Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:MË JEP FAQEN SE PLASA!

Shko poshtë

Vullnet Mato:MË JEP FAQEN SE PLASA! Empty Vullnet Mato:MË JEP FAQEN SE PLASA!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 13, 2011 10:10 pm

Vullnet Mato:MË JEP FAQEN SE PLASA! 311752_1969228681562_1568334934_31462905_595311425_nVullnet Mato:MË JEP FAQEN SE PLASA! 273461_1568334934_1551442048_n

Vullnet Mato

MË JEP FAQEN SE PLASA!

“-Më jep faqen se plasa!
-Jo se na sheh bab’ Hasa!”(Popullore)

Vërtetë ajo dashuri ishte me siklet,
kur vajza s’e jepte faqen për kiamet,
por dhe dashuria e sotme ka minus,
që të lejon të pish menjëherë në pus.

Nëse do të arrihej qielli menjëherë,
disa njerëz Tokën do e kishin dhjerë,
do të bënin dashuri në çdo planet,
do linin me barrë dhe hënën vetë.

Do mbushej kozmosi me satelitë,
Do pengohej dielli të hidhte dritë.
Dhe në mizërinë me satelitë kopila,
S’do dihej ati, biri, nëna dhe bija

Shyqyr nuk fluturon djali si zog,
që të përgjigjet para vajzës në tokë.
Se po kaloi pragun e qejf venusit,
koka i lidhet padashur te litari i pusit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi