Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:Nga vëllimi i ri poetik: “TAKOHEMI NË QIELL”

Shko poshtë

Viktoria Xhako:Nga vëllimi i ri poetik: “TAKOHEMI NË QIELL” Empty Viktoria Xhako:Nga vëllimi i ri poetik: “TAKOHEMI NË QIELL”

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 17, 2011 12:48 am


Viktoria Xhako:Nga vëllimi i ri poetik: “TAKOHEMI NË QIELL” 275925_100000525636701_8351615_nViktoria Xhako:Nga vëllimi i ri poetik: “TAKOHEMI NË QIELL” 276025_100000745564260_1228329382_n

Viktoria Xhako:Nga vëllimi i ri poetik: “TAKOHEMI NË QIELL”
-RIPUBLIKIME-

LETËR MOTRËS.
Motrës sime të shpirtit Shyhrete Ahma.
(Alias SHPRESA BESA)

Motër!
Me erën po ta nis këtë letër,
Të të kërkoj falje për dhimbjen që të dhashë.
Lërmë tani të ta fshi lotin,
Të ta shoh buzëqeshjen,
Në të bukurën fytyrë,
Që jetës m’i dha dritë e paqe.

Motër!
Më lër të ta puth atë dorë të artë,
Që djersën e makthit ma fshiu nga balli.
Më lër ta dëgjoj zërin tënd të ngrohtë,
Që dritë e paqe jetës m’i fali.

Motër!
Më je e shtrenjtë si vetë jeta,
Më je shpirtbukur, e dashur, e thjeshtë.
Të ndiej kaq pranë, e dashur SHPRESA (Shyhrete),
Se pranë më ke qënë në gjithë këtë jetë!!!

E enjte 28 korrik 2011 ora 17:15

PRANDAJ PO VONOHEM TË TË SHKRUAJ...
(Letra e dytë motrës sime Shyhrete)

Përgjigjen vonuar pak ta kam,
E dashura motra ime,
Se kam në duar timin savan, 1)
Po qëndis në të ca yje.

Kur loznim në kopshtin me lule,
Përdore të mbaja atëherë,
“E dua të bukur savanin”, thosha,
Do më duhet në të shtatëmbëdhjetën pranverë.

I shoh edhe tani sytë e tu plot lot,
Ti ishe e vogël, fëmijë.
Savani se pse të frikësoi aq fort,
Po edhe unë më shumë nuk dija.

Një mal dashurie marr me vete,
Edhe pse pa lule, ngjyra, aromë.
Do t’ia qëndis savanit tim të bardhë,
T’i shohin engjëjt, kur të më zbulojnë.

Prandaj po vonohem të të shkruaj,
Lotët e tu peshojnë dhimbje.
Jo, jo, nuk duhet të vish këtu,
Lotët nuk mund të qëndisen.

Savanin tim po qëndis me fije pikëllimi,
Nuk kam amanet, nuk dua ngushëllim,
Pelerinën e heshtjes do marr me vete,
Të mbrohem, kur mbi mua lotët e tu do të ngrijnë.

Prandaj po vonohem të të shkruaj...

1)Qefin, çarçaf i bardhë, me të cilin, sipas ritit myslyman të varrimit, mbështjellin të vdekurin.

Viktoria Xhako:Nga vëllimi i ri poetik: “TAKOHEMI NË QIELL” 295787_292003580827161_100000525636701_1183519_158316167_n

E shtunë 13 gusht 2011 ora 14:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi