Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tadiq porosit serbët e rebeluar të mos konfrontohen me KFOR-in

Shko poshtë

Tadiq porosit serbët e rebeluar të mos konfrontohen me KFOR-in Empty Tadiq porosit serbët e rebeluar të mos konfrontohen me KFOR-in

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 19, 2011 3:51 pm


Tadiq porosit serbët e rebeluar të mos konfrontohen me KFOR-in

Tadiq porosit serbët e rebeluar të mos konfrontohen me KFOR-in Barrikadat

Përfaqësuesit e serbëve të veriut duhet të marrin një vendim të arsyeshëm në raport me KFOR-in. Ky është moment historik për qëndrimin e serbëve në këto hapësira, ka thënë para takimit të mërkurën i ashtuquajturi kryeshef i qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq.

Sipas tij, serbët lokalë kanë porosinë nga kreu i shtetit të Serbisë Boirs Tadiq që të mos konfrontohen me forcat ndërkombëtare në Kosovë, KFOR.

“Mendoj se ky është momenti historik për serbët e këtushëm dhe për mbijetesën e tyre në këto hapësira. Sot në këtë takim duhet të jemi shumë të shkathët dhe të mençur, të vendosur e të guximshëm në mënyrë që të marrim një vendim racional”, ka thënë Radenkoviq, duke shtuar se në asnjë mënyrë serbët nuk guxojnë të shkaktojnë konflikt me institucionet ndërkombëtare.

KFOR-i pret vendimin e serbëve për barrikadat

Këshilltarët e katër komuna ilegale sot në takimin e tyre në Zveçan duhet të vendosin a do t’i heqin barrikadat nga rrugët në veri të Kosovës. KFOR ka tërhequr vërejtjen se është i vendosur që sot të ndërmarrë aksion për heqjen e barrikadave nëse serbët nuk marrin vetë vendim për largimin e tyre.

Mbledhja e “këshilltarëve” është planifikuar të fillojë para mesdite dhe në të marrin pjesë edhe zyrtarë nga Beogradi.

Kryetari ilegal i komunës së Leposaviqit Branko Niniq ka thënë për B92 se sot me siguri do të arrihet marrëveshja për heqjen e barrikadave.

Sipas paralajmërimeve të sekretarit në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën Oliver Ivanoviq, sot do të arrihet marrëveshja ndërmjet serbëve dhe përfaqësuesve të KFOR-it e cila ka tri elemente.

Marrëveshja, sipas tij, përfshin pikat se KFOR-i nuk do të transportojë doganierët e Kosovës, se nuk do të lejojë shkuarjen e njësiteve të armatosura të Kosovës në veri dhe se nuk do të ndihmojë EULEX-in në për të sjellë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në veri.

>> Drews decidiv: E mërkura dita D >> Komente (64)

>> Nën ethet e heqjes së barrikadave >> Komente (22)

>> KFOR-i :Heqja e barrikadave – deri të martën >> Komente (20)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi