Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM ZAPLLUZHA:ZOGJTË E MI RREBELË

Shko poshtë

ADEM ZAPLLUZHA:ZOGJTË E MI RREBELË Empty ADEM ZAPLLUZHA:ZOGJTË E MI RREBELË

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 11, 2011 9:09 pm

ADEM ZAPLLUZHA:ZOGJTË E MI RREBELË Swscan00184

ADEM ZAPLLUZHA:ZOGJTË E MI RREBELË

Po të isha poet si ju
labët
do të kisha shumë miq.
Qiellin e lirë s’ua prek
e as s’mund t’ua lërojë askush

]Tek ju zogjtë fluturojnë
pa i pyetur erërat.
Labëria me kokëfortësi
ballafaqohet me rrufetë

Në madhështinë e juaj
nuk ka stacion të përhershëm
as vende
ku ndalohet parkimi

Ju s’na e sollët Kosovën këtu.
Kjo loke ishte tek ju.
Në malet e Kurveleshit
i shëronte ajo plagët
e atdheut
dhe këndonte me afsh
këngën e Gjergjit,
duke e përbuzur kalin e egër.

Mos harroni !
Ne kënduam edhe kur kishim
dhimbje.

Pas nesh na erdhi Kurveleshi
me të gjitha kodet e burrërisë
dhe me hovin djaloshar
që zgjoi nga gjumi
urtinë dhe trimërinë e Labërisë

Po të isha poet si ju
labët
do ta kisha shpirtin e madh
sa miqtë e mi rebel,
dhe në çdo varg do të thurja
këngën,
që kurrë nuk pushon
në lotin e atdheut

Asnjë doganier nuk mundet,
edhe me dashtë me ju ndalë.
Labët i kapërcejnë shtigjet
ashtu si u do qejfi.
Dhe e lozin vallen Labe
me aq mall
sa që Dielli
s’mund t’i kufizojë brigjet
kur ato nisin me u kallë

Retë dhe bubullimat
i patët miq të vërtetë.
Sot ato u ruajnë si sytë
nga zjarret e rrufetë

Fluturoni zogjtë e mi,
fluturoni të lirë
Këtu, në Fushën e Flamurit,
një pikë gjaku ka mbirë
ku na erdhi koloneli
me Dritanin zemër shkëmb,
që e pat të vetmin bir

ademzaplluzhahotmai.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi