Nga Rexhep Tajip Erdogan, kryeministër i Turqisë(Anadolli Axhans)
Faqja 1 e 1
Nga Rexhep Tajip Erdogan, kryeministër i Turqisë(Anadolli Axhans)
Nga Rexhep Tajip Erdogan, kryeministër i Turqisë
(Anadolli Axhans)
Në këto 60-vitet e fundit, Somalia po vuan nga thatësira më e madhe dhe mungesa e ushqimeve, të cilat kanë rezultuar tashmë në vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve dhe rrezikojnë jetët e 750,000 të tjerëve. Kjo krizë humanitare teston nocionin tonë të qytetërimit dhe vlerat tona moderne. Ajo zbulon, edhe një herë, se është një detyrim themelor i njeriut për të ndjekur bashkëpunimin dhe solidaritetin ndërkombëtar duke ofruar ngushëllim për ata që vuajnë nga fatkeqësitë natyrore apo nga ato “artizanale” të njeriut. Nuk është realiste që për këtë gjendje katastrofike në Somali, t’ia drejtojmë gishtin e fajësisë vetëm Nënës Natyrë. Ne nuk mund të injorojmë faktin se, përveç thatësirës, vendimi i bashkësisë ndërkombëtare me indiferencën e saj për ta lënë në mëshirë të fatit Somalinë, është gjithashtu një faktor themelor i kësaj drame. Njëzet vite të paqëndrueshmërisë politike dhe shoqërore, mungesës së ligjit dhe sundimit të kaosit, i kanë amplifikuar jashtëzakonisht problemet në Somali. Bombardimi i tmerrshme i kompleksit ministror të Qeverisë Kalimtare Federale më 4 tetor, është vetëm prova e fundit e kësaj. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të përgjigjeshe për këtë akt të terrorizmit duke u tërhequr nga Somalia, por duhet të përgjigjeshe duke dyfishuar përpjekjet e saj për të sjellë ndihma në Somali. Askush me një sens solidar dhe ndërgjegje nuk duhet të qëndrojë indiferent ndaj një drame të tillë, pavarësisht se në ç’pjesë të planetit Tokë ndodhet ajo, apo se kush popull po e mban mbi shpatulla. Ndërhyrja jonë urgjente, si anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, mund të kontribuojë në zbutjen e dramës për njerëzit e Somalisë. Megjithatë, krijimi i paqes së qëndrueshme dhe stabilitet do të jetë e mundur vetëm nëpërmjet përpjekjeve afatgjata, me ndikim të gjerë, dhe të koordinuar. Turqia u mobilizua muajin e kaluar për t’i dhënë fund kësaj vuajtje. Ne e konsiderojmë këtë solidaritet një detyrim humanitar ndaj popullit të Somalisë, me të cilin ne kemi marrëdhënie të thella historike. Shumë prej institucioneve tona, OJQ-të, dhe njerëz të të gjitha moshave kanë bërë një përpjekje të jashtëzakonshme për të lehtësuar vuajtjet e grave dhe fëmijëve në Somali. Ne jemi krenar për ndjeshmërinë dhe frymën bashkëpunuese që shfaqen nga populli turk gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Në muajin e fundit, rreth 280 milionë $ donacione për Somalinë janë mbledhur në Turqi. Bujaria e popullit turk ka shërbyer si një shembull për vendet e tjera donatore, si dhe për komunitetit ndërkombëtar, duke ofruar shpresë për zgjidhjen e krizës në Somali. Qeveria turke ka lëvizur edhe në mënyrë vendimtare për të ndihmuar në zbutjen e kësaj krize humanitare. Turqia mori iniciativën për të mbajtur një takim urgjent të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islamike (OIC) në nivel ministror më 17 gusht. Në këtë takim, i cili u ndoq nga presidenti i Somalisë dhe nga përfaqësues të nivelit të lartë nga 40 vendet anëtare të OKI, 350 milionë $ u angazhuan për të ndihmuar në lehtësimin e urisë në Somali, dhe pjesëmarrësit ranë dakord për ta rritur këtë shumë në gjysmë miliardë dollarë. Hëna e Kuqe turke është gjithashtu duke qëndruar krah për krah me organizatat ndërkombëtare të ndihmave, dhe po punon për të plotësuar nevojat e atyre në të gjitha kampet në rajonin e Mogadishus. Pas takimit urgjent të komitetit ekzekutiv të OKI-së, së bashku me ministrat turq, disa anëtarë të parlamentit, burokratë, njerëz të biznesit, artistë, vizituam këtë vend më 19 gusht për t’i treguar popullit të Somalisë se ata nuk janë vetëm. Ne vizituam kampet dhe u përpoqëm të japim shpresë dhe për të inkurajuar njerëzit që jetojnë në kushte shumë të ndryshme nga e jona. Ne patëm marrë parasysh mungesën e vizitave të huaja në Somali në këto 20 vitet e fundit, dhe informuam komunitetin ndërkombëtar për këtë akt. Turqia ka vendosur të nisë një përpjekje të madhe humanitare për të ndihmuar rivendosjen e normalitetit në Mogadishu. Për këtë qëllim, ne jemi të përgatitur për të ofruar ndihmë në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe transportit. Ne do të përurojmë një spital të ri, do të ngremë një strukturë për të djegur mbeturinat e akumuluara në rrugë-të cilat janë bërë burim sëmundjesh- do të krijojmë sisteme ujitëse duke hapur puse dhe do të përmirësojmë infrastrukturën. Ambasada jonë, e cila do të hapet së shpejti në Mogadishu, do të kryesohet nga një ambasador i cili është me përvojë në fushën e ndihmës humanitare dhe mjaft i njohur me rajonin, do të koordinojë këto aktivitete. Duke mbështetur rivendosjen e paqes dhe përpjekjet e stabilitetit, ne do të punojmë me qeverinë kalimtare Federale dhe institucionet e tjera në Somali në mënyrë që të nisë procesi i zhvillimit të këtij vendi të shpartalluar. Për këtë qëllim, ne presim nga autoritetet somaleze që të demonstrojnë integritet, unitet dhe harmoni.
Dergoi:Fryma
(Anadolli Axhans)
Dergoi:Fryma
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi