Kristaq Shabani:120 VITE LIDHËSI ME SHTETIN MË TË FORTË TË BOTËS AMERIKËN, USA
Faqja 1 e 1

PËRVJETORI YNË I MADH I FAMILJES SHABANI
"120 VITE LIDHESI ME SHTETIN METE FORTE TE BOTES AMERIKEN, USA"
Më 25 tetor 2011 familja jonë ka një përvjetor të madh "120 vjet lidhësi me Amerikën"...Protagonisti i parë, që shkeli Amerikën në vitin 1891 ishte stërgjyshi im Aleks Kostandin Shabani, i cili ishte shkolluar ne Turqi, në shkollën më të lartë të atëhershme, ndaj ai mbetet dhe simbol i kësaj lidhjeje të madhe historike.
Pas tij shkoi ne SHBA Thoma Kostandin Shabani, vëllai i tij, edhe ky kishte përfunduar në Turqi të njëjtin shkollim...Për dijenitë e tij shumëplanshe Thomai u quajt dhe Profet. Pjëtari tjetër po arsimuar në Turqi , po në të njëjtën shkollë, si babai i tij, Aleksi dhe që qendroi shumë në SHBA dhe Kanada mbi 60 vjet ishte gjyshi im Athanas Aleks Shabani me dy nënshtetësi amerikane dhe kanadeze... Po kështu Amerikën e prekën dhe shumë të afërt të tjerë të familjes Shabani si Vasil Shabani e tjerë... Familja jonë tashmë prapë ka të afërmit e saj në SHBA. Po kështu babai im vijoi shkollimin e lartë në vendin fqinj Greqinë, ndërsa Prof. Filip Vasil Shabani dha kontribut të madh edhe për tre shtete, midis tyre edhe për vendin e tij Shqipërinë, ndërsa djali i tij, Perikli Shabani arriti të bëhet,falë arsimitdhe zgjuarsisë së tij edhe Drejtor i Peërgjithshëm i Turizmit në Republikën e Greqisë, post që e mbajti deri në vitin 1992, kur doli në pension...
Këta përmenda këtë herë në këtë ëprvjetor , të cilët edhe e kanë vizituar, por e rëndësishme është përvjetori i lidhësisë.
Më ka tërhequr vëmendjen gjithmonë në kreaturën time tema për Amerikën dhe për këtë shkrova në librin tim antologjik gjashtëtip "VIRTYTI I GËNJYER" , si dhe në poemën "SELI NË QIEJT" kushtuar ish Presidentit të SHBA BILL KLINTON..., ët cilin e kam admiruar dhe e admiroj. Libri kushtuar tij është botuar edhe në gjuhën angleze...
Jam po krenar që në vitin 2011 Instituti i Biografive Amerikan më përzgjodhi ndër 2000 liderët, prijësit, udhërrëfyesit, që kanë arritur majat në veprimtarinë e tyre për vitin 2011 dhe kam paraqitur dokumentacionin përkatës për të hyrë ndër 200 liderët… Arrita me veprimtarinë time të përzgjidhem për t’u vendosur në Profilin e Liderve të IBA për vitin 2011. Këtë e konsideroj sukses…dhe përvijim. Janë dekoracione të ndritura dhe vlerësime,që ende nuk kam arritur t’i marr në vendin tim… Dhe kjo ndodh pikërisht në përvjetorin e 120 të lidhësisë me SHBA.
Jam gjithashtu i krenaruar që jam anëtar i I.Ë.A, Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë me qendër në OHAJO ,SHBA që nga 25 nëntori i vitit 2005 ndër 1289 poetët, shkrimtarët, artistët nga 112 vende të Botës…
Kjo lidhësi me vendin më të fortë të botës më ka dhënë shansin të jem i përparuar evolutiv, krijues dhe synues… dhe me pikëpamje të forta demokratike…
Kristaq F. Shabani
Pazazhe krijimi
2.DJE: ISHTE NJË ËNDËRR E MADHE
SOT: NJË REALITET I PREKSHËM.
AMERIKA VEÇIM.
“Amerika?...”
Një parajsë e vërtetë në tokë! Njeriu e ndien veten njeri dhe lutet që i tillë të jetë dhe këtë begati ta transmetojë si trashëgimi dhe te pasardhësit. Jeta shkëlqen në të gjitha dimensionet e saj dhe njeriu njeh të drejtat në një liri individuale jo të shtirë, të rreme e të pasigurt... Të përdorosh fjalë të rëndomta për Amerikën do të thotë të kesh lajthitur...”
Unë dëgjova me një ndjenjë, që përpinte atë që thoshte gjyshi im Athanas, i cili jetonte në Amerikë. Bëhesha kurioz dhe e pyesja me hollësi, këtë njohës të trembëdhjetë gjuhëve të botës: “Në të gjithë Amerikën keni qenë?...” dhe prisja përgjigjen e tij plot kuriozitet dhe me padurimin më të madh. Doja të mësoja. Ishte viti 1966. Ai kishte ardhur për herë të parë nga Amerika, pas kaq e kaq vjetësh si shtetas kanadez. Gjyshi ishte dhe nënshtetas amerikan, por nuk mundi të vinte në vendlindjen e tij, të takohej me familjen, me bashkëshorten. Ai filloi të tregojë për bukuritë kanadeze, për shtetet amerikane. Më tërhoqi vëmendjen për bukuritë kaliforniane, pozicionin gjeografik të Kalifornisë, për kryeqytetet e shteteve amerikane, duke më treguar me një gjuhë të bukur letrare për klimën, bukuritë përallore dhe më rekomandoi të lexoj mjaft libra të autorëve amerikanë... Falë Londonit, Çarl Sandburg, Ëhitman Valt, Cummings, Hopkins, Drajzerit, O’Henrit, Francis Scott, Varnon Kouis, Thomas Ëolfe, Hilda Doutittles, Heminguej e shumë e shumë të tjerëve u njoha me letërsinë dhe kulturën amerikane. Gjithë kjo pasuri ndikoi në erudicionin tim të mëvonshëm. Po sot Amerika? Është një realitet i prekshëm. Shumë njerëz kanë “prekur” Kontinentin e fortë dhe sjellin prej andej vërtetësinë dhe flasin për “parajsën e prekshme”. Media elektronike dhe letërsia, dikur e ndaluar, sjellin “eposin, frymën progresin amerikan....” Shpesh në kohën e lirë bisedoj me mikun tim Arjan Ligu, i cili ka përfunduar para shumë kohësh Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në degën Anglisht dhe ka kontakte të vazhdueshme me “botën”. “Kam shumë miq në Amerikë. Kontaktoj me ta. Më marrin në telefon. Ëndrra e tyre e madhe është realizuar... Shumë të tjerë ëndërrojnë dhe ëndrrat e tyre sot realizohen. Një kontinent i “paprekshëm” dje, sot është i prekshëm...”- flet ai natyrshëm.Informacione të reja nga Shteti më i fortë i botës më japin herë pas here edhe Koço Andoni e Peço Kagjini, të cilët jetojnë në këtë vend të magjikshëm.
3.RRËFIMI I IDEVE JO TË NGJASHME.
Me vështirësi të madhe kontaktonim me botën. Një kontaktim i mbyllur. “Zëri i Amerikës” transmetonte emisione të përditshme në shqip, duke ndriçuar mendjet tona dhe hapnim horizontin... Ishim në një rreth vicioz të mbyllur. Sidomos ne, në kontroll të përhershëm, qelive, internimeve dhe kur ishim në gjendje të lirë, “Syri i Mprehtë” na vëzhgonte dhe kontrollonte çdo lëvizje tonën. “Syri i Mprehtë” vëzhgonte dhe evidentonte sa në ndonjë ditë riktheheshim prapë te “vendi ynë i moskontaktit, i moslidhjes, i privimit të lirisë. “Zëri i Amerikës” ishte dhe është një nga stacionet më të dashura për të mos thënë “më i dashuri...” Rrëfimi i Shpëtim Mevlamit “të ganxhuar” hedh “topin e pong-pingut” në kalvarin e dhimbjeve që melodizohet në partitura…
3. O BOTË GËRSHETSHPLEKSURA, NUK TË PËRFYTYROJ DOT PA SERVILË!...
Në atë çast kalova nëpër mend një ngjasi, që kishte lidhje me gjyshin tim Athanas, kur në vitin 1971 erdhi për të dytën herë nga SH.B.A si shtetas kanadez. Krahas dhuratave që solli për familjen tonë, solli edhe një “radio” të bukur, e cila ishte e këllëfuar me një lëkurë boks të ndritshëm dhe kishte një antenë të gjatë. Babaj im, asokohe ishte arsimtar në Dhoksat të Lunxhërisë dhe një nga pasionet e tij ishte futbolli. Për këtë tregohej me gisht. Skuadër të zemrës kishte “Dinamon”. Asnjëherë nuk e kam pyetur për këtë preferencë të zgjuar. Ai ishte ithtar i skuadrës, të cilën e shoqëronte në çdo vend të Republikës dhe këto “itinerare” të tij i konsideronin “hallakatje”. Radioja e re dhe magnetofoni ishin “shoqëruesit” e tij të zakonshëm. Dëgjonte sportin, këngët e sidomos ato shqiptare dhe greke. ( Në Greqi ai kishte ndjekur studimet e mesme edhe të larta; zotërues i disa gjuhëve në kohën kur të tjerët nuk “belbëzonin” dot asnjë gjuhë, duke përfshirë edhe shqipen e bukur!). “Mesokulturorët” ia “hanin” vitet e shkollës dhe profilizohej e profilizohej në kurse afatshkurtro-afatgjata, ku siguronte maksimumin e vlerësimit... Edhe në “aktet” e Dhoksatit “mesokulturorët”, që e kishin vështirë të dinin se nga origjinoheshin, duke përfshirë edhe një personazh të motivuar “Korbi”, ia minimizonin punën për të karrierëzuar e fronëzuar vetveten në një “fron” dhe këtë qëllim e arrinin shumë lehtë veçse të ishin “S”. “Korbi” arriti të bëjë karrierë me një shkollë çalamane. Këtu, ndoshta, është një nga elementët e pikënisjes së vjershës “Kriptogram”
S... Si?... Stop... Sekret... Spec... Sinap... Sakat...
S... rrëzon themelet në shqip!?
“Pulsi i Dhimbjes”
SHTËPIA BOTUESE “THAMIRIS”, 1997.
Kur e lexonte dhe e rilexonte këtë vjershë studiuesi i madh Aristidh Kolja,1) botuesi i librit “Pulsi i Dhimbjes”, mendohej dhe me aftësinë e tij të veçantë zbërthente këtë kriptogram poetik edhe merrte stilolapsin ta përkthente në greqisht. Diskutonim së toku me orë të tëra dhe kënaqësia e diskutimit ishte e njëjtë si në çastet e fillimit të bisedës. Ikte koha dhe ne nuk e kuptonim... Edhe F. e kishte pësuar gjithmonë nga këta S... Këtë e tregon edhe ngjasia e veçantë e tepër interesante:
Po dëgjonte radion me antenën lart dhe me kufjet në vesh, duke bërë punë mbasdite në arat mbi fshatin Dh. Kundruesit e informatës e ndiqnin nga pas, duke kujtuar se ai me këtë model “radiostacioni” futej në lidhje me Amerikën... Bllofi informues plasi, kur u bë verifikimi i asaj radioje të thjeshtë nga organet e specializuara... “Informuesit” servilë morën reston e diskretitimit...
O Botë me gërsheta të shpleksura
Nuk të parafytyroj dot
pa servilë dhe informues,…
Ata janë shtuar si miza e lisit
dhe “gropa” të thella deri në grykë
hapin me informatat e tyre...
Dhe kur ti, o Botë, ndryshon panoramën
e ke vështirë, shumë vështirë,
të heqësh ngjyrën që përfaqëson servilizmin...,
që e ka të lehtë të të marrë frymën!
Shënim: 1) Aristidh Kolja, studiues i madh grek, me origjinë arvanitase. Në jetën e tij të shkurtër një nga pasionet e tij të mëdha ishte studimi, hulumtimi dhe pjesëmarrja e gjallë me veprimtari shkrimore. Ai u shqua në botimin e veprave të mëdha si: “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, e cila u botua rreth shtatë herë me tirazh të madh, një vepër kjo analitike, studiuese dhe me mjaft vlera, e vlerësuar nga historiografia. Vepra të tjera të tij mund të përmendim “Proklamata e Lidhjes Arvanitase”, “Gjuha e Përëndive”, “Antonio Bellushi dhe magjia e traditës popullore” e tjera. Ai ka qenë botues i revistave “Besa” dhe “Arvanon”. Ka dhënë kontribut në botimin e mjaft veprave shqipe të autorëve emigrantë në Greqi nëpërmjet Shtëpisë së tij botuese “Thamiris”.
Marrë nga gazeta “Pegasi”, nr 6 “Aristidh Kolja ky studiues i madh”.
4. I ÇUDITSHËM KY “ZËRI I AMERIKËS”
1.Zëri juaj“konturon” gjuhësisht kombin...
Copëzat e shkëputura
nga Vilarët e Verdhë
e ndiejnë brenda vetes të tërën!
“MIRËMËNGJES!”
2. “Zëri...”
më i pasuri i zërave të Globit,
“frymëmarrje” e trurit të Njerëzve,
i palodhuri në korda, zëri i Shekullit,
më harmoniku i notave të Pentagramit,
finori i princëzuar me endje Mbreti.
Hap portat e Letargjikut
në koncertalin e pestetëve
të Nimfave
tek rituojnë “Dansin e Ardhmërisë”
më të mirë...
“MIRËDITA!”
3. “ZËRI” krijesë urore
bashkon “Brigje të sëmura”
dalë jashtëboje...
Nistar i “Ëndrrës së Ishujve”
për t’u bërë Gadishuj!
Portretizim mençuror shpirtrash,
Njerëzit idhullorë që magjepsin
ku sinqeriteti dhe projektimi
shfaq “mendimeondulari”...
4.Hëna ka qejf të shfaqet
në horizont pulëbardhe,
të ndritojë projekte yjesh shpirtmirë
në lidhje erotike të ndjerë,...
Kozmonautë kthesash
nisen për në planete ëndrrash
qafuar me yllësitë e ndritshme,
në një ngalasje hapësirëgjerë
me pasthirrmime habitore.
5. Parmakët rakitikë, mbetur të ve,
janë shndërruar në miell druri,...
Urat e zënkave
dhe kthimprapashpinat,
“alpet e murrme të mllefit lotojnë
mbretërimet e tyre...
Shembëlltyra qëndis me pej mulinë të tjerët...
Kupola qiellore kërkon të restaurohet
në një projekt spirance ëndërrimi.
6. “Zëri ...”më ngjason
me një planet të ri zëri,
zgjuesi i mendjeve të fjetura...
Me të dua të hap e të mbyll siparin e Ditës
dhe të rihap gonxhet në pambarim...
Pulsimi i zemrës jep koncert...
7. .... “copëzat” ndiejnë veten
brenda së tërës,
dhe e tëra ndien copëzat
të lidhura pa presje stacionuese...
Sa i çuditshëm ky”Zëri i Amerikës”...
Në këtë moment, pasi përfundova këtë vjershë më erdhi ndërmend një këngë e bukur arvanitase, që e këndonin vajzat në Parapugjia (siç e thojnë vajzat, kur loznin valle)
1 . Ku të kumbisem u i zi,
Atje në ato dardhatë,
Ç’jan ato të bardhatë...
2 . Ku të kumbisem u i zi,
Atje në ato mollatë ,
e janë ato të hollatë...
3. Ku të kumbisem u i zi,
atje n’ato pjeckatë,
ç’jan ato të zeshkatë...2)
Shënim:* Është shkruar sipas origjinalit. Marrë nga revista “Arvanon”, qershor, viti 1999.
Aludimi me “kumbisjen” e djemve e kësaj kënge vajzash e gjen tek “të ndarët e ideve dhe të qëndrimeve” që disa jetuan duke qënë në “Lëvozhgën Mit”, disa të tjerë që përfaqësonin këtë lëvozhgë drejtuan, ndërsa të tjerët (kundërshtitë) u larguan jashtë vendit , duke qëndruar aktivisht apo të organizuar sipas stilit të tyre; të tjerët organizuan kundërshtitë në vend ndaj “pushtetit të ri “ të vendosur dhe morën dënime nga më të lehtat e deri në asgjësime ...
Disa proptagonistë të atyre ndodhive jetojnë dhe kanë filluar të rrëfejnë
“Baladën e Pëllumbit”.
MARRË NGA ANTOLOGJIA GJASHTËTIP "VIRTYTI GENJYER" I AUTORIT

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi