Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Cikël poetik i fundjavës

Shko poshtë

Xhesika Vula:Cikël poetik i fundjavës Empty Xhesika Vula:Cikël poetik i fundjavës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 22, 2011 1:51 am

Xhesika Vula:Cikël poetik i fundjavës 41501_1639025407_3357_n

Xhesika Vula:Cikël poetik i fundjavës

PUHIZE DASHURIJE

të takova
në syrin e veres me vapë
kur lulet kanë etje për ujë
...
zemra për puhizë dashurije
rreshje stine
etjen time e të lumit
po e puthte dhembja e vjetër
e heshtur
e mbytur në shtjellën e mendimeve
të shikova thellë
fjalët ishin lodhur
nga shtërngimi i jetës
ato s'shuanin vapën
as hiqnin plagët e shpirtit
pas heshtjes
shi dashurisë
lagu shkrumbin motesh
kështu rrjedh ndalet
ky shi- the
fjalët u pikëlluan edhe më
ofshamë imja e thellë
prishi meditimin
ti sërish rrëfeve për dhembjet tua
etjen për shiun e dashurisë
duke harruar etjen e lumit tim...


LOTI I I SHPIRTIT

buzë liqenit tënd
erë vjeshte
ma përshkoi trupin
rrëqethja papritur më kaploi
kur para syve më doli
pamja jote hijerëndë
ai shikim i lodhur
fliste për lotin e shpirtit
që mbrenda vetës
kishte pikëllim
mbylla sytë
dhe ndjeva ngrohtësin tënde
në tërë qenjen time
sa herë më ngrohe
e më trembe me vetëtima
më lage me shi dashurije
me godite më rrufe e shkreptira
o zot'më ndje
le të më pres aty
te liqeni i lotëve
kur era e vjeshtës së hershme
më takoi lotin e shpirtit...


MALL

atë natë
shikim yti
më robëroi
terri mi mori fjalët
malli ndezi etjen për jetë
butësisht më përkëdhele
në llërën e dorës sate
ndjeva zjarrin e lotëve
dhe dhoma qenka plakur
nga mërzia-the
dhe lumi i puthjev
ka shteruar-shtova
e mbështjell rreth teje
më trembi krrokama e korbit
që edhe në ëndërr hap varre
sa më ringjall
shtjellën e jetës
terri sërish
më mbyti shpresën


PIKTURA

gjithandej nga sillem e shikoj
piktura më vjen pas

ajo më është
dritë
diell
ehënë pogaqe
gjithandej e kudo o zot
piktura më vjen pas...
Xhesika Vula:Cikël poetik i fundjavës 300088_2345546771636_1639025407_2308089_1125160330_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi