Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:NËNË - EMËR QË PUSHTON GLOBIN

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:NËNË - EMËR QË PUSHTON GLOBIN Empty Hyqmet Hasko:NËNË - EMËR QË PUSHTON GLOBIN

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 21, 2011 10:43 pm

Hyqmet Hasko:NËNË - EMËR QË PUSHTON GLOBIN 314599_290541077641521_100000568930657_1111464_754740610_nHyqmet Hasko:NËNË - EMËR QË PUSHTON GLOBIN 276034_100000568930657_1951593992_n

Hyqmet Hasko

NËNË - EMËR QË PUSHTON GLOBIN

Është e pakët dashuria në tokën ku jetojmë,
S’ka peshën e duhur fjala, kur shprehemi për ty,
Të dua nëna ime, por këto fjalë nuk mjaftojnë,
I treta gjithë ndjenjat dhe më mbeti jotja dashuri.

Kur ti fjalën nxjerr, ajo ka bekimin e zotit ,
Para saj fjalët e tjera nuk kanë kuptim.
Nënë, emri yt që ka pushtuar gjithë globin,
Ngulur në rrënjët e jetës ka madhështinë.

Na mbërthen shpesh një shqetësim,
O nënë, je e vetmja, dashuri e arrirë,
Për gjithë të lindurit je i vetmi sublim
Që ti bën në emër të jetës me dëshirë.

Ti je buzëqeshja e madhe që sjell gëzim,
Në shpirtin tonë, më e shtrenjta dashuri,
Kush thotë: “Nënë” ka tërë gjithësinë,
Sepse te çdo fjalë jotja, lumturia rri.

Në çdo moshë të jetës për ty jemi fëmijë,
Në çdo frymëmarrje tonën, jotja frymon,
Në çdo pulsim zemre, je brenda dhe ti,
Shqetësim i shqetësimeve, që s’pushon.

Kur themi, “Nënë” gjithë kohërat mbajnë vesh,
Të gjithë detet, oqeanet, dallgët pushojnë.

Nënë, ti je dielli që përherë buzëqesh,
Je mbretëria, ku ne fëmijët mbretërojmë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi