Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vilkinson: Nuk kishte prova për t’i zhvilluar hetimet ndaj Limajt

Shko poshtë

Vilkinson: Nuk kishte prova për t’i zhvilluar hetimet ndaj Limajt Empty Vilkinson: Nuk kishte prova për t’i zhvilluar hetimet ndaj Limajt

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 17, 2011 8:17 pm


Vilkinson: Nuk kishte prova për t’i zhvilluar hetimet ndaj Limajt

Vilkinson: Nuk kishte prova për t’i zhvilluar hetimet ndaj Limajt Gjykaten-e-qarkut-

Hetimet nga ana e EULEX-it ndaj ish-ministrit të Transporteve Fatmir Limaj lidhur me dyshimet për keqpërdorim të 80 milionë eurove në këtë ministri, janë bërë pa asnjë provë konkrete, ka thënë ish-oficeri i EULEX-it, Troj Vilkinson.

Ai ka thënë për RTK se hetimet ndaj Limajt kanë nisur pa asnjë provë dhe se është krijuar një përshtypje në ekipin e hetuesve se ky rast i takon një agjende politike.

“Sa i përket anës teknike, unë mund të flasë për atë që kam parë dhe me të cilën jam marrë. Nuk ka pasur asnjë provë, e cila është gjetur me këtë rast. Para këtyre hetimeve kam qenë i përfshirë në takimet me prokurorë dhe shefat e mi. Dhe në këto takime direkt kemi dëgjuar prokuroren Izabel Arnal, e cila ka thënë se nuk i intereson a ka prova, a jo. Ajo e donte Fatmir Limaj në burg. Ajo këtë ia ka thënë edhe shefit tim dhe shefit për krime të organizuara. Ajo ka insistuar më shumë se një herë që Limaj të arrestohej. Ka pasur shumë njerëz që e kanë dëgjuar këtë, jo vetëm unë, dhe mendoj se ata kanë frikë të dalin jashtë dhe të tregojnë se çka kanë dëgjuar, sepse frikësohen mos e humbasin punën”, ka thënë ai.

Vilkinson gjithë rastin Limaj e lidh me agjendë politike dhe presionet që kanë ardhur, duke mos dashur të specifikojë se kush i kishte bërë presion prokurores Izabel Arnal, e cila ka insistuar me çdo kusht që ta burgosë Limajn.

“Një gjë është e qartë, se Prokuroria e donte Limajn në burg”, ka thënë Vilkinson, i cili ka qenë oficer i policisë në Departamentin Ekzekutiv për krim të organizuar, krime lufte dhe terrorizëm në kuadër të EULEX-it.

Ai shprehet i gatshëm që të dalë edhe para gjykatës dhe të japë deklaratën e tij, se në rastin Limaj nuk është gjetur asnjë provë dhe se serverët e Ministrisë së Transportit, që ishin konfiskuar nga EULEX-i, nuk ishin fshirë siç ishte deklaruar më herët.

Nga ana tjetër, në EULEX nuk kanë dashur të komentojnë deklaratat e ish-punonjësit të këtij misioni, duke thënë se hetimet kundër Limajt po bëhen në bazë të provave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi