Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Zbulohen” lidhjet e zyrtarëve të EULEX-it me zyrtarët e Kosovës!

Shko poshtë

“Zbulohen” lidhjet e zyrtarëve të EULEX-it me zyrtarët e Kosovës! Empty “Zbulohen” lidhjet e zyrtarëve të EULEX-it me zyrtarët e Kosovës!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 15, 2011 9:09 pm


“Zbulohen” lidhjet e zyrtarëve të EULEX-it me zyrtarët e Kosovës!


“Zbulohen” lidhjet e zyrtarëve të EULEX-it me zyrtarët e Kosovës! 15blic_1510111012_1

Beograd, 15 tetor – Shërbimi Informativ i Francës po heton lidhjet e shtetasve të saj, zyrtarë në krye të EULEX-it, me strukturat në Kosovë, shkruan sot gazeta serbe Blic.

Kjo gazetë thekson se interesim i posaçëm mbretëron për kontaktet që ka Romuel Pichard, këshilltar i shefit të misionit të EULEX-it, me individë nga qeveria e Kosovës, të cilët siç i prezanton “Blic” janë edhe anëtarë të shërbimit Informativ shqiptar SHIK, (“Blic’ bëhet ose nuk di se SHIK nuk ekziston më.)

Qark për hetimin e punës dhe të lidhjeve të zyrtarit të EULEX-it është edhe, siç e cilëson “Blic”, vrasja misterioze, në Gjermani e dëshmitarit Agim Zogaj – për mbrojtjen e të cilit ishte i ngarkuar EULEX – në procesin kundër deputetit të Kosovës Fatmir Limaj.

“Blic”, duke u thirrur, siç thotë në burimin e mirinformuar, Romuel Pichard është i lidhur ngushtë me Kadri Veselin, të cilin e prezanton si anëtar të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës (!), Xhavit Halitin nënkryetar të Kuvendit dhe Shaip Mujën këshilltar të Hashim Thaçit.

Burim i „Blic“ –it pohon se këta tre persona janë të ranguar lartë në shërbimin informativ SHIK dhe i quan ata pushtet formal e joformal të Kosovës!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi