Faruk Tasholli: Intervistë me biznesmenin Lazim Destani
Faqja 1 e 1

Lazim Destani |
INTERVISTË: LAZIM DESTANI
OBJEKTIV I KOMPANIVE TONA NUK ËSHTË VETËM FITIMBËRJA, POR ZHVILLIMI STRATEGJIK I TYRE

Lazim Destani, emër ky që është shndërruar në sinonim të sukseseve të gjithmbarshme shqiptare në botë, që në rininë e tij, u nis nga Malësia e Tetovës në udhë mërgimi për ta siguruar mbijetesën, por vendit të vet iu kthye me një fuqi të madhe ekonomike. Ai, me idetë dhe punën e tij konkrete, jo vetëm që mëkëmbi ekonomikisht rrethin e tij të ngushtë e të gjerë familjar, por punësoi mijëra bashkëvendës në firmat e tij, duke ua ndryshuar jetën për të mirë edhe familjeve të tyre. I njohur si president i kompanisë së udhëtimeve Sharr-Turist, Lazim Destani zgjeroi biznesin e tij edhe në kanalet ndërkombëtare, ku tash zhvillon veprimtarinë, falë edhe djemve të tij. Me Lazim Destanin që tash është bërë pjesë edhe e metropoleve më të mëdha botërore si afarist me respekt, bëmë një intervistë, jo vetëm për t’i njohur sukseset e tij, por edhe synimet që ka ai me kompanitë që udhëheq në Dyseldorfi të Gjermanisë.
I MADH ËSHTË AI NJERI QË DIN TË RINGRITET
Z. Destani, për një kohë relativisht të shkurtër, madje kur shqiptarët ishin të penguar ta bëjnë mbarë biznesin, pasi monopolin e kishte shteti, qoftë në Shqipëri qoftë në ish-Jugosllavi, ju triumfuat dhe u bëtë i njohur nga afaristët më të suksesshëm shqiptarë. Cili ishte ai çelësi kryesor që iu shtyri drejt suksesit?
L.DESTANI: Shumë herë më është shtruar kjo pyetje dhe unë gjithnjë kam të njejtën përgjigje: disiplina dhe përkushtimi në punë, ku gjithnjë në qendër të vëmendjes kam pasur respektin ndaj klientit. Ky respet ndaj klientit dhe përkushtimi im që ai ta realizojë në mënyrë të suksesshme dhe të dinjitetshme synimin e vet përmes shërbimit që i kam ofruar,është çelësi i suksesit tim. Pra përgjigjja tingëllon shumë thjesht, por ,të jeni të sigurtë se kjo është një filozofi e thellë dhe domethënëse, që kërkon mund, durim, disponim dhe sakrificë të vazhdueshme në shumë plane. Nuk është lehtë te realizohet ashtu siç tingllon lehtë!
Pra, ne shqiptarët, të gjendur në një sistem të egër, që pengon idetë dhe iniciativat si ishte pushteti komunist, mbetëm gjatë kohë të varfër. Qarkullimi i njerëzve dhe ideve, bëri që shqiptarët në këto 20 vitet e fundit ta ndyshojnë jetën. Duke u nisur edhe nga shembulli i Juaj, a mendoni se sot shqiptarët janë drejt pasurimit si individë dhe si komb?
L.DESTANI: Është e vërtetë se duke na ndjekur për të na ngulfatur, në të gjitha aspektet, na mundësuan që të krijojmë progress. Vërtet ia mësymë Perendimit ku sakrificat dhe dhimbjet familjare ishim motiv shtesë për ne për të mbijetuar. Duke u bërë edhe pjesë e përvojave të të tjerëve, mësum nga kultura e biznesit perëndimor, kështu u detyruam të mendojmë kreativisht dhe të gjenerojmë edhe invencion dhe novacion në biznes. Prandaj Skënderbeu i madh, në kontekst të ndjekjes së popullit për zhdukje shprehet ,,livadhi sa më shumë të kositet ai gjithnjë e më shumë shumëzohet dhe bëhet më i qëndrueshëm,,. Kështu ka ndodhur edhe me ne, posaçërisht me shqiptarët e Maqedonisë përgjatë kohës së monizmit.
A ka ndikuar te ju edhe jeta dhe puna në perëndim, si është Gjermania, që të merrni guximin dhe t’i qaseni punës individuale për të arritur deri te kulmet e biznesit?
L.DESTANI: Filozofia e biznesit gjerman është e njohur për qëndrueshmëri dhe përcaktim se s’ka gjë që s’bëhet, vetëm duhet të jesh i përkushtuar dhe të sakrifikosh për suksesin. Sigurisht se përvojat e fituara nga biznesi dhe kultura gjermane paraqesin platformën e suksesit në biznesin tonë familjar. Këtë e shpjegova edhe më lart, por po të ishte gjithaq formula e thjeshtë do ta realizonte shumëkush! Falë edhe dhuntisë së Zotit dhe shkathtësive të lindura të kombinuara me shpirtin e ndërmarësit rezulton kjo që është.
Njerëzit e rrethit ku keni jetuar e punuar ju njohin si njeri të sinqertë, të drejtpërdrejtë, por edhe mjaft kooperaiv, sidomos kur pala tjetër kërkon ndihmën tuaj? A ju ka penguar ky qëndrim ndonjëherë në zhvillimin e biznesit, përkatësisht a i kanë shfrytëzuar këto cilësi bashkëpunetorët jokorrektë?
L.DESTANI: Sigurisht se përgjatë gjithë ciklit të biznesit angazhimi im ka qenë gjithmonë, me njerëz dhe për njerëz, kam hasur edhe në zhgënjime, por gjithmonë jam munduar të reflektoj pozitivisht dhe të falë të tjerët. Ju e dini që Profetin tonë edhe një pjesë e të afërmëve të tij e kanë ndjekur dhe mohuar por ai i është lutur Zotit që t’i mëshirojë ata. Të gjithë ata që merren me biznes duhet ta dinë se gjithmonë ka rreziqe në biznes dhe unë jam ballafaquar me shumë sfida të këtilla, por populli thotë se ,,nuk është i madh ai që nuk rrëzohet, por ai që di të ringritet shpejt dhe të vazhdojë rrugën e suksesit”. Unë kam pasur edhe këso situatash, por falë Zotit, drejtësia ka fituar si gjithmonë edhe pse ajo shpesh vonohet. Bëje punën dhe jepja hakun asaj pa hile, të jesh i sigurt se suksesi s’do të mungojë.
NUK JAM PËR STATUS TË “MËSHIRËS” NË BIZNES
Në vitete e fundit Juve dhe afaristëve të tjerë, shoqëria shqiptare, pra e kam fjalën për Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, iu ka shikuar përpos si biznesmenë të suksessëhm, edhe si donator humanitarë, qoftë në fushën e çlirimit kombëtar, të përparimit arsimor e kulturor, por edhe humanitar. A ka ardhur koha që shoqëria shqiptare të ju shikojë si investitor serioz dhe të domosdoshëm?
L.DESTANI: Sigurisht se shoqëria shqiptare në kuptimin e gjerë të fjalës ka nevojë për investitorë autoktonë dhe vendorë të cilët për dallim nga të huajt e njohën më mirë ambientin dhe kulturën e biznesit në përgjithësi. Asnjëherë nuk jam për status të ,,mëshirës” në biznes sepse kjo ju vë në gjumë dhe nuk arsyetohet vetëm dimensioni etnik në biznes, siç shpesh dëgjoj prej shumëkujt, por në kushte të barabarta duhet dhënë përparësi dimensionit vendor pikërisht se predispozitat janë që të jetë më i sukseshëm, por prapë me filozofinë që e shpjegova dhe jo ,,për hater”. Sot ne fare nuk jemi më inferiorë se të tjerët, ne me familjen dhe strukurat tona menaxheriale operojmë në biznese me ambiente globale dhe me konkurrencë globale, në të sensi dhe avantazhi ynë regjional është disa herë më i shprehur se i çdokujt tjetër. Politikëbërësit e politikave makroekonomike regjionale (lexo:shqiptare) duhet të kenë në konsideratë këtë nevojë dhe realitet.
A iu kanë afruar qeveritë në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë ndonjë mundësi për realizimin e ndonjë projekti serioz investitor, apo ju u jeni afruar atyre dhe nëse po, si ju kanë pritur në këtë drejtim?
L.DESTANI: Jemi në raporte të mira me qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë, por akoma nuk kemi ndonjë konkretizim të vendimeve të tyre për projektet tona. Ne tanimë kemi disa projekte të studiuara deri në fazën e ,,biznes planit të miratuar” të cilët kanë kaluar nëpër të gjitha filtrat e procesit të vendimbërjes, duke filluar nga studimet e arsyeshmërisë (Feasebilitz Study) përmes analizave dhe planeve preliminare e deri te miratimet në strukturat strategjike të kompanive tona. Kemi shumë projekte strategjike në sektorë strategjikë, ku shqiptarët deri më sot zakonisht nuk kanë qenë aplikantë seriozë dhe ne po sfidojmë qeveritë e rajonit për akceptim të këtyre mundësive. Të shpresojmë se do të reflektojnë pozitivisht.
Sa do të ishte funksionale përvoja e Juaj që një nga viset shqiptare ta bëni të mëkëmbur ekonomikisht, natyrisht, nëse nuk ju pengojnë, por ju ndihmojnë qeveritë e përmendura?
L.DESTANI: Tek unë tanimë nuk është në pyetje vetëm përvoja por një gërshetim i kësaj me resurset e nevojshme që janë të disponueshme, sepse shumëkush mund të ketë ide, por duhet pasur edhe resurse për t’i jetësuar ato ide. Koncepti i resurseve nuk është vetëm kapital financiar si aludohet më shpesh në të, por mbi të gjitha, në dije të zbatueshme,, të një menaxhmenti strategjik dhe professional që punon në kompanitë tona. Kapitali më i madh i kompanive tona janë resurset e trurit që ne jemi duke akumuluar edhe atë në një proces rekrutimi dhe selektimi professional dhe të pavaruar nga menaxhmenti i jashtëm i kompanive. Sapo kemi kryer fazën e parë të punësimit të një numri të madh të të diplomuarve në Universitetet tona. Vetëm imagjinoni çfarë potenciali janë këto: një gërshetim i dinamizmit dhe entuziazmit rinor në njërën anë dhe të invencionit dhe ideve të reja në anën tjetër. Kjo paraqet një kapital human tejet premtues. Jemi në proces të përgatitjes për raundin e dytë të një kontigjenti tjetër, edhe më të avancuar se ky i pari, dhe sot, rrallë gjeni kompani me këto potenciale. Ky është vetëm një avantazh i theksuar pa i elaboruar aspektet e tjera. A ka rimëkëmbje më të madhe ekonomike se kjo, le të gjykojnë vetë lexuesit tuaj!
Deri tash shqiptarët e kanë ngritë standardin e jetesës duke u bërë punëtorë të shkathtë nëpër vendet e huaja, ku kanë vjelur paranë. A do të mundnin edhe shqiptarët e mbetur në viset e veta që me prodhimet e tyre të vjelin paranë?
L.DESTANI: Pikërisht këtë e kisha parasysh kur elaborova momentin e angazhimeve të të rinjve në këtë process dhe unë besoj se shumëkush prej tyre do të gjenerojë impaktet zhvillimore të paimagjinueshme për vendin. Ka ardhur koha të reduktojmë kurbetin e ,,argatit,, dhe të bëhemi zot ekonomik të resurseve në trojet tona. I kemi të gjitha predispozitat për këtë dhe unë i përkushtohem këtij misioni, sepse besoj në të.
PA PAVARËSI EKONOMIKE
NUK KA PAVARËSI TË QËNDRUESHME KOMBËTARE
Shqiptarë, punëtorë dhe biznesmenë të njohur ka tash në gjithë botën, a ka ardhur koha që të bëhet një biznes edhe mes tyre, që vlerat e shqiptarëve të këmbehen mes vete si, është edhe te disa popuj të tjerë , si te izraelitët te turqit etj?
L.DESTANI: Një nga objektivat tona strategjike është edhe kjo por pa eufori ,,folklorike patriotike,,. Biznesi nuk njeh kësi vlera, duhet të konkurojmë me botën e zhvilluar dhe nuk mundemi të jemi konkurentë ne logjikën e krijimit të vlerave vetëm mbi bazën kombëtare. Vepra më e madhe kombëtare dhe patriotike sot është të punësosh, përveç vetes dhe familjen, së paku edhe një tjetër. Kjo duhet të jetë motoja e biznismenit shqiptar. Të fillojmë me vepra ,,të vogla,, por reale sepse jemi ngopur me ,,ëndrra patriotike,, dhe tërë kohën duke u shërbyer të tjerëve. S’ka pavaërsi të qëndrueshme kombëtare pa pavarësi ekonomike. Këtë duhet ta kultivojmë edhe midis bizneseve tona (ndërshqiptare). Ka përmirësime në këtë process, por akoma janë shumë larg mundësive reale. Unë jame realist në filozfinë e suksesit për biznes, zatën edhe eksperienca, shtigjet e biznesit tim deri më sot, por edhe mosha ime nuk më lejon të ,,fluturoj,, me ëndra.
A keni ndonjë ëndërr të realizueshme që në viset prej nga vini, të realizoni një projekt që do të funksiononte dhe do ta ndryshonte jetën?
L.DESTANI: Një ,,ender,, time të biznesit e rrubullaksova para një viti, për të cilën opinioni është i njohur por së shpejti edhe do të dokumentohet. Tani jemi në vazhdë të planeve reale dhe ju përmenda më lart se janë disa projekte strategjike për në regjion. Disa prej tyre mund të ndryshojnë strukturën dhe konceptin e biznesit tek ne, të shpresojmë se nuk do të pengohemi t’i realizojme ato. Sigurisht se impakti dhe rezultati i tyre nuk është vetëm fitimbërës por mbi të gjitha zhvillimor. Dy-tre vitet e fundit objektivi i ynë kryesor strategjik nuk është më vetëm fitimbërja por mbi të gjitha zhvillimi. Kjo është e shkruar në strategjinë e kompanive tona si synim parësor dhe besoj se ecim në këtë drejtim. Kësi objektiva sot kanë vetëm kompanitë planetare të tipit magnat që kanë dalë nga orbitat e fitimbërjes lokale. Ne besojmë në përcaktimet tona dhe shfrytëzoj rastin të ftoj institucionet përgjegjëse për zhvillim të na bashkangjiten në këtë mission.
Intervistën e bëri: Faruk TASHOLLI

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi