Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen"

Shko poshtë

"Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen" Empty "Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen"

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 10:49 pm

"Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen"

Komuniteti mysliman reagon pas prononcimit të ministrit të Arsimit




"Vendimi është arbitrar, vajzat myslimane duan të arsimohen" Ferexhe-vajza


Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e konsideron si të nxituar prononcimin e ministrit të Arsimit dhe të Shkencës në lidhje me shaminë, sidomos në një kohë kur Shqipëria është bërë anëtare me të drejta të plota në NATO dhe pretendon të aplikojë për anëtarësimin në BE", kjo ka qenë deklarata e djeshme e Komunitetit Shqiptar Mysliman, lidhur me deklaratën e ministrit të Arsimit për sa i takon mbajtjes së shamisë në institucionet arsimore nga ana e besimtareve islame. Në vazhdën e përpjekjeve për zgjidhjen e këtij problemi, kryetari i KMSH-së ka kërkuar edhe një takim zyrtar me ministrin e Arsimit.

Komuniteti Mysliman, si institucion mbrojtës i të drejtave të myslimanëve në Republikën e Shqipërisë, shpreh indinjatën e tij dhe të të gjithë myslimanëve që përfaqëson ndaj fenomenit të përsëritur të privimit arbitrar të vajzave me shami nga e drejta kushtetuese për arsimim, duke deklaruar edhe njëherë se veshja e vajzave myslimane me shami koke nuk është simbol dhe indoktrinim fetar, por një obligim i besimit islam.

"Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i garanton çdo shtetasi shqiptar të drejtën e arsimimit dhe të lirisë së besimit. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut", sqaroi dje zyrtarisht Komuniteti Mysliman. Sipas përfaqësuesve të komunitetit, askush nuk mund të diskriminohet dhe të privohet nga e drejta e arsimimit vetëm për bindjet fetare. Për këtë arsye Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kërkon që këtij problemi t`i jepet rrugëzgjidhje brenda kornizave kushtetuese, pasi asnjë rregullore, urdhër apo deklaratë, nuk mund t‘i privojë ndonjë njeriu të drejtat kushtetuese.


Myftinia, thirrje MASH-it:


Rishikoni vendimin për vajzat me ferexhe





Përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman në Fier reagojnë ndaj vendimit për largimin nga shkolla të vajzave myslimane që mbajnë ferexhe. Myftinia e Fierit i ka kërkuar dje MASH-it, nëpërmjet një deklarate për shtyp, që të rishikojë vendimin dhe të respektojë të drejtën e vajzave për të praktikuar lirisht fenë e tyre. Imami i Myftinisë së Fierit, Pëllumb Bajro, e ka cilësuar zgjedhjen për të mbajtur shami në shkollë, si një e drejtë që ua jep Kushtetuta e vendit. "Nuk është e drejtë që një njeriu t‘i hiqen të drejtat e tij themeltare, që i garantohen nga Kushtetuta e vendit. Në të thuhet se respektohet e drejta e besimit të çdo shtetasi", thuhet mes të tjerash në deklaratën e imamit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi