Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Demi:Mjerimi i mendjeve bllokon Shqipërinë

Shko poshtë

Përparim Demi:Mjerimi i mendjeve bllokon Shqipërinë Empty Përparim Demi:Mjerimi i mendjeve bllokon Shqipërinë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 17, 2011 1:44 pm

Mjerimi i mendjeve bllokon Shqipërinë
Përparim Demi:Mjerimi i mendjeve bllokon Shqipërinë U1_PerparimDemi

Përparim Demi

Një vend që të jetë i përparuar ka nevojë për lëndë të para, për burime njerëzore dhe burime energjetike. Të gjitha këto janë me bollëk në Shqipëri, por ajo që mungon është ndërlidhësi i tyre. Që të bësh brumin e bukës nuk mjafton te kesh vetëm miell dhe ujë, duhen dhe duar që ta ngjeshin, duhet dhe experiencë që të dish se sa dhe si ta ngjeshish. Kështu dhe puna jonë. I kemi të gjitha gjërat me bollëk, por na mungon ajo që prodhon vlerën e shtuar – faktorin njeri, shoqëri, qeveri.
Popullsia shqiptare ka gjysmën e saj jashtë kufijve, por dhe ata që kanë mbetur brenda, gati gjysma e saj është pa punë. Çfarë bën ajo – rri, pret, pi kafe, bën muhabet, kërkon nga të tjerët, shtrin dorën, kënaqet me pak. Uji tek ne rrjedh nga malet dhe derdhet në det pa u shfrytëzuar. Mineralet dhe qymyret presin nën tokë, dhe ne presim të vijë dikush t’i përdori, që pastaj të na hedhi nga një lëmoshë, nga një koskë të vogël të lëpirë nga të tjerët. Ideja është se kemi aq burime natyrore sa do na duhej dyfishi i popullsisë për t’i shfrytëzuar, prandaj është anormale që ndodhemi në këtë situatë të tragjikomike e politiko-ekonomike. Ka vënde pesëfish më të mëdha se Shqipëria e Kosova të marra së bashku dhe nuk kanë aq burime sa ne, dhe prap jetojnë ku e ku më mirë se ne, hyjnë në vëndet e pasura me mirëqënie të ngritur. Nuk do shumë mënd për të kuptuar se çfarë duhet bërë. Po të pyesish, të gjithë kanë diçka për të shtuar, për të dhënë mënd – megjithatë po në vënd mbetëm. Kur dikush merr një iniciativë, i hypin të gjithë mbi kuriz, e shkelin me këmbë, i tregojnë se sa shumë gabon, e bëjnë armik, dhe kjo punë vazhdon deri sa ai të heqi dorë fare dhe të hiki diku larg, jashtë këtij ambienti mbytës.
Shteti ! Çfarë bën shteti? Ah shteti, shteti, ky po na merr në qafë – thotë opozita, dhe bojkoton, bllokon shtetin, ekonominë, vëndin. Ndërkohë, bizneset e pista lulëzojnë si këpurdhat pas shiut, trashen politikanët, vlojnë kafenetë. S'po dalim dot nga ekonomia e tezgave dhe mejhaneve. Prapseprap, për çudi po ecën, nga pak vërtet, por ecën, më duket sikur po na shtyn dikush nga mbrapa dhe nuk po na lë të ndalojmë, ose të kthehemi mbrapsht siç jemi mësuar deri tani.
Shumë flasin për varfëri, për mjerim. Jam i sigurt se këto gjëra janë të vërteta, por kam përshtypjen se janë pasojë e një varfërie dhe mjerimi akoma më të madh, që e kemi në mëndjet tona. Ai që po na bllokon, është si një gur i rëndë që se ngrejmë dot. Nuk ecën treni pa lokomotivë, por as kjo nuk ecën pa energji. E si do eci një popull kur lokomotivën e tij e përzën jashtë ose e lë pa punë, i vë frena ose i heq rrotat, ia pret energjinë. Më duket se për frymë popullsie jemi exportuesi i parë në botë i krahut të punës dhe i mëndjes, kur kemi aq nevojë për to në vendin tonë. Anapolla kjo punë.
U boshatis vëndi nga mëndjet, prodhojmë intelegjencë për të tjerët dhe vetë mbetemi pa të. Në fakt shumë nga ata që drejtojnë janë të bindur se kanë arritur majën (janë të mënçur, bëjnë para) dhe nuk u duhet inteligjencë më tepër, bile dhe ndonjë që ka mbetur aksidentalisht u duket i tepërt, i bezdisshëm, i rrezikshëm, që duhet eliminuar sa më parë. Deri kur kështu?
Pra çfarë na mungon të bëhemi një vënd prosper, kur kemi lëndë të para me shumicë, burime energjitike dhe njerëzore me bollëk? Unë them se ... më mirë të mos e them, po jua lë lexuesve ta thonë. Populli thot një fjalë të urtë: Mëndja bën kalanë dhe mëndja bën hatanë”.
(Bukuresht, 15.10.2011)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi