Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga mori Raportin e Progresit

Shko poshtë

Jahjaga mori Raportin e Progresit Empty Jahjaga mori Raportin e Progresit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 13, 2011 7:57 pm


Jahjaga mori Raportin e Progresit

Mirel ia dorëzoi Jahjagës, Raportin e Progresit të KE-së.

Jahjaga mori Raportin e Progresit Raporti-x

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Pier Mirel, Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerimin, i cili ia dorëzoi zyrtarisht Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Pas takimit, Presidentja Jahjaga dhe Mirel dhanë nga një deklaratë për media, të cilat po i sjellim në vazhdim:

Presidentja Jahjaga: Republika e Kosovës e ka marr sot, zyrtarisht, Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, dokument shumë i rëndësishëm, për vlerësimin e të arriturave që vendi ynë, si shtet dhe si shoqëri, i ka bërë ndërmjet dy raporteve vlerësuese në të gjitha fushat, duke u fokusuar në vlerësimin kritik, real e të drejtë, për të gjitha objektivat që nuk janë arritur, dhe që shprehen si vonesa por edhe pengesa në rrugën e Kosovës për integrimin në Bashkimin Evropian.


Jahjaga mori Raportin e Progresit Raporti_1

Unë, Presidentja e Republikës së Kosovës, e vlerësoj Raportin e Progresit duke e parë si një dokument bazë, nëpërmjet të cilit, në rrugën e ndërtimit të shtetit, të zhvillimit të demokracisë, të përparimit ekonomik, ne si vend dhe si popull, jemi të drejtuar e të ndihmuar në arritjen e standardeve evropiane.

Kosova dhe të gjithë qytetarët e saj pa dallim, janë përcaktuar për rrugën e integrimeve euroatlantike, që e përcakton të ardhmen tonë. Ky është konsensusi i përgjithshme i të gjitha komuniteteve kombëtare, fetare, gjinore apo të tjera, dhe këtu pikërisht shprehet përkushtimi dhe uniteti ynë në përparimin tonë të përgjithshëm.

E përshëndes nismën e dialogut për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit tim, si një përkushtim se Kosova dhe populli i saj, si pjesë e civilizimit evropian, nuk janë të izoluar dhe se rinia e Kosovës ashtu si edhe rinia e gjithë Evropës, mund të lëvizë lirshëm, të komunikojë, të shkollohet e të aftësohet duke qenë pjesë e rrjetit të përbashkët dhe e interakcionit.

Besoj se, në të ardhmen e afërt, do të gjendet modaliteti për marrëdhënie kontraktuale të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, që e përcakton qartë rrugën e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe në NATO.

Ky është synim i vendit tim dhe i gjithë rajonit, në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, në të cilin përfshihet vullneti i Republikës së Kosovës për t’u bërë vend anëtar i BE-së, politikat e BE-së dhe politikat e shteteve anëtare.

Procesi i pavarësisë së Republikës së Kosovës është i pakthyeshëm, që është dëshmuar si zgjidhja e vetme, si faktor paqeje dhe stabiliteti, që respekton vullnetin dhe të drejtat e liritë e të gjithë qytetarëve.

Republika e Kosovës ka dhe dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet fqinje, duke përfshirë edhe Republikën e Serbisë, në bazë të respektimit të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të secilit shtet.

E ardhmja e të gjitha vendeve të rajonit, është integrimi në Bashkimin Evropian dhe këtë e arrijmë vetëm duke e ndihmuar e jo duke e penguar njëri tjetrin.

Raporti i Progresit për Kosovën evidenton ngecje në disa fusha dhe ne, institucionet e Kosovës, marrim obligim që t’i heqim të gjitha pengesat, që janë faktuar si mospërmbushje e parimeve në zhvillimin e proceseve demokratike, të sundimit të ligjit, të lirisë së medieve, dhe sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Jahjaga mori Raportin e Progresit 13Mirel-Jahjaga13

Unë, Presidentja e Republikës së Kosovës në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, do të udhëheqë mekanizma gjithëpërfshirës për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për të ndihmuar procesin e integrimeve evropiane, me pjesëmarrjen institucionale, të ekspertëve dhe të shoqërisë civile, që janë në kuadër të punës e përpjekjeve konkrete për Kosovën vend me sundim të plotë të ligjit, me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.

Institucionet e Kosovës, tashmë kanë një plan gjithëpërfshirës, që do të konkretizohet për shtrirjen e sovranitetit dhe për zbatimin e ligjshmërisë, në gjithë territorin e vendit, duke përfshirë edhe tri komunat gjeografikisht të shtrira në veri të Kosovës.

Zgjidhja është zbatimi i Planit të Ahtisarit, që ka dhënë rezultate të mira në komunat e tjera të vendit tim, dhe mbajtja e zgjedhjeve në komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, konstituimi dhe mbajtja e zgjedhjeve edhe në komunën e Mitrovicës së Veriut, do t’u mundësonte qytetarëve të Kosovës, të nacionalitetit serb, që të zgjedhin përfaqësuesit e vet legal dhe legjitim, që të zbatohet Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës, që janë në pajtueshmëri me standardet më të larta evropiane në realizimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave kolektive të nacionaliteteve.
Kjo rrugë nuk ka alternativë, sepse nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka ndarje të Serbisë, nuk ka shkëmbim territoresh, nuk ka shpërngulje të popullsisë.


Ky asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është vizion evropian.

Unë Presidentja e Kosovës, shpreh qëndrimin tim se jam kundër Ahtisarit Plus, kundër administrimit ndërkombëtar të tri komunave të Kosovës, sepse kjo nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit, do të nxiste pabarazi dhe shpërngulje të popullsisë nga një komunë në komunën tjetër.

Qytetarët e Kosovës, i kanë të drejtat e barabarta, pavarësisht në cilën komunë jetojnë, sepse Republika e Kosovës, e ndërtuar si shtet qytetar, ua garanton liritë dhe të drejtat e barabarta të gjithëve, pa marrë parasysh cilës etni, cilit besim, cilës racë dhe cilës gjini i përkasin.

Zotëri Mirel, ju faleminderit për paraqitjen dhe dorëzimin e Raportit të Progresit, si një dokument që vendi im e pret si një normë dhe një fakt, në detyrat që duhet përmbushur dhe si një dëshmi që Kosova është në agjendën evropiane.

Unë Presidentja e vendit do t’i adresohem opinionit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës në periudhat e rregullta të vlerësimit të arritjeve tona dhe të përmbushjes së standardeve sipas këtij raporti.
Pier Mirel: Unë kisha privilegjin dhe kënaqësinë që t’ia dorëzoj Presidentes Raportin e Progresit.
Unë mendoj që ne u pajtuam për një numër te madh sektorësh apo çështjesh, tani që korniza ligjore është vendosur kryesisht, se institucionet janë krijuar, dhe ne përmendëm në veçanti gjyqësorin, me krijimin e Këshillit Gjyqësor, Prokurorinë, emërimin e gjyqtareve, kornizën ligjore, ligjin për mbrojtjen e dëshmitareve i cili ishte miratuar së fundmi, që strukturat e përgjithshme dhe korniza ligjore, të gjitha janë në vend.
Tani, çfarë unë mendoj që qytetaret do të duhej të kërkonin, do të ishte që sistemi gjyqësor dhe gjykatat të punojnë në mënyre efektive dhe sigurisht kjo do të jetë ajo për të cilën ne do të raportojmë vitin e ardhshëm, duke shikuar se si gjykatat do të kenë punuar.
Por, ne tashmë kemi parë zhvillime, duke përfshirë çështje të rëndësishme të korrupsionit dhe krimit, të cilat janë hapur së bashku nga autoritetet gjyqësore dhe EULEX-i. Unë do të doja të përkujtoj se rreth 350 hetime janë duke u zhvilluar tani për tani dhe rreth 250 vendime janë marrë gjatë dy viteve të kaluara. Po shihet që ka përparim dhe ne patjetër do të kërkojmë për më shumë në muajin e ardhshëm.
Presidentja e ndau me mua vizionin e saj për Kosovën, dhe unë nuk mund që të mos pajtohem me ju kur ju thoni që të gjitha komunitetet, çfarëdo qofshin ato, kudo që jetojnë, dhe të gjitha shtetet e kanë sigurisht një element të rëndësishëm të përbashkët, dhe kjo është agjenda për integrim evropian, dhe të gjitha shtetet në rajon janë duke kërkuar që t’i bashkohen BE-së. Kjo përfshin të gjitha komunitetet, qofshin ata duke jetuar në pjesën veriore, jugore, lindore apo perëndimore të shtetit dhe mendoj që ky është një element i rëndësishëm që është domethënës që të gjitha komunitetet të ndihmojnë të lëvizet në drejtim të reformave të nevojshme.
Duke kaluar në një pikë tjetër të rëndësishme që komisionari Füle e nënvizoi shumë kur ai e hapi parlamentin dje, përfshirë kompletimin rajonal që çon në pajtim, pas kaq shumë luftërave, pas mijëra njerëzve që u detyruan të largohen nga shteti, shumë refugjatë, etj. Një numër prej tyre janë duke jetuar në qendra kolektive.
Ka ardhur koha të kthehet faqja dhe të kthehet faqja duke punuar së bashku në projekte të përbashkëta dhe sigurisht që integrimi evropian është një vizion dhe projekt i përbashkët i shteteve në rajon dhe ne mendojmë që duke filluar me dialogun për liberalizimin e vizave është merituar nga Kosova, por ne sigurisht që në njërën anë të ndihmojmë duke u siguruar se reformat e mëtejshme do të miratohen dhe zbatohen dhe do të ndihmojë në pajtimin duke i lejuar njerëzit të lëvizin lirisht.
Siç sapo thashë unë dhe mendoj që u pajtuam për këtë, reformat ne gjyqësor, në fushën ekonomike apo çfarëdo qoftë janë para së gjithash për qytetaret e vendit, pavarësisht lokacionit të tyre gjeografik dhe ato gjithashtu ndihmojnë për t’ju afruar Brukselit, dhe ky ishte vizioni i përbashkët që ne diskutuam me Presidenten.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi