Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flet Naltësia e tij Princi Leka Zogu:Shqiptarët nuk duhet të mbesin të ndarë

Shko poshtë

Flet Naltësia e tij Princi Leka Zogu:Shqiptarët nuk duhet të mbesin të ndarë Empty Flet Naltësia e tij Princi Leka Zogu:Shqiptarët nuk duhet të mbesin të ndarë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 14, 2011 9:46 pm



Shqiptarët nuk duhet të mbesin të ndarë

Intervista me Naltësinë e tij Princin Leka Zogu
Flet Naltësia e tij Princi Leka Zogu:Shqiptarët nuk duhet të mbesin të ndarë Princi-Leka

Leka Zogu: Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e konceptit të Familjes Mbretërore

Mitrovica
Ne duhet të sigurojmë që Veriu i Kosovës, sidomos Mitrovica, të jetë me bazë ekonomike të zhvilluar, të gjitha burimet natyrore xehet, uji, etj. të përdoren drejt dhe nga të gjithë. Lidhur me këtë duhet të jemi shumë të qartë edhe me ndërkombëtarët, ne shqiptarët nuk duhet të dorëzohemi, të hezitojmë, por të angazhohemi për të drejtat tona.

Dasma
E kamë dëgjuar sugjerimin, ishte diku edhe në facebook për një mundësi që dasmën ta bëj në Kosovë. Pse jo, ne akoma nuk kemi caktuar një datë, por do të jetë krejt e natyrshme që edhe unë të bëj një aktivitet modest këtu. Kamë marrë shumë vërejtje që nuk kam marrë një nuse nga Kosova, por origjina e nuses sime është nga një fshat i Përmetit me emrin Kosovë, dhe kur diskutoj me kosovarët iu them se e kam ngatërruar për shkak të fshatit

Flet Naltësia e tij Princi Leka Zogu:Shqiptarët nuk duhet të mbesin të ndarë Princi-leka
Edhe Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e konceptit të Familjes Mbretërore. Që në kohën e Mbretërisë, një pjesë e mirë e politikës ka qenë e lidhur direkt me Kosovën.

I qetë, me gjestikulime të lehta, të lë përshtypje se është i përmbajtur, por edhe konfident. mirëpo asnjëherë me teprim - i veshur me një arueol prej aristokrati të trashëguar edhe gjenetikisht, edhe pse i vetëdijshëm për peshën e fjalës dhe të veprimeve të tij, nuk i lë vend hezitimit për t’ia amortizuar konstatimet, të cilat i thotë me bindje. Theksi i shqipes që flet zbulon të kaluarën e tij jashtë atdheut, por togfjalëshin e saj e ka të pasur, ky është Naltësia e tij Princi Leka, mbreti i ardhshëm i shqiptarëve, që erdhi për ta vizituar Kosovën dhe na nderoi me vizitë edhe në redaksinë tonë. Shfrytëzuam rastin për ta bërë një bisedë me të.
“Bota sot”: Në aspektin politik, por edhe kulturor, si mendoni se perceptohet Mbretëria Shqiptare, konkretisht Familja Mbretërore ndër shqiptarët e Kosovës sot, a keni mendim se pranohet ajo, sa është e njohur, a ka ende keqinterpretime apo keqkuptime?
Princi Leka Zogu: Edhe Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e konceptit të Familjes Mbretërore. Që në kohën e Mbretërisë, një pjesë e mirë e politikës ka qenë e lidhur direkt me Kosovën, duke përfshirë edhe anëtarët e qeverisë, prefekturat e Dibrës, të Kukësit e të tjera kanë qenë gjithmonë me kosovarët. Në aspektin tjetër konflikti në Kosovë përfshin edhe gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë etnike, është i pandarë, jemi një komb edhe pse kufijtë sot na ndajnë, ne duhet të gjejmë të gjitha mundësitë që të bashkojmë shqiptarët nëpërmjet programeve ekonomike, sociale dhe kulturore. Besoj se kultura është njëra nga bazat e çështjes kombëtare dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë të jemi pranë çështjes së Kosovës, duke e mbështetur Qeverinë e Kosovës, si dhe institucionet e saj.


Flet Naltësia e tij Princi Leka Zogu:Shqiptarët nuk duhet të mbesin të ndarë A_285Flet Naltësia e tij Princi Leka Zogu:Shqiptarët nuk duhet të mbesin të ndarë Martohet_princi_i_shqiptareve__1
“Bota sot”: A ju perceptojnë si të tillë shqiptarët në Kosovë, a keni vërejtur në të kaluarën nga shkrimet, analizat që keni lexuar, se ka keqkuptime, keqinterpretime për historinë, ta zëmë në kohën e komunizmit, lidhur me Mbretërinë?
Princi Leka Zogu: Gjithmonë ka pasur një element ndikimi politik nga ideologjitë e huaja ndaj familjes Mbretërore si në Shqipëri, besoj edhe në Kosovë. Ne i kemi parë qëndrimet, por nuk duhet të paragjykohet, po të gjykohet nga aktivitetet bazuar mbi arkivat dhe faktet. Nuk mund të qëndrojmë mbi interesat momentale të një brezi ose sektori tjetër. Në këtë drejtim tanimë janë bërë disa publikime, duke filluar me publikimet e shkrimeve të Mbretit Zog. Kemi krijuar edhe disa institucione që janë bashkimi i historianëve ndërkombëtarë, besoni se ndërkombëtarët kanë të gjitha mjetet për të gjykuar drejtë lidhur me këtë.
“Bota st”: Që të dyja: politika zyrtare në Tiranë, politika zyrtare në Prishtinë, mund të konstatohet se bëjnë diçka sa i përket afrimit, bashkëpunimit të Kosovës dhe Shqipërisë në sfera të ndryshme, si i vlerësoni këto qasje?
Princi Leka Zogu: Kam besimin se ekonomia jonë duhet të forcohet, çështja kombëtare mund të jetë flamur mbi të gjitha sferat, por duhet të jetë e lidhur pikërisht me ekonominë, një ekonomi kombëtare është e domosdoshme. Kështu, ta zëmë, unë nuk besoj që Kosova ka nevojë për shumë ambasada, as Shqipëria t’i ketë kaq, mund të bëhen kombinime e bashkëpunime diplomatike. Pse të mos e ulim koston, njëkohësisht të gjejmë mekanizma të afrimit të shqiptarëve dhe të rritjes së efikasitetit në diplomaci. Shqiptarët nuk duhet të mbesin të ndarë. Ne dëshirojmë të hyjmë në BE, BE-ja është një bashkim i gjithë Evropës, por ne nuk mund të hyjmë në BE në qoftë se shqiptarët janë të përçarë.
“Bota sot”: Veriu i Kosovës është njëri prej problemeve më të mëdhenj jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan, bëjnë politikë të mirë politikanët zyrtarë aktualisht, çfarë është qasja e ndërkombëtarëve dhe çfarë do të ishte një zgjidhje e mirë për këtë problem?


Flet Naltësia e tij Princi Leka Zogu:Shqiptarët nuk duhet të mbesin të ndarë Martohet_princi_i_shqiptareve_Flet Naltësia e tij Princi Leka Zogu:Shqiptarët nuk duhet të mbesin të ndarë Martohet_princi_i_shqiptareve_
Princi Leka Zogu: Për këtë duhet të kemi një vizion që t’i sigurojmë mirë e gjithanshëm të gjitha doganat, kufirin dhe sigurimin e shtetit të Kosovës, duke mbrojtur gjithë qytetarët e saj, shqiptarët e serbët. Ne duhet të sigurojmë që Veriu i Kosovës, sidomos Mitrovica, të jenë me bazë ekonomike të zhvilluar, të gjitha burimet natyrore, xehet, uji, etj. të përdoren drejt dhe nga të gjithë. Lidhur me këtë, duhet të jemi shumë të qartë edhe me ndërkombëtarët, ne shqiptarët nuk duhet të dorëzohemi, të hezitojmë, por të bisedojmë, të angazhohemi për të drejtat tona.
“Bota sot”: Në Shqipëri do të bëhet regjistrimi i popullsisë dhe qytetarët do të pyeten të deklarohen për përkatësinë e tyre fetare dhe kombësinë, ka mendime dhe qasje të ndryshme për vlerësimin e kësaj risie, vlerësoni se kjo është në rregull?
Princi Leka Zogu: Kam pasur kontakt me Aleancën e Kuq e Zi, kam pasur kontakt edhe me Shpëtim Idrizin dhe kemi diskutuar e analizuar këtë çështje, frika më e madhe është keqpërdorimi i çështjes dhe grupimet që duan të shquhen, ka njëfarë kompleksi dhe droje të ndarjes. Është shumë me rëndësi që të fokusohemi, të sigurojmë identitetin, përforcimin e ekonomisë, të mos lejojmë grupimet e vogla të krijojnë përçarje e konflikte të bazuara në regjistrimin e popullsisë. Janë edhe shtetet e tjera që duan të përfitojnë nga interesat e ngushta të kësaj natyre. Një familje nga një lloj presioni, mbase ekonomik që mund të bëhet nga jashtë, mund të bije nën këto ndikime. Por ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodh brenda disa vjetëve, ta zëmë të sigurojmë që të largojmë interesat e huaja të kësaj natyre. Në këtë aspekt duhet të investojmë para se këtë ta bëjë dikush tjetër, sidomos në sektorit privat, ta kemi edhe një aeroport, Saranda është gjashtë orë larg Tiranës. Mirëpo në momentin e parë që të krijohet një aeroport, investitorët do të shkojnë në Sarandë shpejt, do të investojnë projekte 100-milionëshe dhe përfitimet financiare dhe nacionale do të vijnë pandalshëm.
“Bota sot”: Keni prirje për të analizuar politikisht, duke pasur parasysh familjen, traditën popullaritetin, duam t’ju pyesim, a keni ambicie të involvoheni në politike konkretisht në ndonjë parti?


Flet Naltësia e tij Princi Leka Zogu:Shqiptarët nuk duhet të mbesin të ndarë Martohet_princi_i_shqiptareve__4
Princi Leka Zogu: Nuk besoj se Familja Mbretërore do të përfshihet në një parti politike të caktuar, ne jemi të përfshirë në politikën kombëtare. Unë do të vazhdoj gjithmonë të jem pjesë e politikës, jam në një kohë dhe në një moshë të caktuar, por në të ardhmen besoj se do të kem më shumë hapësirë, të jem më shumë i integruar në politikën shqiptare gjithsesi edhe në Kosovë. Por, jemi në një situatë ku Shqipëria sot është një Republikë si dhe Kosova, ne duhet të gjejmë një balancë midis Mbretërisë dhe Republikës, të përdoret Mbretëria Shqiptare si një mjet në aspektet kulturor, social, politik, ekonomik, kjo do të ishte në dobi të shteteve tona dhe të çështjes kombëtare përgjithësisht.
“Bota sot”: Mendoni se Kosova po bën sa duhet sa u përket njohjeve?
Princi Leka Zogu: Nuk është vetëm Kosova që merret me këtë çështje, por janë edhe të tjerët. Gjatë kohës që ne kemi qenë bashkë me zotin Basha, kemi punuar, mund të them 80 për qind e punës sonë ka qenë vetëm për Kosovën, dhe të mirën e saj, por nuk mjafton asnjëherë derisa nuk arrijmë numrin e caktuar. Vlerësoj shumë kontributin e politikanëve për punën që po bëjnë.
“Bota sot”: Sa u përket vizitave tuaja të shpeshta në universitete, si e vlerësoni intensitetin e bashkëpunimit gjithëkombëtar të studentëve tanë?
Princi Leka Zogu: Unë jam duke e mbështetur këtë ide, bashkimin ekonomik të shqiptarëve, pikërisht zotit Pacolli lidhur me këtë duket se i shkon përdore të bëjë më shumë, në të njëjtën kohë idetë e ndërlidhjeve të universiteteve shqiptare janë mjaft aktive, por kjo nuk është e mjaftueshme. Ne kemi një popullsi në Kosovë mbi 50 për qind nën moshën 30-vjeçare, si edhe në Shqipëri. Ky është një tregues se ne në duar kemi pasuri dhe fleksibilitet kulturor dhe ekonomik.


“Bota sot”: Kemi dëgjuar kohë më parë një propozim nga një subjekt politik këtu në Kosovë, i cili ju sugjeron që Ju, tani i fejuar, martesën ta bëni në Prishtinë, a keni dëgjuar për këtë, çfarë mendoni?
Princi Leka Zogu: E kamë dëgjuar këtë sugjerim ishte diku edhe në facebook për një mundësi për dasmë në Kosovë. Pse jo, ne akoma nuk kemi caktuar një datë, por do të jetë krejt e natyrshme që edhe unë të bëj një aktivitet modest. Kam marrë shumë vërejtje që nuk kam marrë një nuse nga Kosova, por origjina e nuses sime është nga një fshat i Përmetit me emrin Kosovë, dhe kur diskutoj me kosovarët iu them se e kam ngatërruar për shkak të fshatit. Sa herë që vizitoj Kosovën ndjehem krenar, është një relaksim që ndiej këtu në Kosovë.
“Bota sot”: Ka dallime, vëren dallime ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës?
Princi Leka Zogu: Nuk kemi dallime. Edhe në qoftë se shikoni politikën e Kosovës sot në shumë drejtime ngjan shumë me atë të Shqipërisë, problemi është që Kosova të mos i bëjë të njëjtat gabime që janë bërë në Shqipëri. Ne kemi një rast të mirë të synojmë që Kosova të bëjë një politikë reale, politikë nuk është vetëm ajo e parlamentit, por ajo e pushtetit lokal. Të bëhet një rrugë aty ku është nevoja, një kënd të rinovohet, një rrugë ndryshon jetën e një personi, çdo mungesë e resurseve njerëzore është mangësi e jashtëzakonshme që kemi në përgjithësi. Sot në Maqedoni më pak se 10 për qind të ekonomisë e shfrytëzojnë shqiptarët, më pak se 14 e territorit të Maqedonisë është në duart e shqiptarëve, por në të njëjtën kohë parashikimet e rritjes së popullsisë shqiptare tregojnë se do të kalojnë mbi 50 për qind në 25-50 vjetët e ardhshme. Ky është një tregues se çfarëdo përçarjeje e shqiptarëve të Maqedonisë nuk është fare në interesin tonë, përkundrazi. Ne shqiptarët duhet të jemi integrues, atë 10 për qind të ekonomisë që e kemi atje duhet ta bëjmë 50 për qind. Nuk kemi pse të bëjmë një filozofi të ndarjeve e të përçarjeve, kur vetë integrimi i shqiptarëve do të thotë që Maqedonia do të jetë pjesë e rajonit, pjesë e Evropës.
“Bota sot”: Vlera e tolerancës, sa i përket çështjes fetare, ka pulsuar vazhdimisht si në Kosovë, në Shqipëri e gjithandej ndër shqiptarët. A vëreni se tani ka indicie që kjo tolerancë, kjo balancë, po rrezikohet?
Princi Leka Zogu: I kamë përcjellë zhvillimet në tubimet në rrugë që janë bërë në Kosovë. Dëgjoni, shikoni së pari familjen time. Gjyshja ime ka qenë katolike, nusja ime është ortodokse, babai im është mysliman nga një familje bektashi, nëna ime ka qenë anglikane, në këtë aspekt unë jam shumë mendjehapur dhe nga ajo që di dhe shoh nuk besoj që ndikimet fetare me preferenca jo të mira mund të kenë një influencë negative në Shqipëri, as edhe në Kosovë. Ne duhet të kemi më shumë kujdes në këtë aspekt, sepse është vënë në dyshim imazhi i Kosovës. Me këtë imazh mund të luhet shumë. Serbët kanë luajtur shumë me këtë kartë. Mendoj se feja duhet të jetë më shumë një çështje personale, kështu është tek unë, dhe unë besoj te Zoti.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi