Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi e quan lajm të mirë fillimin e dialogut për vizat

Shko poshtë

Thaçi e quan lajm të mirë fillimin e dialogut për vizat Empty Thaçi e quan lajm të mirë fillimin e dialogut për vizat

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 13, 2011 11:35 pm


Thaçi e quan lajm të mirë fillimin e dialogut për vizat

Thaçi e quan lajm të mirë fillimin e dialogut për vizat MQ_42__13.10

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën, vendimin e Komisionit Evropian (KE) për hapjen e dialogut për liberalizimin e vizave.

Thaçi, në fjalën e hapjes në mbledhjen e 42 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, tha se lajmi i lansimit të dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën, është sukses i shtetit të ri të Kosovës, dhe meritë e institucioneve të Republikës së Kosovës, të vizionit evropian për ndërtimin e Kosovës së re, demokratike dhe evropiane.

“Kjo dhe progresi që do të arrihet, paraqesin një avancim të procesit të integrimit evropian dhe njohje të punës që është bërë nga Qeveria e Republikës së Kosovës në këtë drejtim. Dëshiroj të falënderoj gjithë aktorët institucionalë, institucionet qendrore, ministritë përkatëse, nivelin komunal, shoqërinë civile, mediet për kontributin e dhënë. Qeveria është e vendosur të vazhdojë edhe më fuqimisht përmbushjen në një afat rekord të gjitha parakushteve në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Duke e mirëpritur publikimin e Raportit të Progresit për vitin 2011, kryeministri Thaçi tha se raporti në fjalë shënon një moment të ri për intensifikimin e reformave strukturore drejt Bashkimit Evropian. Kryeministri Thaçi u zotua që deri në fund të këtij viti, Qeveria të miratojë planin e rishikuar të veprimit për Partneritet Evropian.

Duke njohur nevojën për ndërtimin e konsensusit të gjerë politik e shoqëror, kryeministri Thaçi tha se institucionet e Kosovës do të themelojnë Këshillin Kombëtar për Integrime Evropiane, me qëllim të hartimit të strategjisë afatgjate për integrim të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. Ndër të tjera, prioritet i Qeverisë, theksoi kryeministri Thaçi, do të mbetet sundimi i rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit tonë, në mënyrë që të ndërtohet Kosova evropiane.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe një fond prej 1 milion euro për investime në komunat veriore të Republikës së Kosovës. Fondi është ndarë nga rezervat e paparashikuara të buxhetit, ndërsa do të kalojë në një llogari të veçantë.

Po ashtu, është miratuar edhe projektligji për Lojërat e Fatit, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-17 për Shërbime Sociale dhe Familjare, Strategjia dhe Plani i veprimit për parandalimin dhe eliminimin e Punës së Fëmijëve në Kosovë 2011-2016, propozim-vendimi për miratimin e Dokumentit mbi organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në mbledhje, është miratuar edhe vendimi për targat, që obligon të gjithë pronarët e automjeteve me targa të vjetra të ish-Jugosllavisë, që t’i regjistrojnë ato me targat “KS” apo “RKS”. Pos kësaj, kabineti miratoi edhe kërkesën e komunës së Prishtinës që pronari i Qendrës Kardio-Kirurgjike, ta shfrytëzojë tokën për 30 vjet, e jo 10 sa ishte më herët.

Me një vendim tjetër, kabineti emëroi me mandat tre vjeçar Jusuf Preniqin sekretar të përgjithshëm të Ministrisë së Diasporës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi