Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilir Taraj:... Me TY … Në SY …

Shko poshtë

Ilir Taraj:... Me TY … Në SY … Empty Ilir Taraj:... Me TY … Në SY …

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 18, 2011 9:15 pm

Ilir Taraj:... Me TY … Në SY … 41402_100001560736097_9371_n

Ilir Taraj:... Me TY … Në SY …

...Mëngjesi sapo ra rrugëve të qytetit tim,
Rrezet e reja brythen tjegullnajash,
Dalëngadalë zhurmat xhveshin magjinë,
E errësirës së orëve të gjata ...

... Mendimi i parë më je ti e dashur,
Perjetimi i imazheve që ikin si era,
Papritur përultas bindem i lodhur,
Nis dhe kjo ditë si ditët e tjera ...

... Por ëndërra nuk shuhet vec mpihet pak,
Rrudhet e trembur e fshihet thellësirash,
Pret e pret me durim tjetrën natë,
Të hasharohet e cmendur dëshirash ...

… Tek eci trotuarësh i përgjumur,
Pamëndja ende vrapon për te ty,
Kthej përshëndetjet ashtu i përhumbur,
Gjithmonë me ty ... me ty në sy …

12 tetor 2011, 09. 45, Ilir TARAJ, Tiranë ...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi