Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Për 100-vjetorin e lindjes

Shko poshtë

Përparim Hysi:Për 100-vjetorin e lindjes Empty Përparim Hysi:Për 100-vjetorin e lindjes

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 12, 2011 8:21 pm

("Mikroalbum" me vargje)
Përparim Hysi:Për 100-vjetorin e lindjes Perparim_hysi


Për 100-vjetorin e lindjes

Nga Përparim Hysi

Përparim Hysi:Për 100-vjetorin e lindjes Migjeni
Thirrje Migjenit

Nëma grushtin tënd të ligjshëm,Migjen!

T'u bie në turinj politikanëve
T'i shoh si dridhen në"arenë"
Si të jenë qensallhane.

Hajde bashkë me mua në parlament
Të shohësh se ç'sehir?!
Përtypin çamçakiz a lexojnë gazetë
A nuk gjajnë si qafirë?!

Askush tek ne që u dhamë votën
Nuk vjen as për një takim.
S'kanë nge,se gjezdisin botën
Të githë janë një biçim!

Nëma grushtin tënd,të ligjshëm,MIgjen!
T'i heqim nga arena
Pak,po u preke,interesin
Kuisin si hijena!

Nëma grushtin tënd,të ligjshëm,Migjen!
Nëma atë grusht të fortë
T'i heqim njëherë e mirë,nga e pushtetit skenë.
Se mënd po kthehen në skortë.

25 mars 2000


Poetët që vdesin të rinj



Janë me dhjetra poetët që kanë vdekur të rinj
Dhjetra plagë më janë hapur në shpirt
Më dhimben të gjithë dhe kam dhëmbshuri
Dhe i kujtoj me dhimbje dhe sot,çuditërisht.

Më ka ardhur keq kur në duel u vra Pushkini
Në duel Lermontovi.Shelli u mbyt në liqen
Por sa më është dhëmbur Esenini
Aq më je dhëmbur,i pavdekshmi,Migjen!

Vargu,mjerisht,është tepër i gjatë
Të gjithë?Po a mund t'i qash në një vjershë?
Poetët që vdesin të rinj,më hapin plagë
Çdo plagë për ta,nuk mbyllet,por rrjedh.

9 maj 2000

Kur Enveri e "vodhi" Oso Bakallin?! *

Enveri e "vodhi" Oso Bakallin?!
Si Osoja zuri e çeli"arkapija?!"
Të rujamë,-urdhëroi,- të pastër moralin?
Moralin të "pastër" e ka partia.

-A e patë se ç'ndodhi në Tepelenë?! * *
Dy të rinj,komunistë,ranë "therorë?!"
Si mund të lejojmë një "thashë ethem?!"
-Të vihen,thashethemxinjtë,në terror.

-Të ngrihen të gjithë e t'u këpusin kokën
Atyre që me gjuhën e tyre na bëjnë"pisë"
Si mund të hedhin baltë mbi kohën?
Mbi kohën e"ndritur" të partisë?

-Urdhëroi:-Të ruhet i pastër morali
Armiqtë do t'i ndëshkoi rrept partia
Dhe,ashtu si Oso Bakali
Djalli, çeli"arkapija..."

*Oso Bakalli-perosnazh i MIgjenit tek"Të çelen arkapijat"
**Në Tepelenë dy kuadro vranë veten,se qenë"të pastër" moralisht.


6 shkurt 2005


Vdekja e Kozetës
"...15-vjeçarja vdes nga apadesiti,mbasi u mbajt 10-orë në vig"

Nga shtypi

-Hiqe dekoratën,i nderuari kryeministër! *
Se vdiq Kozeta,15-vjeçare në Vermosh?!
-Shkele me këmbë dhe ti ,o ministër! * *
Të vdesësh nga apadesiti,a nuk është paradoks?!

Po ku është shteti,ky gjumash i neveritshëm?
Për shtetasit nuk kujdeset,por fle e bën pallë
Flake dekoratën,zoti kryeministër!
Bashkë me minstrin( po kini ndopak moral?!)

Bukuria,siç duket,prapë po vret
Si në kohën tënde, i pavdekshmi MIgjen!
Përmendore të trupshme,për ty,o shtet!
Kjo 15-vjeçare si një anatemë!

Se emër tjetër,hiç nuk meritoni
Kur shtetasit i lini në dorë të fatit
Pushtetin që kini,krejt e turpëroni
Kambanë i bëj vargjet...i tund prej inatit.

* ka ndodhur më 5 mars 2003 dhe,që të nesërmen,Presidenti dekoroi
edhe kryeministrin Nano,edhe minsitrin e shëndetësisë,Mustafa Xhani!

6 mars 2003


Tek varri i copëtuem,të Migenit
("Korrieri" 15 nëntor 2003)

E kanë copëtuar varrin e Migjenit
(Vallë,a e dinë këtë pushtetarët?!)
Apo nuk ia dinë vlerën mademit
Pushtetarët krejt si shpellarët.

Se ndryshe,nuk ke si mendon ndryshe
Të lejosh që të prishet ky varr?!
Nuk ka jusitfikime.As si,as qyshe
Pushtetarë!Ky akt nuk ju falë!

Migjeni është nderi i Shqipërisë
(Shkodra,s'do mend,që e ka krenari!)
Të vihen neglizhetët para fajësisë
Se lanë të përbaltet një flori!

Se flori i letërsisë është Migjeni
(Këtë gjë nuk duhet ta harrojmë kurrë!)
Për Shkodrën dhe Shqipërinë është mademi
Dhe nuk ka për t'u zhvlerësuar kurrë.

15 nëntor 2003


Përse kjo urrejtje,Monsinjor?
Replikë me Monsinjor X... *

Këto anatema që lëshon kundër Migjenit
Nuk të nderojnë fare,I nderuar Monsinjor!
Urrejtje pathollogjike plot doza të helmit
Sikur Migjeni të qe inkuizitor?!!!

Ndërsa e vërteta asht ndryshe;krejt ndryshe
Migjeni stigmatizoi realitetin aq të dhimbshëm
Një shpirt i brishtë si aj ( a mund të bënte ndryshe?)
Ndaj kundër fajtorëve lëshohet fuqishëm.

Shpirti i tij i brishte dhe zëmra e ngrohtë
Do te reagonin dhe do të rrebeloheshin
Orvajtja juaj,Monsinjor,është krejt e kotë
Anatemat tuaja gjithkënd inatosin.

Urrjetja është e qëllimtë dhe krejt subjektive
Se dhe Religjioni nuk ka qenë i kulluar
Në urrejtjen tuaj,ka veç kuturisje
Dhe,sa për mua,është krejt e shëmtuar.

* me që ka vdekur Monsinjori e shënova me iks(ndryshe siç e kam në bllok)
2 gusht 2004



Në ditëlindjen e Migjenit
(shkruar sot)

Ja...u mbushën 100-vjet...pse më dukesh prapë i ri?
Prozator dhe poet(kush këndoi vallë,si ti?)
Ti i bëre mushkritë copë,për punëtorin,për fshatarin
Zëmra jote sa një botë! Në të gjeje Qytetarin!

Realitetin "vizatove" si piktor,por pa penel
Dhe mjerimin e dënove der në rranj e ca më thellë.
Ngrite zërin si trimosh,zëri yt u tund kambanë
Ndaj më je aq bukurosh,ndaj dhe sot Migjen,të duam.

Ti u bëre promotor, në gjithë shkrimet si risi
Erdhe si një meteor;je madem në letërsi!
Ja,kaluan 100-vjet,do kalojnë vjete e shekuj
O Migjen ti je Poet që kurrë,kurrë s'ke për të vdekur.

12 tetor 2011


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi