Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:NEN ZHUZHURIMEN E GJETHEVE

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj:NEN ZHUZHURIMEN E GJETHEVE Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj:NEN ZHUZHURIMEN E GJETHEVE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 21, 2011 9:11 pm

Enxhi Krasniqi Bardhaj:NEN ZHUZHURIMEN E GJETHEVE 273669_100000277133709_226124642_n

Enxhi Krasniqi Bardhaj:NEN ZHUZHURIMEN E GJETHEVE

Ndjehem e zbrazët si guackë e boshatisur,
Mbi tokë të mbuluar me gjethe të kuqe
E pjesë të murme,bankë të lektisur.
Shirat e fundit lehtë ranë
Dhe nuk e zbuten dheun e ngurtë
As menjdjen e trazuar,murrtuar e të krisur.

Në gjoks më gërrynte gaforrja e strukur,
Në krahërorin tim flinte,fshikellente
Një lëvizje ere me fëshferimë,
Dhe kafazi shpërthen bashkë me terbim.

Gaforrja e tërbimit tim...
E tërbuar ndëgjova një zë,
Ndërgjegjen time...
Që përshpëriste ultazi ,
Dhëmshurisht, në vajtime!

Kërkoj TY shoqëruesin më zbutës
Që gjurmimin more me deshirë,
U ngatërrove vete me një të sakatosur
Megjithatë prap kacagjele por e dëlire.
....
Prap dua të ndëgjoj
Ato që dua prej buzëve te tua,
Më e embla dhe më beleqarja e muzave!...

Një fllad i lehtë ndoqi dhe shtyu retë,
Lëkundi zhuzhurimen e një dite të qetë
Me dashurinë e pezullt në ajer e re,
Para se të mbështetej përsëri mbi dhe.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:NEN ZHUZHURIMEN E GJETHEVE 302471_288861707799731_100000277133709_1121858_1161284684_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi