Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hasan Hasanramaj:Njerëzit e mëdhenj dhe të devotshëm dalin nga mjediset e vogla ...Dhe letra e Shefqet Dibranit!

Shko poshtë

Hasan Hasanramaj:Njerëzit e mëdhenj dhe të devotshëm dalin nga mjediset e vogla ...Dhe letra e Shefqet Dibranit! Empty Hasan Hasanramaj:Njerëzit e mëdhenj dhe të devotshëm dalin nga mjediset e vogla ...Dhe letra e Shefqet Dibranit!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 09, 2011 7:42 pm

I dashur Agim,

Me urimin më të mirë për ty dhe vajzën tënde, për miq dhe të dashur po ta nis këtë copë letër sa me e shoqëruar këtë reportazh dhe sa për t'u ndjerë se jam gjallë.
Isha shumë i preokupuar me librin "11 MINUTA PARA ORËS '00 – ose mirazhi i suksesit të LDK-së", i cili pritet të dal së shpejti nga shtypi.
Ishte një vepër e madhe dhe e përpunuar me përkushtim e në mënyrë profesionale, gjë që më mori shumë kohë.

Libri do të del me 570 faqe, ka mbi 620 fusnota, treguesin e emrave, literaturën dhe shumë fotografi e faksimile që e bëjnë edhe më të kompletuar.
Reportazhi i Hasan Hasaramajt u botua dje te gazeta "BOTA SOT", dhe pasi e njoh aktorin Ismet Krasniqi me lejen e tij po ta përcjell edhe ty që ta publikosh te faqja jote zyrtare.

Shiko te fotot janë të dhënat për secilën fotografi dhe ti vendosi si e sheh më mirë!.

Miqësisht!
Sh. Dibrani


Reportazh kushtuar aktorit Ismet Krasniqi

Njerëzit e mëdhenj dhe të devotshëm dalin nga mjediset e vogla ...


Hasan Hasanramaj
Aktori i mirënjohur në botën shqiptare dhe më larg Ismet Krasniqi me një përvojë dyzetvjeçare në kulturë ka arritur të jetë bartës i organizimit të festivalit të folklorit “I këndojmë lirisë” me një përgjegjësi të veçantë, për dhjetë vjet drejtor artistik i këtij festivali. Zëri i këtij aktori në Kosovë e më larg është dëgjuar dhe dëgjohet edhe sot. Aktori Ismet Krasniqi vite më radhë ka organizuar dhe organizon edhe sot festivalin “Solemnitetet e fshatrave të Kosovës”, si dhe festivalin e grupeve amatore teatrale të fëmijëve.

Hasan Hasanramaj:Njerëzit e mëdhenj dhe të devotshëm dalin nga mjediset e vogla ...Dhe letra e Shefqet Dibranit! GetInline.aspx?messageid=bd162c22-f28c-11e0-84bf-00215ad582c4&attindex=1&cp=-1&attdepth=1&imgsrc=cid%3aimage002.png%4001CC86A9.BD026EB0&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.43.26

Krijuesi Ismet Krasniqi tashmë është emër i njohur dhe i respektuar në fushën e kulturës dhe në organizimin dhe mbajtjen e manifestimeve të shumta kulturore në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare, të cilat gjatë viteve të fundit pozitivisht kanë ndikuar në kultivimin dhe arkivimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, në Kosovën Lindore, në Mal të Zi e në vende të tjera, sidomos të vlerave tona shpirtërore. Aktori i mirënjohur Ismet Krasniqi është mbi të gjitha njeri i vlerave njerëzore dhe aktor profesionist që ka shkelur shumë mbi dërrasat e skenës shqiptare, duke përhapur emocionet të rralla gjatë interpretimit dhe përjetimit artistik të shfaqjeve dramatike nëpër të cilat shpaloset e kaluara, e sotmja dhe perspektiva e njeriut tonë ...

Aktori Ismet Krasniqi lindi në vitin 1951 në fshatin Drenoc të komunës së Malishevës, në një familjen të rapsodëve në zë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Studimet i vazhdoi dhe i kreu në Fakultetin Filologjik – Dega filozofi-sociologji. Ishte gjenerata e parë e sociologëve e filozofeve në fillim të viteve `70- ta. Ka mbaruar edhe Akademinë e Arteve - Dega e aktrimit te prof. Enver Petrovcit. Aktualisht punon në Klinë në Drejtoratin Komunal të Kulturës, përgjegjës për sektorin e teatrit. Krijuesi Ismet Krasniqi tashmë është emër i njohur dhe i respektuar në Kosovë dhe më larg në fushën e kulturës, në organizimin dhe në mbajtjen e manifestimeve të shumta kulturore në Kosovë dhe jashtë saj, në kultivimin dhe arkivimin e trashëgimisë sonë kulturore, sidomos të vlerave tona shpirtërore.

Aktori i mirënjohur Ismet Krasmiqi në ditëlindjen e gjashtëdhjetë iu bënë bashkë emocionet që përhapi loja skenike, në të cilën shpaloseshin dhimbjet dhe traumat e luftës për liri dhe krimet mizore që bëri pushtuesi serb, të gjitha këto për të evidencuar në mënyrë artistike dramën familjare dhe kombëtare, dhimbjen për të pagjeturit, dhimbjen e mijëra nënave shqiptare që ende presin në heshtje t’u kthehen eshtrat e më të dashurve të tyre, pa të cilët lirisë pothuajse i mungojnë ca rreze, një ngjyrë ylberi. Gjashtëdhjetë vjet rëndojnë tashmë mbi supet e aktorit Ismet Krasniqit, mbi supet e Lalës që aq shumë spektatorë dhe teleshikues të të gjitha moshave e admiruan dhe po e admirojnë edhe tani për bukurinë e fjalës aktive skenike, për qëndrimin e palëkundur në skenë, për humorin, për buzëqeshjen njerëzore dhe, mbi të gjitha, për sinqeritetin njerëzor dhe madhështinë e shpirtit të tij.

Po, gjashtëdhjetë i rëndojnë mbi supet dhe mbi shpinë, por, të gjithë e pamë, se fuqia e tij artistike nuk do të zvogëlohet as pas shumë e shumë shfaqjeve, as pas shumë e shumë orëve të mundimshme të ushtrimeve, as pas shumë ngjitjeve të tij në skena teatrosh e festivalesh, as pas shumë filmash e shfaqjesh të tjera artistike, ku ushton zëri dhe fjala e shpirtit të tij, ku flet fytyra, vetë heshtja dhe qëndrimi i tij prej artisti dhe aktori të sprovuar. Te ky aktor në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare dhe më larg dashamiri i teatrit e has dhe e përjeton punën dhe veprën e Ismet Krasniqit, i cili, si duket, tërë qenien e tij ia kushtoi vlerave shpirtërore dhe kulturore dhe afirmimit të tyre, jo vetëm ku jeton dhe vepron ai, por edhe më gjerë. Duke pasur për bazë mjedisin ku jeton dhe vepron Ismet Krasniqi, që ka një traditë të sukseseve në të gjitha segmentet e vlerave kulturore, duke u nisur nga muzika, arti skenik dhe arti pamor, ishte dhe mbetet shembull unik se si një qytezë rurale, me aktivitete, me vlera dhe me profesionalizëm, i ka kaluar caqet e qyteteve më të mëdha, e me traditë. Mirëpo, për veprën e Ismet Krasniqit rrëfejnë shumë figura të njohura të artit skenik dhe të kulturës në Kosovë e më larg.

Ndërkaq, shumë fotografi nga veprimtaria e tij, por edhe fotografitë familjare këtë aktor të mirënjohur, e bëjnë me peshë më kuptimplote, por edhe e fuqizojnë jetën dhe veprën e njeriut që i tëri pothuaj është i “shkrirë” në aktrim. Ismet Krasniqi me rolet e tij u paraqit në dramat ose në pjesët skenike: “Tafruk Tafrukuci i Tafrukajve”, “Cuca e maleve”, “Plaku i maleve”, “Vëllezërit e interes”, “Studenti ilegal”, ”Myku i fashizmit”, “Gjaku i falur”, “Nëntori i dytë”, “Flamur, valo lirshëm”, “Rruga e lirisë”, “Lufta e Kosovës”, “Dashuria nuk vdes kurrë”, “Dasma e Ushtarit”, “Kryetar e jo mahi”, “Prej çiftelisë e te repi shqiptar”, ”Zemra në kornizë”, “Rrëshqita”, “Droga vret sida nuk fal”, “Mbreti i rrugës”, ”Obelisku pa adresë”, “Lindja e Luftëtarit” e tjera.

Ndërkaq filmat ku Ismeti ka marr pjesë janë: “Kukumi”, ”Etjet e Kosovës”, “Gomarët e kufirit”, “Azem Galica”, “Runa Zot”, “Flamuri”, “Treni”, “Betimi” e tjerë. Ka marr pjesë në projekte të tjera humoristike, dokumentare e tematike (mbi pesëdhjetë programe) dhe në seriale. Ndërkaq rolet për t’i dalluar janë Nuradini (plaku) në dramën “Gjaku i falur”, prefekti në dramën “Myku i fashizmit”, gjyshi në dramën “Dasma e Ushtarit”, Grof Gegës në dramën “Prej çiftelisë te repi shqiptar”, roli i mbretit te “Mbreti i Rrugës”, roli i kryetarit te drama “Kryetar e jo mahi”, roli i Samhauinit në dramën “Lugetërit e Shekspirit” dhe roli i kërkuesit në monodramën “Obelisku pa adresë”. Në film veçojmë rolin e fshatarit në filmin “Gomarët e kufirit” dhe veçmas roli i Kurt Selacit në filmin “Azem Galica”.

Aktorin Ismet Krasniqi e hasim edhe si krijues në fushën e letërsisë. Ai deri me tash ka botuar katër vepra: “Qesh e qaj jetën tonë”, “Folklori-art i pavdekshëm”-kronikë festivalesh, dramën “Lindja e luftëtarit” dhe komedinë “Dasma e Lulanit”. Në përgatitje për botim i ka edhe tri vepra të tjera. Njëra me poezi e titulluar “Rrezet e reja”, ndërsa tjetra në lëmë të folklorit. Libri “Shekujt zgjojnë nga gjumi” kushtuar rapsodëve legjendarë Salih e Feriz Krasniqi dhe libri i tretë “Intervista, opinione, kumtesa e ngjarje nga kultura”.

Ismet Krasniqi dallohet edhe si grumbullues aktiv i folklorit ku përpos shkrimeve për folklorin ka të përgatitura mbi dyqind emisione radiofonike kushtuar rapsodëve dhe folklorit nga të gjitha trojet shqiptare të cilat i ka transmetuar radioja “Drijona” në Klinë dhe tani në emisionet e veta të rregullta i transmeton radio Malisheva. Ismet Krasniqi ka ambicie që edhe më tej të mbetet pjesë e skenës së teatrit si dhe ka dëshirë të angazhohet në një film që do të xhirohej në Shqipëri.

Botoi gazeta "BOTA SOT", Zvicër, 8 tetor 2011, faqe 22 -23.

Për Agimin: dërgoi Sh. Dibrani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi