Shqipëria ulet në tryezën e NATO-s
Faqja 1 e 1
Shqipëria ulet në tryezën e NATO-s
Shqipëria ulet në tryezën e NATO-s
Topi fton Obamën në Shqipëri. Berisha premton trupa shtesë në Afganistan
Topi fton Obamën në Shqipëri. Berisha premton trupa shtesë në Afganistan
Në ditën e dytë të Samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Shqipëria është ulur si anëtare me të drejta të plota në tryezë. Krerët e shtetit falënderuan përzemërsisht drejtuesit e Aleancës për besimin që iu dha vendit tonë. "Ndihem shumë i nderuar dhe i privilegjuar të përfaqësoj vendin tim në këtë Samit Jubilar e njëkohësisht shumë krenar që anëtarësimi i Shqipërisë kurorëzohet në këtë ditë të shënuar", u shpreh Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. "Vij këtu për të sjellë mirënjohjen, tha ai, falënderimin, miqësinë më të thellë të popullit shqiptar për Aleancën, për Ju të dashur aleatë, për Parlamentet dhe Qeveritë dhe për popujt miq të popullit shqiptar". "Në përvjetorin e 20 të shembjes së Murit të Berlinit, Shqipëria bëhet shembulli historik se si një popull, pasi përmbysi diktaturën më të ashpër dhe këputi zinxhirët e izolimit më të gjatë politik, vetëm sepse besoi në idealin e lirisë, në atë të të drejtave të njeriut dhe në kuptimin e plotë të fjalës demokraci, u bë anëtar i organizatës më të madhe, kampione të lirisë dhe të vlerave universale", vijoi Topi. "Ne ndodhemi përkrah Jush sot, sepse mbetemi, sqaroi Topi, të vendosur të përballemi dhe t‘i fitojmë sfidat tona të brendshme politike, ekonomike dhe ushtarake". "Sepse, nga sot, kontributi dhe roli aktiv e moderues i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit do të kthehet në vlerë të shtuar të investimit për paqen e stabilitetin e qëndrueshëm të tij, në mbështetjen e shtetit të ri të Kosovës dhe në shëndoshjen e frymës së bashkëpunimit dhe të politikës së fqinjësisë së mirë për një të ardhme të përbashkët euroatlantike", nënvizoi Topi. Në vlerësimin e Presidentit, ushtarakët e Forcave tona të Armatosura do të jenë, më krenarë se më parë, atje ku NATO do të luftojë për lirinë dhe demokracinë, atje ku siguria dhe paqja do të ndihem të kërcënuara, atje ku kontributi i tyre do t‘u shërbejë fitores ndaj terrorizmit global dhe pasurimit të bashkëjetesës së qytetërimeve tona. Topi u shpreh se samiti do të mbetet në histori edhe si dëshmia e mikpritjes dhe e miqësisë franko-gjermane e njëkohësisht si modeli se si dy kombe të mëdha gjetën forcën e madhe të mësonin nga e kaluara e tyre, vetëm duke besuar në të ardhmen e tyre të përbashkët, në atë të ardhme që besojnë edhe shqiptarët sot. Gjatë takimit me Presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, Topi e ftoi atë të vijë në Shqipëri. Kryeministri Sali Berisha e cilësoi anëtarësimin në NATO si ditën më të madhe dhe më të rëndësishme në të gjithë historinë tonë kombëtare, pas pavarësisë së vendit. "Aleanca e Atlantikut të Veriut, me ndërhyrjen e saj vendimtare, ishte gjithashtu shpëtimtare në dominimin e konfliktit dhe rivendosjen e paqes dhe stabilitetit në Gadishullin e Ballkanit", u shpreh Berisha. "Sot, në këtë 60-vjetor të saj, vijoi Berisha, NATO pranon si anëtar vendin tim, Shqipërinë, e cila vetëm 20 vite më parë përjetonte tiraninë më të egër që shqiptarët, por ndoshta edhe mbarë Evropa, kanë njohur në historinë e tyre". "Kombi im është një komb me rrënjë tejet të gjata. Në udhëtimin e tij shumë të vështirë, në përpjekjet e tij shekullore për liri dhe dinjitet ka provuar luftëra, pushtime, diktatura dhe copëtime të egra e të pamerituara. Historia e tij është ajo e rrëzimeve të shpeshta dhe sërish e ngritjeve të mundimshme, por mjerisht vetëm në limitet e mbijetesës", shtoi Berisha. Sipas tij, Shqipëria erdhi në vitet ‘90 si një nga tre-katër vendet më të varfra të planetit, me vetëm 204 dollarë të ardhura për frymë dhe diktatura ndërtoi tre herë më shumë bunkerë se sa apartamente banimi. "Për mua, kjo është një ditë krenarie e veçantë por, para së gjithash, dita e mirënjohjes më të thellë dhe të pakufishme ndaj jush, kombeve tuaja, Forcave tuaja të Armatosura e taksapaguesve të vendeve tuaja, që me ndihmën e tyre të gjithanshme, politike, ekonomike, financiare e ushtarake mbështetën reformat e thella e të suksesshme në Shqipëri, që bënë të mundur këtë ditë", nënvizoi Berisha. Asnjë komb, u shpreh Kryeministri, nuk ka njohur në historinë e tij një solidaritet kaq të madh, sa ç‘kemi njohur ne shqiptarët nga kombet tuaja të lira. "Një falënderim të veçantë, unë dua t‘i shpreh sot qeverisë së SHBA për krijimin e Kartës së Adriatikut 3, që u shndërrua në një proces të fuqishëm të bashkëpunimit të Shqipërisë me NATO-n dhe dy vendet mike, Kroacinë dhe Maqedoninë, si dhe anëtarësimin tonë në NATO", përfundoi Kryeministri. D.M.
Som
Dy drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar mbajtën fjalën në mbledhjen e Samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut
Presidenti dhe Kryeministri, komunikime të veçanta me median
Delegacioni shqiptar,
protagonizëm i tepruar
Përtej ngjarjes së madhe të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, u vu re edhe një lloj lufte për protagonizëm mes krerëve të shtetit. Drejtuesit e Shqipërisë nuk kanë qenë asnjëherë në formën e një delegacioni të vetëm, por më shumë në dy të tillë. Ditën e parë të samitit, në pritjen e organizuar në Strasburg, ishte vetëm Presidenti Bamir Topi, teksa Kryeministri Berisha qëndroi në Baden-Baden të Gjermanisë. Nga pala kroate, në ceremoni ishte i pranishëm Presidenti Stipe Mesiç dhe Kryeministri Ivo Sanader. Kryeministri Berisha sqaroi se kishte pasur ftesë për të shkuar në ceremoni, por për arsye të tijat personale, nuk kishte arritur të merrte pjesë. Kreu i ekzekutivit i ktheu kështu përgjigje pyetjeve të gazetarëve në Strasburg. Një tjetër moment kur u vu re dualizimi në delegacionet shqiptare ishte dalja në konferenca shtypi të ndara. Kryeministri, teksa bashkëbisedoi me gazetarët, ishte i vetëm, pa kreun e shtetit. I pyetur se pse duhet të ishin dy konferenca shtypi nga krerët e shtetit shqiptar, Berisha tha se institucionet janë të ndara, ndaj nuk kishte asnjë problem. Berisha konstatoi se në veprimet që ka kryer, nuk ka asnjë që bie ndesh me protokollin e këtyre rasteve. Menjëherë pas samitit, zyra e shtypit të Kryeministrit nxitoi të bënte publike sa më shumë takime të kreut të qeverisë shqiptare me personalitete të huaja, veçanërisht shtrëngimin e duarve me Presidentin e SHBA-ve Barak Obama. Sakaq, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, kanë pasur një takim me sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hilari Klinton. Takimi është bërë para fillimit të ditës së dytë të Samitit të Strasburgut për 60-vjetorin e NATO-s.
Kostoja
Anëtarësimi rrit detyrimet
financiare të Shqipërisë
Pranimi i Shqipërisë me të drejta të plota në Aleancën Atlantike të Veriut, NATO, është një proces që shoqërohet edhe me një faturë të vetën financiare. Kështu, fillimisht prej buxhetit të shtetit do të dalin çdo vit 700 mijë euro, të cilat paguhen si kuotë anëtarësimi në aleancë. Por kjo kuotë është e papërfillshme në raport me ndryshimet që pëson vetë buxheti i destinuar për mbrojtjen në raport me totalin e buxhetit shtetëror. Kështu, ndërsa në vitin 2005, çdo shqiptar ka paguar nga taksat e tij për mbrojtjen 32 euro, në vitin 2009, kjo shifër është bërë rreth 60 euro. Anëtarësimi kërkon në mënyrë taksative që për mbrojtjen të ndahen nga buxheti 2 për qind të së ardhurës kombëtare. E përkthyer në shifra, kjo shumë është mbi 2 miliardë lekë ose rreth 180 milionë euro në vit. Qeveria shqiptare, e vendosur të ecte me shpejtësi në rrugën e integrimit në NATO, në fakt që në vitin 2008 e ka plotësuar këtë objektiv. Ndërkohë shifrat zyrtare tregojnë se buxheti i mbrojtjes i vitit 2009, në vlerë absolute është dyfish më i lartë se ai i vitit 2005. Ndryshime të dukshme ka edhe në peshën që zënë investimet në raport me totalin e buxhetit të Dikasterit të Mbrojtjes.
Koncertet
Anëtarësimi në aleancë,
festa të ndara në Tiranë
Koncerti i parë festiv për anëtarësimin e vendit tonë në NATO u mbajt mbrëmë. Aktiviteti ishte organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe filloi në orën 18:00, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Gjatë orëve të darkës dhe më tutje, në Tiranë ushtuan tingujt e muzikës. Pranë Galerisë së Arteve, fëmijët shfrytëzuan një skenë të ndërtuar vetëm për ta. Pranë parkut "Rinia", ishte vendosur një skenë ku u organizuan karaoke, për të gjithë admiruesit e këngëve. Sakaq, sot, në orën 19:00, delegacioni i sapokthyer nga Strasburgu do të zbresë në shesh, në një atmosferë festive, për të ndarë me të gjithë qytetarët, këtë ngjarje të madhe. Zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, tha se çdo gjë është gati për ditën e nesërme, ndërkohë që gjithçka që po ndodh në samit do të ndiqet drejtpërdrejt në sheshin "Skënderbej". Pritet të organizohen një sërë evenimentesh festive, një koncert i madh me këngëtarë shqiptarë, por edhe të huaj. Ajo çka bie në sy është fakti se edhe anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut nuk bashkoi dot partitë politike në Shqipëri. Si zakonisht, festat janë kthyer në traditë të organizohen të ndara, njësoj si mitingjet.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi