Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kapen shqiptarët, 14 orë mbi rrotat e kamionit

Shko poshtë

Kapen shqiptarët, 14 orë mbi rrotat e kamionit  Empty Kapen shqiptarët, 14 orë mbi rrotat e kamionit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 15, 2011 10:45 am

Kapen shqiptarët, 14 orë mbi rrotat e kamionit
14.10.2011,
Kapen shqiptarët, 14 orë mbi rrotat e kamionit  Shqiptaret-poshtkamionit

Plot 14 orë mbi rrotat e kamionit dhe si përfundim kanë rënë në duart e policisë. Kjo u ka ndodhur nëntë shqiptarëve të cilët u përpoqën të kalonin ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Shqiptarët janë ndaluar nga policia britanike teksa po tentonin të futeshin si klandestinë. Lajmi është publikuar në faqen online të lajmeve të komunës së Gateshead, ku është botuar edhe fotoja e 9 shqiptarëve të futur në një ndarje sekrete të një makine të tonazhit të lartë.

Sipas mediave britanike, shqiptarët ishin fshehur mes një ndarjeje të ngushtë të një mauneje që po transportonte mobilje të firmës Ikea, nga Rumania drejt qytetit britanik Gateshead, në veri lindje të Anglisë.

Aventura e klandestunëve, që mediat i cilësojnë më kombësi shqiptare ka zgjatur plot 14 orë. Më pas ata janë kapur nga policia kufitare kundër emigracionit, në portin e North East. Gjatë një kontrolli të imët, citon agjencia online e lajmeve Chronicle, janë përdorur pajisjet e fundit teknologjike, të cilat kanë çuar dhe në zbulimin e vendndodhjes së klandestinëve.

Pasi janë marrë në pyetje, klandestinët janë kthyer në Holandë, nga ku besohet se kanë ardhur. Maunia, ishte nisur, javën e kaluar, nga Bukureshti i Rumanisë, për të kaluar më pas në Amsterdam nga ku besohet se kanë hipur dhe shqiptarët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi