Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aksioni i KFOR-it, veprim konkret për të mos lejuar anarki në veri

Shko poshtë

Aksioni i KFOR-it, veprim konkret për të mos lejuar anarki në veri Empty Aksioni i KFOR-it, veprim konkret për të mos lejuar anarki në veri

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 20, 2011 7:31 pm


Aksioni i KFOR-it, veprim konkret për të mos lejuar anarki në veri

Aksioni i KFOR-it, veprim konkret për të mos lejuar anarki në veri Kfor-barikada

Zyra e presidentes së Republikës së Kosovës mbështet aksionin e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, të KFOR-it dhe EULEX-it, për zhbllokimin e rrugëve, për heqjen e barrikadave dhe për krijimin e mundësive për qarkullim dhe lëvizje të lirë të njerëzve dhe të mallrave në gjithë territorin e vendit.

Në një komunikatë për media, Zyra e Presidentes thekson se veprimet e strukturave ekstremiste për bllokimin e rrugëve janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjet e vendit dhe me standardet ndërkombëtare për lirinë e lëvizjes, të qarkullimit dhe komunikimit të lirshëm ndërmjet njerëzve.

“Aksionet e KFOR-it dhe EULEX-it janë në kuadër të mandatit të tyre për të siguruar paqe dhe stabilitet dhe për të aplikuar sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, si veprim konkret për të mos lejuar anarkinë në tri komunat në veri të territorit të Kosovës dhe për të mos lejuar që strukturat ilegale të mbështetura nga grupet kriminale ta bëjnë ligjin në këto komuna”, thuhet në komunikatë.

Presidenca vlerëson se kthimi në gjendjen normale në komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, mundëson që njerëzit lirshëm dhe me mbështetjen e institucioneve t'i kryejnë të gjitha punët dhe aktivitetet e veta, që është në interesin e vet qytetarëve dhe që i heq ata nga të mbajturit peng prej strukturave ilegale, që mundohen t'i shfrytëzojnë problemet reale të qytetarëve për qëllime të veta.

“Veprimi institucional, legal dhe legjitim është e vetmja zgjidhje që realizon interesat e të gjithë qytetarëve pa dallim dhe me këtë pamundësohen dhe parandalohen grupet ekstremiste që dëshirojnë ta tensionojnë gjendjen”, përfundon komunikata.

KFOR-i në orët hershme të mëngjesit ka nisur aksionin për largimin e barrikadave në veri të Kosovës, të cilat janë vendosur nga serbët e rebeluar. Aksioni për largimin e këtyre barrikadave vjen pasi përfundimit të pasuksesshëm të negociatave mes KFOR-it dhe strukturave paralele serbe në veri, të cilat kanë kundërshtuar heqjen e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi