Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arratisen dy të burgosur nga burgu i Dubravës

Shko poshtë

Arratisen dy të burgosur nga burgu i Dubravës Empty Arratisen dy të burgosur nga burgu i Dubravës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 17, 2011 8:46 pm


Arratisen dy të burgosur nga burgu i Dubravës

Arratisen dy të burgosur nga burgu i Dubravës Burgu_

Policia ka njoftuar sot se para dy netësh nga burgu i Dubravës janë arratisur Rushit Thaçi, i cili po vuante dënimin me 15 vjet burg për vrasje, dhe Sabit Behluli, i dënuar me dy vjet burgim për vjedhje të rëndë.

Dy të burgosur janë arratisur nga burgu i Dubravës. Ngjarja ka ndodhur para dy netësh, por policia ka njoftuar sot për të, raportojnë mediet.

Zyrtarët e burgut të Dubravës e kanë njoftuar policinë se të shtunën rreth orës 23:10, se dy të burgosur kanë ikur nga ky burgu. Mungesa e tyre është vërejtur në ora 23:00, ku është bërë numërimi i të burgosurve. Oficerët korrektues, i kanë thënë policisë, se dy të arratisurit kanë qenë të pranishëm kur është bërë numërimi i të burgosurve në ora 22:30.

Policia ka saktësuar se nga burgu është arratisur Rushit (Muhamet) Thaçi, i datëlindjes 28.12.1974, nga fshati Caparac i Komunës së Prizrenit. Ai ishte dënuar me 15 vjet burg për vrasje, kurse ka pasur të lirohet nga burgu në qershor të vitit 2014.

I arratisuri i dytë është Sabit (Baki) Behluli (20.08.1982) nga fshati Mushtisht i Therandës, i dënuar me dy vjet burgim për vjedhje të rëndë, kurse ka pasur të lirohet nga burgu verën e vitit të ardhshëm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi