Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël Poetik nga Enxhi Krasniqi

Shko poshtë

Cikël Poetik nga Enxhi Krasniqi Empty Cikël Poetik nga Enxhi Krasniqi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 11, 2011 9:32 pm

Cikël Poetik nga Enxhi Krasniqi
Cikël Poetik nga Enxhi Krasniqi Enxhi-Krasniqi-Bardhaj
Enxhi Krasniqi Bardhaj

RRAPËLLIMË SHPIRTI


Me fantazinë time udhetoja nëpër jetë:
Më dalin fusha të ndezura zjarrë,
burime t’pashterrshme ku freskohet dhëmbja,
shkëmbinjë të gdhendur në fjalë .

Drita të para të mëngjesëve,
nga flaka e diellit shkëndija
që shpërndahëshin në mes lindjës
e flakëronin nëpër fijet e dritës.

Emocione të shumta
me bukurinë e mardhënjëve shpirtërore,
e që ishin të mvaruara nga ajo kohore!…

E ngacmuar dhe plotë kurreshtje,
më cyste dëshira të kërkoja
në rropullit e labirintit
të degjoja rrapëllimen e valëve të shpirtit…

Përpiqësha ti kapja …ti mbrija
me hapa në të fluturuar
sepse e di,
si do ti shifte -
nje shpirte i dashurur.

JO VAGËLLIM SI TRULLOSJE


Shpirti i pangopur dhe i përbetuar
në krye me tmerrin e ëndrrës së ngritur,
me një parodi farkëtoj dhomën time të shpirtit
serenadë e padukshme në këngët e suksesit.

Të nxehtit monstruoz dhe netët plot hijeshi
më shpien tek dorëzimi ndaj të ngjethurave mrekulli,
derisa ledhatohem në heshtje të shumfishuara
mbi atmosferën hirplotë dhe zonat rurale të pambaruara.

Lëvizja mbi aromën e strofullës së pastër
me gëzimin tim të plotë ,e jo të varfër…
ngjasoj se diellin fort mbaj në duar
me një kujdes të matur dhe të pambaruar.

Shpirti i shenjët, zbriti mbi të bukurat letra
gjendje shpirtërore e pranueshme tek vetja,
mbështetur për të mbrojtur konizmin tim të bindur
ngurojë të shenjtën që kishte lindur.


Intonacion!…
Fuqiplotë, që sjellë agimin me rreze të përhershme,
jo vetëm vagëllimin si trullosje por përqasje e përbotshme!…


MES HIJES DHE DIELLIT

Mos qesh tek sa më imagjinon mua
në torturën e gëzimit e ceremonis mes vallëzimit
duke numëruar si një makinë tringëllitëse e kumbuese,
lumturinë që sjellë kjo imagjinatë vezulluese….

Të qeshurat që rrjedhin mes rrahjeve të zemrës
hynë vjedhurazi në dhomën time të pikturuar me trëndafilë,
me shoqërimin e një kënaqësije të shëndetshme,
mbi pedalet që japin më shumë forcë
të udhëtoj mes hijës dhe diellit,
t’i kthej shpinden mjegullës
dhe teë përballëm drejtëpërdrejtë me diellin…
të mos jem në gjendje ,t’i kundërshtoj vërejtjes…

Si te mësojë të jetoj me gjendjen e ankthit,
me imazhin që kërkoj me ngulm,
e që kurdoherë më turbullon në mënyrë të vecantë…
Si të të quajë në këtë turbullim?!!…
Të të quaj rrugaqi i ndjenjave të mija!
Shpirti im grabiqarë!
Apo!…
Apo qetsuesi i shpirtit tim ..me këngë të mbarë!…


AMSHIM LITHOFANIK

Hyre në botën time të murme
të mbuluar me dallgë të përbaltuar
në shpirtin e një mbretëreshe të ftoftë
dhe të një buzeqeshje të trishtuar.

Mes plazhesh në gji
të grumbulluara shtazë helmuese,
e përndjekur mes erërave të stuhishme,
mes pemëve të kalbura,
mjegullë që më mbulonte si një batanije e lagtë…
dhe buka ishte e ashpër-
nga lojrat që bëja mes kërcitjes së dhëmbëve
dhe mishit mbuluar mornica e djersë të ftoftë…

Helmimi djegë faqëzët anemike,
insektet e paemer më pickojnë,
shkopinjtë e mpreht të tabanit shpojnë gjunjët e mi,
dhe ngado rreth e rrotull
ka një fëshfëllime gjarpërinjë!…

Unë rroj për t’u zhytur në parajsën
që unë vetë zgjodha…
një parajsë ku qiejtë janë të mbuluar
me ngjyrën e flakën e dashurisë.

Mirazhi i ujvarave të shpirtit,
mbretëria e shpirtit si një revierë e fisnikëruar
udhëtim i një trilli të pastër si engjujt …
Cfarë mund ti shtohej më tepër magjisë së qartë
-rastit të safirtë
dhe romancës së trëndafilt të simës revierë
ku qëndron foleja e magjisë,
përtej lumturisë.

Ti zbulove një cop bregdeti diku
në një verandë të mjerë,
si një lojë të sajuar- jo hiliqare,
por ,tepër e këndëshme !…
Tek sa e kategorizoj historin time
me një shprehje të rrezikut
dhe frikës që rrjedhë nëpër haren time.
Keto ndjesi janë të bukura
deri në zemër shqyerje,
një cilësi dorëzimi syqelt
të padëgjuar e të pafajshëm
shtrënguar dhe e puthur
nën lisat me gdhendje inicialesh
në livadhet e pastërta të shpateve të shpirtit!…

Pas një krize të damarit të lig
apo të një stuhije ngashërimi ,
unë -qajë në krahët e tu.
dhe prap nga ti
unë dhe mëria ime admirohemi !…

Nuk jam më e vetme për të gëzuar natën
e pafajshme…
dhe e paaftë të merresha me lotët e mi ,
si një premtim ,me vjen dora përgedhelëse
dhe shëron cdo plagë shpirti…

Dashuri…TI… si ajrë i pastër, art i bukur,
do gjesh lehtë të kënaqë vetën dhe mua -
me të gjitha krimet e argëtimit
që mbesin si një amshim lithofanik…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi