Enxhi Krasniqi Bardhaj:TELEFONATA QE TRONDITI THEMELET E SHPIRTIT
Faqja 1 e 1

-tregim-
Zilja e deres tingelloje si një cicërime e ëmbël, si një kujtese dhe thirrje qe kerkonte ndihmë!Une isha futur ne boten e mendimeve të mia, si t'i tregoje Lisit se sot pas punes mora një telefonatë nga Kosova?Duart pa nderprerje benin punen e hekurosjes.Zilja me permendi dhe me shkundi nga mendime.Sikur donin te me zgjonin nga nje enderr e trishte. Me duar ne dridhje lash hekurin ne tavolin, dhe zura te ec me hapa te drojtur ne drejtim te deres.Ne dere qendronte Lisi ne pritje,ishte pak sa i lodhur nga puna.Ju hodha ne perqafim si zakonisht dhe e shtrngova.Ishte pershendetje pa fjale...por megjithatë e ngrohte.Mora nga duart e tij çanten e punes dhe e vendosa ate ne dollap. Me zerin tim te humbur e pyeta :
- Do te drekosh tani,apo do nje kafe ne fillim gjersa te arrjine Lumi dhe Era nga shkolla?
- Kthehen ne oren gjashtembedhjet si zakonisht ?-pyeti ai si i lodhur dhe duke ecur ne drejtim te kuzhines.
- Lumi do ktheht sot me heret,por Era do kthehet ne ate kohe!-u pergjigja une duke ndjekur hapat e tij.
Ne kuzhine ai filloj te merrej me automatin e kafes, ndërsa une nxirrja filxhanet nga dollapi.Gjate nxjerrjes se filxhaneve mu drodhen tuart, dhe filxhanet leshuan ca tinguj sa per te thyer qetësin, qe mbreteronte ne ato çaste.Lisi verejti gjendjen time te dritheruar,mori filxhanet nga dora ime, leshoi i vendosi ne tavolinë dhe me duart e tij te medha mori duart e mija te vogla, dhe me pyeti :
- Shpirti im!Si duket sot qenke lodhur shume ne pune,dhe paske pergatitur dreken, pastaj une te gjeta ne hekurosje!Pse shpirti im ne fillim nuk pushon.E di ti se me duhesh akoma,nuk jetojme sot per sot,me duhesh dhe ne pleqeri!...tha keto fjale dhe afroj duart e mija tek buzet e tij dhe i puthi ...pastaj afroj trupin tim thatanjak dhe e shtrengoi.Mora nje ndjenje ngrohtesia ,sikur u futa e tera ne trupin e tij dhe qendroja aty e strukur nga te gjitha atakimet dhe lodhjet e dites.Qendroja aty e strukur gjersa te gjeja menyren si ti tregoja lajmin qe mora sot.
-Jo shpirti im!Nuk ndjehem e lodhur! Ti e di se punes nuk i frikësohem!...por ...buza ime filloj te dridhej,isha ne gjenje te nje femije, qe qan kur kerkon gjirin e nenes.U permblodha.
Por!...vazhdova une me zerin tim te permbytur.Sot kur pergatisja dreken bisedova ne telefon me vellain tend, Gurin!
- Kerkoi prap lek për ilaçet e nenes!...Me thuaj sa kerkoi?!-me nderpreu me zerin e tij te prere.
- Jo!...Nuk kerko para!...Kesaj here nuk kerkoi!...Nena!Nena !...Eshte shume keq, brita une dhe ika si nje feshferime ne dhome te fjetjes.Nuk doja ta mallengjeja me shume me lotet e mi.Ai qendroi një kohë ne sallon, sikur kerkonte te mbushej me energji qe te mund te ecte deri te dhoma jone e fjetjes.
Une isha e ulur poshte ne dysheme dhe shpinen e kisha te mbeshtetur per krevat.Isha mbledhur si nje kermill qe mshefet në shtepizen e vet.Degjova se hapej dera.Ishte ai!Fytyren e kishte te mveshur me nje hije te zbehet.Me doren e tij te djathte ngriti floket tij e te dendur e me krela,jo se i kishte te gjate sepse i mbante te shkurtera,por per te qartesuar shikimin e tij.U ul ngadalë afer meje në dysheme.Leshoi krahun e tij te ngrohte mbi supet e mi.
- Zot! mendova dhe thash me vete, duke shkulur ca qime nga qilimi.Duhet te permblidhem ...Une duhet te jem ajo qe qetësoj shpirtin e tij ...Pse ndodh e kunderta??!!
Pas nje bisede te gjate, ne heshtej, pa ze dhe me krah te thyer,erdhem ne perfundim te nje vendimi, qe une te nisesha qe neser per ne Kosove.Ai nuk kishte pushime per momentin.Une kisha bere ore me teper ne punes, dhe ne grumbullim te ketyre oreve do mund te qendroja nje jave atje.
***
Ne Kosove arrita ne mbremje!Ishte e nxehte,nga perendimi rridhte akoma nje curg drite.Drita e holle e mbremjes i jepte dheut nje tejdukshmeri qe vinte ne pah nje thellesi qe s'e kishte.Çdo gur, çdo shtylle e cdo ngrehine dukej me e thelle dhe me e forte nga ç'i shihte syri gjate dites.Jo vetem kaq,por por te gjitha keto sende tani kishin nje individualitet çuditerisht te thekësuar.
Mbremja solli ndyshim dhe tek une.Isha krejt e qete,sikur isha shtrire ne jeten e pavetedijshme te natyres, dhe iu nenshtrva impulseve qe kalonin si gjurme te lehta ne trurin tim.Syte qene te perqendruar dhe te qete,por prap te rrethuar ne sfondin e tejdukshem e te mbuluar me pluhur.
Shtepia ishte si e vdekur!...Shelgu nyjemadh qendronte krejt ne vete duke spikatur prerazi murin e shtepise.Kopshti plote gjelbrim dhe lule.Aty ku rrihej nga kembezat e zbathura te femijeve ishte shendruar ne nje rere te plasaritur nga dielli dhe moskujdesi.Trendafili afer deres se shtepise ishte i mbuluar me pluhur, dhe shendrruar ne nje kaçube ferrash.
Iu afrova ngadale deres se shtepise.Ana e majte e deres se hyrjes ishte shkarravitur,lart ne kallamat e saj bente punen rrjeti i marimangave, dhe dukej si nje dere e lene anash dhe e harruar nga dore njeriu.
Nuk me bente zemra te hyja ne shtepi.Ne ate shtepi ku me pare mbreteronte gjelberimi e jeta,tani ishte shendruar ne nje shtepi trishtimi.
Qendrova tek pragu i deres.Pragu ishte ne vend.Vazhdova me hapat e mi te rende ne drejtim te dhomes se pritjes, me deshire qe te gjeja nenen.Shtyva ngadale deren qe ishte pak sa e hapur dhe hyra,syte i drejtova menjehere tek ulset qe qendronin ne pjesen e djathte te sallonit.Nena nuk ishte e ulur.Kerkova me sy ne anan e majte ne drejtim te kuzhines.As aty nuk pane syte e mi nenen.Kembet filluan te me dridhen,fuqija filloj te me leshonte, syte filluan te turbulloheshin.”O zot! ...Paska vdekur nena”!...Ishte ky mendimi qe sillej ne koken time.
Ne kuzhine mbi derrasen e punes ene te palara,mbi to insekte te vogla kishin gjetur shtepin e tyre, mbi shporetin elektrik dergjej nje tenxhere bashke me ushqimin e disa diteve me pare.
Qe te kerkoja nenen ika nga ky film i trishtuar.Nga hapat e mi me dukej se edhe dyshemje renkonte...kerkonte dhe ajo ndihme, kerkonte dore..kerkonte sy ...kerkonte perkujdesje.U afrova ngadale tek dhoma e nenes.Me nje kujdse frike hapa deren ngadale,jo qe te mos zgjoja dike ...por nga frika se nuk do gjeja askend.Dhoma ishte e erret,qe te mund te shihja ndeza llamben.Ajri i perzier me pluhur dukej tani i artë dhe i kuqrremtë.Ne nje kend te dhomes qendronte krevati i nenes,bri krevatit nje tavolin e vogel,mbi te nje llamp dhe nje gote me uje.Ca ilaçe kishin rene ne dysheme.Gjeta nene vetem te shtire ne krevat.Ishte e zbehete,si fytyra e nje te vdekuri.U afrova ngadale dhe u ula ne gjunje afer krevatit, fillova te therras:”Nene!...Nene!...Une jam Bardha”!
Ne fillim hapi syte!...por i mbylli prap ...sikur nuk donte të besonte se dikush bisedonte me te,ose mendonte se ishte ne nje enderr.Une nuk doja qe ajo ti mbyll syte,doja qe te kuptonte se dikush ishte pranë saj.
Nena,ashtu e shtrire degjonte zerin tim.Dalngadale faqet e saj te flashketa u tkuren,rrudhat u sheshuan dhe sikur u zhduken nga fytyra e saj,syte e saj te lodhur dhe te pergjumur u kthjelluan dhe me forcen e nje femije u mundua te drejtonj supet dhe te ulej.Une ashtu qe mbaja doren e saj e ulur ne gjunje prane krevatit,u ngrita dhe u ula ne krevat ne menyre qe te mbaja koken e nenes.I vendosa ngadale koken ne gjoksin tim duke e ruajtur ne çdo levizje qe te mos demtoja hijen e bukur te fytyres se saj.Lutesha me mendjen time, qe te mos leshonte frymen e fundit pa arritur Lisi.Kishim shtat vjete pa e pare.Njekohesisht lutesha qe te shihnim dhe femijet e mi,si dhe nipat e saj qe deri tani i kishim pare vetem ne fotografi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi