Ramiz Dërmaku:MUNGESA E LIRISË DHE OPTIMIZMI SHQIPTAR
Faqja 1 e 1

Krijuesit në diasporë: Xhevat Muqaku
MUNGESA E LIRISË DHE OPTIMIZMI SHQIPTAR
Nga Ramiz Dërmaku
Xhevat Muqaku është një poet i ri dhe interesant i cili për herë të parë i paraqitet lexusit me një llojllojshmëri motivesh të ndryshme ne të cilat dominon vargu me rimë, të një bote të mbrojtur me dinamikën optimiste të ditëve tona. Autori edhe pse me profesion është mjek, atë e impresionon çdo gjë, që paraqet të bukurën, njerëzoren, altruizmin, humanizmin, duke e dashur, respektuar e nderuar njeriun dhe vendlindjen-Kosovën. Autori ndien dhembje të madhe për fatin e popullit shqiptar të privuar nga liria, për fatin e Kosovës, Kosovës Lindore, femrës në Kosovë e diasporë, shkollës plotësuese shqipe në mërgim, çështjes kombëtare dhe atdheut. Kam ndjerë krenari të vërtetë duke e lexuar këtë libër. Kam përjetuar në largësi një ndërlidhje të shumëfishtë, një shqisim dhe përfytyrim universal dhe të pashpërbërshëm me autorin, i cili ishte konvertuar fuqishëm dhe thellësisht në çdo ind të librit, në këtë pasaport emblematike dhe tipike përfaqësuese të vetvetes dhe të kombit që e përfaqëson denjësisht.
Kam besuar jo vetëm tek idetë e pavdekshme, po akoma më tepër, tek interesat dhe tek të drejtat e pavdekshme dhe të patjetërsueshme të kombit.
Sipas autorit të librit “Nuset e Erës”, mësojmë se humbjet janë të përkohshme. Se disfatat potencialisht mund të kthehen në fitore. Kam rigjallëruar vetëdijën time, kam kuptuar se humbjet janë të përkohshme. Se disfatat potencialisht mund të kthehen në fitore. Libri i mençur dhe kurajoz i poetit Xhevat Muqakut është libri i një poeti popullor dhe kombëtar.
Xhevat Muqaku, është njeri i kompletuar fuqishëm për nga dijet, për më tepër një intelektual guximtar, ky në librin “Nuset e Erës” , shkruan me serizitetin më të madhë. Libri i poetit të ri, është tërheqës për lexuesin dhe shumë lehtë për ta kuptuar.
Poeti i ri Xhevat Muqaku, nuk qëndis ornamente fjalësh, nuk bën stolira të kota retorikash luksoze e krejt të padobishme, por ai me përkushtim të madh e paraqet realitetin ne të cilin jeton, si në libër, poashtu edhe gjatë bisedave kur deklaron se e kam luftuar dhe e kam fituar luftën mbi vetminë, mbi dëshpërimin, mbi degradimin mbi kultet dhe tabutë. Për Muqakun çështja shqiptare nuk është një mit i rrugës. Duke e lexuar këtë libër m'u kujtuan fjalët e mrekullueshme të dijetarit të madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1.636 shkruante: "Përkrahni lirinë e natyrshme të njerëzve dhe diturinë e tyre me liberalitetin më të madh. Sepse vetëm kështu, -shton ai, -do ta paraqesin para syve të tu të vërtetën lakuriqe dhe të panjollosur, sepse e vërteta nuk ka nevojë të lyhet dhe stoliset me fjalë të bukura. Sipas Aristotelit, vërtetë njeriu është "kafshë politike" po në ato kushte dhe rrethana që e realizojnë historinë, jo si një zoologji instinktive, po si një politikë mbikafshore dhe tërësisht njerëzore, pra të kthimit të kafshës në njeri dhe jo të njeriut në kafshë, rrjedhimisht, të politikës në histori dhe jo të historisë në thjesht politikë, një lojë që din të lyhet dhe të stoliset me fjalë të bukura”.
Xhevat Muqaku, edhe më tepër do të motivohet të shkruajë kur shihte se si jetojnë popujt e tjerë e kanë lirinë. Ai ndjente dhembje për popullin shqiptar i cili jetonte në robëri. Në momentet më vendimtare kur ai hudhej në mendime, kur digjej nga malli e mërzia, sikur gjente forcë që t'i shkruaj këto vargje. Poezia e Xhevat Muqakut është e mbushur me plot kuptime dhe preokupime të përgjithshme që burojnë nga e veçanta. Ne disa poezi të tij çështjen kombëtare e gjejmë si një dhuratë të mirëseardhur. Mungesën e lirisë Xhevati, e ndjen si dhembje për fatin e popullit të tij. Ajo është e preokupuar me ndarjen e padrejtë që iu bë popullit shqiptarë nga të tjerët. Poeti i ri, në librin " Nuset e Erës“ flet për dhembjen që ndjen ndaj popullit, dhe merr guximin ta shpreh realitetin në të cilin jeton populli shqiptar.
Autori shkruan edhe për dasmën shqiptare, për doke e mite dhe zakone shqiptare, për gëzimin e vallen dhe këngën. Duke qenë i revoltuar për mungesën e lirisë, poeti shkruar për ëndrrat e mërgimtarit, për tunelet dhe mollët e arta, për meditime, skulpturë, përjetime, lamtumirime, për motra, mësuese e shumë e shumë tema tjera të cilat e mundojnë mërgimtarin në diasporë. Poeti Xhevat Muqaku,siç duket, edhe pse jeton në mërgim, ai na shkruan edhe për dashurinë ndaj familjes, motrës, vëllaut, dasmës etj. Citoj: “Të skuqur në Parajsë/ Lotojnë ditë e natë/ Gjumi nuk i provokon/ Durojnë presin gjatë.” Pra po ti analizosh këto vargje do bindesh se ky poet i ri shumë shpejt do të bëhet emër i njohur në poezinë tonë shqiptare. Nga këto vargje shohim se poeti i ri, Xhevat Muqaku, dikur ishte i rrembyer nga kthetrat e dashurisë. Dashuria tek ky poet është kuptim i gjërë dhe i përgjithshëm dhe i veqantë, publike dhe intime, e largët dhe e afërt, në disa raste ai ndjen një urrejtje, por prap triumfon dashuria ndaj familjes, arsimit, çështjes kombëtare -, atdheut dhe jetës. Ajo që duhet ceket është se Xhevati është në mesin e poeteve të parë të këtyre viteve në disporë. Ne po e përfundojmë këtë shkrim me shpresë se ky poet do ta vazhdon rrugën që ka nisur edhe ne të ardhmen.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi