Jorgo Telo:MONOLOG PËR DRITËRONË
Faqja 1 e 1
Jorgo Telo:MONOLOG PËR DRITËRONË
Jorgo Telo:MONOLOG PËR DRITËRONË
(Dedikim në 80-vjetorin e lindjes)
Po, Dritëro, i tillë qenkërkam dhe unë;
Të të ndiqja kudo… dishepull hap pas hapi.
Qysh kur isha i ri, më ke hapur punë;
Herë ecja qetë, herë merrja vrapin…
Eh, sikur ta dije, ç’më hodhe në shpirt…!
Dashuri për njerëzit, bëmat, historinë,
Respektin për jetën, tokën që na rrit,
Ëndjen për natyrën e gjithçka merr frymë.
Në qytetin tim, kur ishe gjimnazist,
Lëçitja abetaren unë në Zagori…
Qe koha kur vrulltas iu sule poezisë
Me aromë balte, me zjarrmim në gji.
Kur dole ti në rrugë me rioshët vargje
Me shkop e cingël lozja me vërsnikët.
Kur të parat hapa hodhe në asfalt e lagje,
Ende s’po ia gjeja poezisë “çikrikët”…
E në zhurma erërash ti përhodhe veten.
Kalove në shtigje malesh, trotuaresh.
Nuk na ra në dorë… pate ca siklete…
Në “Mesditë” u ngjite me vargje krenare.
Lëre kur na fale “Shkëlqimin e Zylos”…
Dhe unë zhgarravita humor e satirë…
Tash po qesh me vete aty pranë Drinos;
Sapo kujtoj Zylot, Demkët si lëtyrë…
Dhe kur fjala jote e gdhendte mirë gurin
Ta përpija, poet, çdo varg e çdo rrokje.
Ne jemi prej toke e jo prej Mërkurit
Kësisoj dhe vargjet kanë aromë toke...
Monument më vete “Nëna Shqipëri”
Shkrive nëpër vargje një goxha talent.
I këndove Shqipes, siç e deshe Ti;
E lartove Nënën, me një barrë lezet.
E di, do më thonë: “Ç’e do komunistin!”
Atë plakarush tash s’e pyet kush.
Me plot zërin them: Unë nderoj poetin,
Një njeri që zemrën e ka ende prush.
Të nderoj, se njohe sakaqher’ ndryshimin…
Të nderoj, se shkrove, siç Të foli zemra…
Të nderoj, se rrekesh për demokratizimin,
Të nderoj, se kurrë nuk të zbehet kënga…
Se je të parët përqafues të ndryshimit
Se i dhe lexuesit dhe “Arkën e Djallit”.
Turli personazhesh tek ty hynin – dilnin…
Dhe ne midis tyre shihnim mendimtarin…
S’e ka prurë rasti të të njoh nga afër.
Një autograf nuk ta kam kujtim.
Edhe kur ke ardhë mik në Gjirokastër
Tejet i ligështuar s’pata mundësi…
E të mbaj si idhull, gati shëmbëlltyrë.
Dhe në ndërrim klime tek ne gjithandej.
Kur në zemrën time bash siç je ke hyrë,
Ndaj nuk do ketë gjasa që “fletën” ta kthej.
Me vite të tëra kam përcjellë dije
Me nxënës qëndroja në librat e tua.
Ndaj nuk ka se si të shfaqem hafije.
Ti në Panteon zë vend i nderuar.
Më pëlqen, poet, përkushtimi juaj
Në jetën e vendit; s’jeni sehirtar.
Me hallet e vendit, si të gjithën vuan
Sa herë, kur lypset, logjikën përshpall…
Shikoj foton tënde, shoh librat në rafte,
Më përcillet zëri i Gjebresë e Jonidës.
Vargjet jetësorë për vete i mbajte;
Ndihem brenda tyre serbes edhe tinës.
Ndihem brënda këngës, më rrok mallëngjimi.
Koha bën të vetën na hedh moshë mbi supe.
Kurrsesi nuk mundem ta ndal këngërimin;
Te kjo këngë, poet, më lejo të strukem…!
Gjirokastër, 01.04.2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi