Drews kërkon heqjen e pakushte të barrikadave
Drews kërkon heqjen e pakushte të barrikadave
Drews kërkon heqjen e pakushte të barrikadave
Publikuar: 15.10.2011 - 13:14
Prishtinë, 15 tetor (E plotësuar) - Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews ka kërkuar nga përfaqësuesit serbë të veriut të vendit, me të cilët ka biseduar gjatë ditës së shtunë në kampin Nothing Hill afër Leposaviqit, që pa kurrfarë kushtesh të heqin të gjitha barrikadat që i kanë vënë nëpër rrugë.
Sipas agjencisë serbe Tanjug, Drews ka theksuar se pret heqjen e bllokadave të rrugëve në mënyrë që të sigurohet që njerëzit, ndihma e shpejtë, EULEX-i dhe KFOR-i të lëvizin të lirë nëpër rrugët që shpien për në Bërnjak dhe në Jarinje.
Barrikadat, Drews kërkon mënjanimin deri të hënën
Pavarësisht kërkesës së EULEX-it dhe KFOR-it që serbët lokalë t’i largojnë barrikadat e vendosura në veri të vendit, ato ende vazhdojnë të jenë të pranishme.
Autoritetet e rendit në Mitrovicë thonë së deri më tash nuk kanë vërejtur ndonjë indikacion që serbët do të bëjnë vetë zhbllokimin e rrugëve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha për radion Evropa e Lirë se “serbët jo që nuk kanë larguar barrikadat por ata kanë bllokuar edhe një nga rrugët e veriut”.
“Ne kemi pasur edhe vendosje të disa kontejnerëve të mbeturinave në udhëkryqin e rrugës “Mbreti Petar”, përkatësisht është rruga e cila shkon në drejtim të lagjes Kodra e Minatorëve në veri të Mitrovicës. Një drejtim i rrugës është i bllokuar, por nuk është një bllokim fiks. Kemi një grup të personave që qëndrojnë pranë këtyre barrikadave me qëllim që të shkaktojnë ndonjë incident të mundshëm me personat të cilët dëshirojnë t’i largojnë ata kontejnerë”, bëri të ditur Hoti.
Barrikada të reja janë vendosur te ish-kazerma ushtarake, nё afёrsi tё spitalit nё veri tё Mitrovicёs, dhe nё vendin e njohur si Te Berilet, ish-Jugobanka, nё rrugёn nё drejtim tё Kodrёs sё Minatorёve.
Sipas njoftimeve të pakonfirmuara, bëhet e ditur se komandanti i KFOR-it, Erhard Drews në kampin Nothing Hill është duke zhvilluar një takim me strukturat ilegale nё veri tё vendit.
Po sipas këtyre burimeve, ai në këtë takim ka kërkuar që barrikadat të hiqen deri të hënën, në të kundёrtёn KFOR do t’i heqё ato vetё.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi