Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zjarr në selinë Qendrore të LDK-së në Prishinë

Shko poshtë

Zjarr në selinë Qendrore të LDK-së në Prishinë Empty Zjarr në selinë Qendrore të LDK-së në Prishinë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 20, 2011 12:11 am


Zjarr në selinë Qendrore të LDK-së në Prishinë

Zjarr në selinë Qendrore të LDK-së në Prishinë Ldk-selia11



Zyra për medie e selisë Qendrore të LDK-së bën të ditur se gjatë natës së mbrëmshme ose në orët e para të mëgjesit të sotëm, selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, ka qenë cak i një sulmi vandal. Gjatë atij sulmi, janë djegur posterët e vënë në murin ballor të ndërtesës së LDK-së. Meqë selia e LDK-së në kompleksin “Qafa” është e rrethuar nga banesa dhe lokale afarsite, gjatë vënies së flakës kanë mund të rrezikohen jetët dhe pronat e qytetarëve.

Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon ashpër këtë akt dhe e konsideron si një sulm kundër LDK-së si subjekt politik dhe kundër anëtarësisë e simpatizantëve të saj.

Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron këtë akt si një veprim qyqar e të papranueshëm.

Lidhja Demokratike e Kosovës menjëherë ka njoftuar organet e rendit, të cilat e kanë konstuar aktin.

Lidhja Demokatike Kosovës kërkon nga strukturat pëërkatëse që ta hetojnë deri në fund këtë akt dhe që autorët e tij të zbulohen dhe të përgjigjen para organeve të drejtësisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi