kanë prishë pasaportën për plot 5 vite.... ka pas edhe momente kur më kan marr nga skena dhe më kanë dërgue në stacion të policisë....
Muhamet Hoxhaj: Ke patur malltretime?
Muhabere Krasniqi: Jo nuk më kanë malltretue po vetëm më kanë marrë në pyetje se pse po këndoj këng patriotike....
Muhamet Hoxhaj: Po kthehemi te kënga e Mukadezit.... a ka mundësi me na përshkrue Personazhin e sajë?
Muhabere Krasniqi: Personazhi Mukadezes është i veçant, ishte një atdhetare e madhe me ambicie për lirinë e kombit....ku edhe në luftën e UÇK-së bie dëshmore....nëpër Kumtesa kemi qenë bashk....deri në momentin e fundit kur ka rënë dëshmore kemi qenë bashk.....trimëresh ishte....kam qenë në pranin e sajë kur ajo ra dëshmore....ishte shum trimëresh.....ishte moment tragjik kur ra dëshmore dhe një moment i veçant në jetën time të cilin e mbajë me shum pikëllimë për humbjen e shoqës time të mirë. Ishte muaji prill....një moment shumë i veçant..... Mukadezi ka rën dëshmore para këmbëve të mija.....kam shumë emocione kur kujtojë at ditë....ne tjerët ishim të rrethuar .... ka pas granatime të rënda nga ushtria serbe...kam përjetuar shumë....
Muhamet Hoxhaj: Ke qenë aktive në UÇK?
Muhabere Krasniqi në veshje Kombëtare
Muhabere Krasniqi: Po kam qenë aktive....kam dhën ndihmën e parë që ishte nevoja....për nejrëz të plagosur....në zonën e Kaçanikut....ku u zhvillue shumë luft e egër....sikur në shum treva tjera të Kosovës. Aktive kam qenë deri në momentet e fundit.... momenti kur une kam lëshue Kosovën gjatë luftës ishte se nëna ime u sëmurë rënd dhe u desht që une me të, të shkoj për në Maqedoni.....barbaria serbe në at kohë startoj të hyjë nëpër shtëpi e të bëj masakra kështu që u detyruam ta largojm nënën nga Kaçaniku.....
Muhamet Hoxhaj: Si ishte gjendja andej në Bllac/Maqedoni tek shqiptarët e larguar?
Muhabere Krasniqi: gjendja ishte alarmante.... Populli shqiptar ka hjekur shum keq, për ushqim, veshëmbathje po edhe me brengat për familjet apo pjestarët tjerë që ishin në Kosovë.... gjendje e rënd shum... e shokuar kam qenë në Maqedoni që kur shkova unë kisha ftesa për me këndue.... ishte një gjendje që nuk mundesha ta kuptoja se, pse nejrëzit tanë andej kërkojn këndim përderisa në Kosovë zhvillohej lufta....
Muhamet Hoxhaj: Sa i ka lën mbres lufta, Muhaberes?
Muhabere Krasniqi: Kam shumë mbresa prekse, kam patur raste të veçanta ku edhe mbi kufoma kam ecur e kam qëdruar mbi kufoma ku u granatoheshim nga ushtria serbe....natën u mundoheshim që ti vorrosim kufomat që mos të mbesin rrugës apo nëpër male....kemi pas gra shtatzëna që kanë lind në luft.....kishte momente që njerzit nuk kan pas buk me ngrën....zbathje....momente që nuk harrohen kurr....jam shumë e emocionuar..... njeri më i fort se guri...kam përjetuar momente shumë trishtuese gjatë luftës....
Muhamet Hoxhaj: Po tash mbas lufte, sa është e knaqur Muhaberja me zhvillimin e jetës në Kosovë?
Muhabere Krasniqi: Të them të drejtën aspak nuuk jamë e kënaqur..... shumë gjëra nuk po funksionojnë si duhet.... me ndërlidh politikën që është e dal nga lufta.... shumë pak po punojn.... populli jonë nuk e ka meritue gjithë kët varfëri..... Ka njerëz që akoma jetojnë nëpër tenda, njohë vet ato të cilët kanë luftue dhe vuajn.... Kanë dal nga lufta edhe shum patriota të cilët as që kanë qenë pjesëmarrës në luft.....
Muhamet Hoxhaj: A kontribon Muhaberja për familje skamnore?
Muhamet Hoxhaj gjatë bisedës me Muhabere Krasniqi / Ferizaj 2011
Muhabere Krasniqi: Kam ndihmue shumë familje dhe ndihmoj, kuptohet si pas mundësive.....ka shumë këng që vet i kam financue për dëshmor të kombit.... Kam dëshir të i nderoj dhe të ju këndoj atyre...
Muhamet Hoxhaj: Kush e menaxhon Muhaberen?
Muhabere Krasniqi: Me vëllaun i kryej punët më së shumti po edhe vetë kujdesohem.
Muhamet Hoxhaj: Ke qenë në turne në gurbet, ke kujtime nga këto 3 dekada në skenë?
Muhabere Krasniqi: Gurbetin e kamë shetit mjaftueshëm dhe kam qenë prezent.... më është dhen rasti me këng të njohë kultura të ndryshme në bot....veqoj vendet Skandinavike, Gjermani, Çeki, Zvicërr, Austri, Turqi etj etj.... Kam lën vend që në shumë familje në gurbet ku kam këndue për dasma, kam derën hapur për ti vizituar.... në startim të luftes isha në zvicer dhe kur filloj lufta une u ktheva në kosov se kisha familjarët e mijë....
Muhamet Hoxhaj: Shumica largohen nga Kosova me startin e luftës ndërsa Muhaberja kthehet në vendëlindje.... si e gjenë Muhaberja Kosovën në ditët e luftës....
Muhabere Krasniqi: Nuk isha e qet në gurbet, kisha familjar këndej kur startuan trazirat e para dhe unë ndërmorra hapin të kthehem në shtëpi ku të gjithë andej në gurbet ishin të shokuar se une vendosa mu në luft të kthehem.... po une kisha familjen time dhe nuk mundesha të jetoja larg tyre në liri e ata ne luft.....
Muhamet Hoxhaj: Muhaberja arrin gjat luftës në Kaçanik, starton me çka....?
Muhabere Krasniqi: At ditë kur unë arrita në Kaçanik kam hedhur veshjen e këngëtares dhe kamë veshur mbathjen e UÇK-së.... Kisha një kurs të kryer për ndihmën e parë si motër e medicionës, për të dhën injekcione etj. kështu që isha e nevojshme dhe iu bashkangjita luftës....
Muhamet Hoxhaj: Ka pësuar Muhaberja familjar gjatë luftës?
Muhabere Krasniqi: Ka pas malltretime të ndryshme në familjen time dhe rrethin timë familjar.... Dajës tim i mungon syri të cilit gjatë maltretimeve në luftë nga bisha sllave, si pjesë e torturës serbe atijë sot i mungon syri.....
Muhamet Hoxhaj: Rikthimi nga Shkupi në vendëlindjen e lirë.... Ti je kthy mbas hyrjes së Nato-s, mbresat e para me hyrjen në Kaçanik në Kosovën e lirë.
Elegante në skenë - Muhabere Krasniqi
Muhabere Krasniqi: Po unë isha shumë në ngjarje rrethë gjendjes në Kosovë dhe Kaçanik, nuk kishte edhe aq shumë ndryshim.... ashtu siqë e kam lën Kaçanikun ashtu edhe e gjeta se ishin ditët e fundit të luftës kur unë u largova....natyrisht përmasen e luftës në liri e sheh ndryshe se kishte shum kufoma për të gjetur, shumë shtëpi të djegura....
Muhamet Hoxhaj: Kur starton Muhaberja mbas luftës sërish me këndue?
Muhabere Krasniqi: Mbas luftës dikur startova sërish me këngën time.... më së shumti ishin këngët patriotike të kërkuara.
Muhamet Hoxhaj: Cilët pjesë të jetës i sheh Muhaberja si më të sukses'shme në karrierën e sajë?
Muhabere Krasniqi: Kam pas shumë kohë të mira dhe të sukses'shme gjatë karrieres time, veqoj Trojet tona në ilirid ku kam këndue me grupe profesionale dhe ishim shumë të mirpritur.... kishte një enuziazem të madh..... veqoj edheshumë shtete europiane, ku kam kalue shumë mirë dhe kishte momente të paharruara.... është kënaqsi të shohësh njerëzit tanë kur këndohet se si ju knaqet zemra me kënget e mirfillta shqipe.... ka qenë edhe për te vequar se mbas mbremjeve kemi pasur ftesa shum për të ngr,ën apo thjesht për ti vizitue familjarët andej....mundem të them se edhe nga ana financiare kemi dalur të kënaqur....
Muhamet Hoxhaj: Cilat janë planet tuaja për të ardhmën?
Muhabere Krasniqi: Mendoj se së shpejti do të dalë para dëgjuesve kënga ime e re, që i kushtohet heroit të kombit “Kjani Beles” të cilës këngë i kam realizua dhe videoklipin. Më tutje kam angazhime tjera rrethë vitit të ri, me dvd të reja. Kam qysh tani ftesa për vitin e ardhshëm, mbrëmje, dasma, festivale, pra një program i plot dhe i dendur do të jetë edhe vitin e ardhshëm, po shëndosh se ky vit ka dhe disa muaj ku më duhet edhe shumë ivente të realizoj.
Muhamet Hoxhaj: (me humor) Ju lutëm na tregoni se sa keni fituar këtë vit deri më tani.., a ke ba pare Muhabere (me të qeshur)!?
Muhabere Krasniqi: (Qeshet me të madhe) është një sekret i madh, po i tuboj paratë, thotë duke qeshur Muhaberja. Me tutje shton: po kam pasur mjaft punë dhe jam e kënaqur, mbasi se po mundem të jetojë një jetë normale me modestin time, e mjaftueshme, nuk është për tu ankuar.
Muhamet Hoxhaj: z.Muhabere Krasinqi, a e keni gjetur princin e jetës?
Muhabere Krasniqi: Jo, akoma nuk e kamë gjetur .
Shukrije Mulaku: A mendon se egziston princi me kali t' bardhë.
Muhabere Krasniqi me qifteli
Muhabere Krasniqi: Mendoj se princi .., egziston, por a është me kali t'bardhë.., apo.., nuk e di, ai duhet të jetë ideal, të posedoj kulturë, të ketë karakter dhe të jetë burrë i fjalës dhe i besës.
Shukrije Mulaku: Cili tip i meshkujve të pëlqen, më së shumti?
Muhabere Krasniqi: Më pëlqen të jetë zeshkan.
Muhamet Hoxhaj: Je shumë e natyrshme, magjepse.., Ç'farë stili të veshjes preferon Muhaberja, shpenzon shumë për Garderob, Këpuc, Fustane etj.?
Muhabere Krasniqi: (qeshet) Gjatë kohë së lirë më pëlqen veshja sportive, të qëndroj sa më komod.., jamë e lodhur nga veshja elegante. Po i kushtoj rëndësi pamjes, se jemi njerëz të publikut dhe kjo e kërkon edhe veshjen dhe pamjen. Nuk shpenzojë shumë para për Garderob, jam shumë modeste dhe jetojë një jetë normale. Fustani më i shtrejt që kam bler, ka kushtue 800 euro, ishte një blerje e veqant, po edhe për një palë këpuc kam shpenzuar 650 franga në zvicër, këto mund ti ceki që më kujtohen si shpenzime shumë të mëdha për garderob, një gjë që nuk ndodhë shpesh në fakturen time.
Muhamet Hoxhaj: Merreni me sport?
Muhabere Krasniqi: Kohën e kam shumë të ngjeshur me ivente. Nganjëherë me hendboll, kur më premton koha.
Muhamet Hoxhaj: Henbolli është pasioni juaj?!
Muhabere Krasniqi: Po, që nga mosha fëmijnore e kamë dashur, por edhe kamë luajtur hendboll. Aktive në shkollën fillore.... Tash koha nuk më premton të merrem me sport.
Muhamet Hoxhaj: Me ç'farë merret Muhaberja, gjatë kohës së lirë? Si duket nje dit e zakont e jotja?
Muhabere Krasniqi: Kohën e lirë zakonishtë e kaloj në familje, por shpeshë dalë me shoqëri të pi kafe. Aty ne bisedojmë rrethë jetës, ngjarjeve që na rrethojnë, bisedojmë ..., po çka nuk bisedojmë. Unë zhvillojë një jetë normale si të gjithë të tjerët, duke biseduar dhe pirë kafe, po nuk ngurroj edhe për punët normale shtëpiake. Jam rritur me Tradit dhe Kultur Shqiptare. Zgjohem herët, bëj punë shtëpiake, qëndroj me familje, pijm kafe, bëjm muhabet, qajm hallet e jetës, një jetë normale e një familje shqiptare ashtu është dita e zakont e imja.
Muhamet Hoxhaj: Do të thotë, ju nuk u shmangeni punëve të shtëpisë, me i pastrue; dritaret- xhamat, apo larë tepiha?
Muhabere Krasniqi: (qeshet) Jo aspakë. Punët e shtëpisë më takojnë dhe mua, andaj i bëj me plotë dëshir, kur kam kohën kuptohet.
Muhamet Hoxhaj: Sa është e njohur Muhaberja në kuzhinë?
Muhabere Krasniqi: Po kuzhinën e pelqej shumë, popullore shqiptare po edhe specialitete të huaja....veqoj se peshkun shumë mirë e pregadis....e adhuroj shumë dhe di të pregadis...po edhe sallatat mirë i pregadis....
Muhamet Hoxhaj: Në rrethin e shoqërisë tuaj, keni femra më shum apo meshkuj dhe sa humor kanë femrat në shoqëri?
Muhabere Krasniqi: (Qeshet) Kam edhe femra po edhe meshkuj. Nuk jam Tip që veqojë shoqërinë. Qëllimi i shoqërisë është me kalue një koh të mirë së bashku. Kam nga të dy palët, çofshin ato femra apo mashkuj.., nuk veçoj, qëllimi është që ne të zhvillojmë muhabet-bisedë të lirë dhe të relaksohemi, ku edhe humori nuk mungon.
Muhamet Hoxhaj: Cilën pije preferoni?
Muhabere Krasniqi: Preferoj Nesskafen, pije freskuese po edhe pije energjitike.
Muhamet Hoxhaj: Si zhvillohet jeta në Kaqanikun legjendar? I merr vehtes kohë Muhaberja për dalje në qytet?
Muhabere Krasniqi: Jeta në Kaçanik është shumë bukur. Kur mundem dal dhe shetitem, blejë diqka që kam nevojë, qëndroj me shoqëri. Është një atmosfer shumë e mirë dhe ia vlen të kalosh kohën aty, është Kaçaniku im andaj edhe shum e pëlqej.
Muhamet Hoxhaj: Si kalohet një mbrëmje në atmosferën Kaçanikase?
Muhabere Krasniqi: Ta themë realitetin, shumë rrallë dalë në mbrëmje, për shkakë të angazhimeve të mia personale, familjare e profesionale- këndimit....
Muhamet Hoxhaj: Sa është e ngarkuar Muhaberja, me prezencë Mediale?
Muhamet Hoxhaj dhe Muhabere Krasniqi
Për moment kam shumë kërkesa për intervista dhe për paraqitje televizive.... do t'ju përgjigjem të gjithëve me kohën dhe sipas mundësive të mija..... do të jemë edhe shumë shpejt në emisionin oksigjen po edhe në emisionin "Rrënjet tona me Shkurte Fejzen".....
Muhamet Hoxhaj: Po ta kishte Muhaberja një projekt shtetëror në dorë.... çfarë do të punonte?
Muhabere Krasniqi: Ne një projekt për të ardhmen do të kisha punue që të ket vende të punës, që çdo familje të ket të paktën një anëtar të punsuar, mbasise vende pune shumë po mungojnë, do të kujdesohesha që mos të mungojn shkolla dhe mos të jet çëllimi i parave mosëshkollimi i të rinjëve.... po edhe do të ndaloja stilin e muzikës tallava, një muzik që po na ndyt Kulturen tonë, e cila njëher e përgjithmon, duhet të shuhet....
Muhamet Hoxhaj: Nje mesazh nga Muhaberja për rinin e Kombit.
Muhabere Krasniqi: Une kisha lutur rinin që sa më shumë të përqëndrohen në shkollim dhe mos të ndjekin rrugët e kqija, të përqëndrohen në jetë se vetëm me mund arrihet suksesi.
Muhamet Hoxhaj: Për fund diqka Muhabere!?
Muhabere Krasniqi: Ju falënderoj për intervisten, ishte një kënqasi e madhe që më intervistuat dhe që patëm rastin të bisedojmë kaq hapur dhe lirë..... suksese ju urojë në punën tuaj të palodhur, vetëm vazhdoni se jeni në rrugë të mbarë.
Muhamet Hoxhaj, Redaktori i KosovariMedia.com dhe përgjegjësi i valëve të Radio Drijonës, shton më në fund se ishte kënaqsi e jona për të intervistuar një këngëtare të muzikes popullore, Muhabere Krasniqin, e cila të gjitha pyetjeve ju përgjegjë hapur dhe me kënaqësi, falënderojm Muhaberen, duke i uruar shëndet e suksese edhe më tutje në karrieren e saj. / Intervista është zhvilluar në 2 pjesë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi