Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kozeta Zavalani:Migjenit në 100 vjetor

Shko poshtë

Kozeta Zavalani:Migjenit në 100 vjetor Empty Kozeta Zavalani:Migjenit në 100 vjetor

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 13, 2011 10:36 pm

Kozeta Zavalani:Migjenit në 100 vjetor 273450_1140048738_1428937257_nKozeta Zavalani:Migjenit në 100 vjetor Migjeni001

Kozeta Zavalani:Migjenit në 100 vjetor

Gjethet këpusin fundin e stinës
me llërët e zhveshura të drurëve;
13 Tetor.

Stina me duart e portës se shpirtit,
këput gjethe klorofili nga hapësira,
për 100 vjetët e jetës së mohuar,
aty, ku vetulla e dritës në breg horizonti
nga dielli është harruar.
Dhe shfaqesh ti, 27 vjeçar,
me vargje,
mjerimin botës ia vesh në ar…

Tek këndon këngën që s’këputet
mallkon fatet,
që njerëzimit ditët ia helmuan
e dëshirat për jetën,
të gjitha ia gozhduan.

Tek këndon këngët e pakëndueme
mbi mjerimin e foshnjës,
që në vend të buzëqeshjes,
si stoli të kobshme,
mbërthen hijen e vdekjes.

E ballada qytetëse
spërkat petale ylberesh
nga qerpikët e yjeve,
mbi poemën e mjerimit.

Qirinj trëndafili shuan nata
e lind bijtë e shekullit të ri,
që me grushtin e protestës,
ëndërrojnë botën e re, përsëri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi