Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amfilohije: Ndërkombëtarët në Kosovë- më keq se Hitleri

Shko poshtë

Amfilohije: Ndërkombëtarët në Kosovë- më keq se Hitleri Empty Amfilohije: Ndërkombëtarët në Kosovë- më keq se Hitleri

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 20, 2011 12:15 am


Amfilohije: Ndërkombëtarët në Kosovë- më keq se Hitleri

Amfilohije: Ndërkombëtarët në Kosovë- më keq se Hitleri Hitler-amorfie

Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe e krahasoi, të mërkurën, praninë e misioneve ndërkombëtare në Kosovë me okupimin e Serbisë nga Gjermania e Adolf Hitlerit duke thënë se madje edhe nazistët kanë qenë më të arsyeshëm se sa politikanët evropianë.

Agjencia e lajmeve DPA njofton se komentet e peshkopit Amfilohije u janë referuar përpjekjeve të qeverisë së Kosovës-të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, për marrjen nën kontroll të enklavave serbe.

“U kërkoj të gjithë politikanëve-edhe atyre vendorë, edhe atyre evropianë, të mendojnë arsyeshëm, të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të gjejnë një zgjidhje për tragjedinë e Kosovës” tha ai gjatë prezantimit të librave të tij në Kosovë për të theksuar:

“Edhe Hitleri ka pasur arsye të mjaftueshme për ta lënë pjesën veriore të Kosovës nën administrimin e Serbisë, edhe pse ajo ishte nën okupimin gjerman”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi