Sylejman Morina: Hapet ekspozita “Arbëreshet e Zarës dhe Biçikletat”
Faqja 1 e 1
Sylejman Morina: Hapet ekspozita “Arbëreshet e Zarës dhe Biçikletat”
Hapet ekspozita “Arbëreshet e Zarës dhe Biçikletat”
Nga Sylejman Morina
Në objektin e ri të bibliotekës së Arbneshit (Arbanasit), ku tani arbëreshët zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore, do të jetë e hapur ekspozita me titull: “Arbëreshet e Zarës dhe Biçikletat”, duke filluar nga data: 24 prill, ora 19.00 gjerë më 26 prill 2009.Se është e vërtetë që jeta e arbëresheve ishte e lidhur me biçikletën, e cila ishte shndërruar në një simbol identifikimi, i arbëreshëve të Zarës, më së miri e ilustron thënia e prof . dr. Slavko Peroviqit, pediatrit, humanistit, poetit, fotografit, risimtarit, apo si e quanin zarasit, ”Shpiri i mirë i Zarës” se “ Kozakët njihen me kuaj e arbëreshët me biçikleta”. Ai kurrë nuk ishte ndarë nga biçikleta, me te kishte vizituar, pacientet që e ftonin në shtëpi për ndihmë mjekësore. Po ashtu me biçikletë kishte udhëtuar gati në tërë territorin e ish Jugosllavisë. Vetëm një orë para vdekjes, në moshën 86 vjeçare “shpirti i mirë i Zarës” me biçikletë kishte vizituar Arbneshin e tij të dashur, ku kishte marrë pjesë një ekspozitë historike kushtuar arbëreshëve të Zarës. Historia e biçikletës, këtij mjeti udhëtimi, pune, rekreacioni në Zarë, daton nga vitet 1877. Nder të paret që kishin ngarë biçikletë në Zarë, para 130 viteve ishte edhe arbëreshi Shime Bajlo. Te arbëreshët, biçikleta jo vetëm që kishte përdorim të gjerë udhëtimi e shërbimi në jetën e përditshme, por ate e përdoren edhe si mjet sporti. Prandaj edhe nga arbëreshët kishin dal emra të mëdhenj të sportit të çiklizmit, që me sukseset e arritura kishin kaluar kufijtë e Zarës dhe kishin suksese në nivel të Republikës së Kroacisë si edhe të ish Jugosllavisë. Kjo ekspozitë, e intelektualëve: Drago Mariq dhe Bernard Kotllar, i kushtohet historisë së këtij lloj sporti e cila gjeneratave të reja, do të ju mundësoj të njihen me emrat e ndritshëm të zhvillimit të çiklizmit në radhë të arbëreshëve, si edhe sukseset e arritura të shumë gjeneratave, me të cilët ata duhet të mburren, me ato figura të shquara, që u ngritën lartësive të suksesit me shumë e mund e djersë rinore, me sakrifica e sfida të ndryshme. Aty mund shihen fotot e suksesit individual e grupor dëshmi e një historie të lavdishme të këtij sporti. Arbneshi, vendbanim i vogël, që dha emra të mëdhenj në çdo lëmi, dha personalitete, edhe në këtë sport të dashur për arbëreshët. Ka shumë emra meritorësh, që i dhanë nam Arbëreshit, Zarës në lëmin e çiklizmit. Më 1887, arbneshi Shime Marushiq kishte ngarë i pari biçikletën së bashku me Shime Stipanqiqin në relacionin të gjatë Zarë- Benkovc, dhe anasjelltas për pesë orë . Në qytetin e Zarës, ka traditë çiklizmi, duke filluar që nga viti 1893 kur ishte formuar klubi italian i biçiklistve “Veloce Club Zaratino” (Zara ishe nën sundimin italian gjer në luften e dytë botrore), abreshi i parë anëtarë i klubit ishte Josip Vladoviq –Koqeti, pastaj edhe kishte themeluar klubin e biçiklistëve kroat 1912 i pari në rrethin e Zarës. E gjatë është lista e këtyre sportistëve, në ekspozitë, mund të shihen fotot e gjithëve që kishin vepruar, para e pas Luftës Parë botërore, pas Luftës Dytë botërore dhe pavarësisë së Kroacisë. Vlen të përmendet se Pas Luftës Par botërore, kampion i shumëfishtë ishte Shime Stipçeviq, gjyshi i basketbollistit tanishëm të KB “Zara” Rok Stipçeviq. Interesante është se edhe femrat arbëreshe ishin marrë me këtë sport, si: Albina Vlladoviq -Relja, Ina Stipçeviq, Marije Kalmeta, Lubica Krstiq, Leonora Stipçeviq etj. Marije Kalmeta, kampione e Jugosllavisë për seniore, (Lubjan 1951) që kurrë nuk e ka humbur titullin sepse nuk janë organizuar gara të tilla në nivel të ish Jugosllavisë, ajo tani është 76 vjeçare. Pos Marisë, si fenomen i këtij sporti ishte edhe Lonora Stipçeviq, si studente e mjekësisë në Sarajevë, pa kurrfarë trajnimi e ushtrimi profesional më 1989 zuri vendin e parë në Zagreb.
Po i përmendim vetëm ca emra të të gjitha kohrave: Shime Stipqeviq, Pavle Krstiq, Marije Kalmeta, Mario Stipçeviq, Shime Shoin Bajlo, Josip Bumba-Bajlo, Ivan Nino Bajlo, Leonora Stipçeviq, Eugen Andri Stipqeviq, Vlado Miro Gdoviq, Nevio Stipçeviq, ndërsa Danijel Bajlo, kampion për junior, në gjatësi prej 4km. 20007.
Po i përmendim vetëm ca emra të të gjitha kohrave: Shime Stipqeviq, Pavle Krstiq, Marije Kalmeta, Mario Stipçeviq, Shime Shoin Bajlo, Josip Bumba-Bajlo, Ivan Nino Bajlo, Leonora Stipçeviq, Eugen Andri Stipqeviq, Vlado Miro Gdoviq, Nevio Stipçeviq, ndërsa Danijel Bajlo, kampion për junior, në gjatësi prej 4km. 20007.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Valdete Berishas:Ekspozita kolektive 2010
» Kristaq Shabani:Nesër në Tiranë ekspozita e piktores MIRADIJE RAMIQIT
» Begzad Baliu:SHKODRA, ARBËRESHËT DHE LIDHJET ITALO-SHQIPTARE
» Gjaku s’bëhet ujë, arbëreshët e Kalabrisë protestojnë për dy kosovarët të vrarë në Itali
» Buqe Berisha:Ekspozita “Teatri ,Jam Unë”
» Kristaq Shabani:Nesër në Tiranë ekspozita e piktores MIRADIJE RAMIQIT
» Begzad Baliu:SHKODRA, ARBËRESHËT DHE LIDHJET ITALO-SHQIPTARE
» Gjaku s’bëhet ujë, arbëreshët e Kalabrisë protestojnë për dy kosovarët të vrarë në Itali
» Buqe Berisha:Ekspozita “Teatri ,Jam Unë”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi