Multilateralizmi në provë
Faqja 1 e 1
Multilateralizmi në provë
Multilateralizmi në provë
G20 afrohet, por marrëveshja midis të Mëdhenjve mbetet akoma larg
Londra përgatitet të presë një G20, të cilit i kërkohet që të bëjë shumë kundër krizës ekonomike botërore, por që ndoshta do t'i zhgënjejë disa shpresa për shkak të divergjencave midis Shteteve të Bashkuara, Europës dhe Kinës. Në fillim të muajit prill, Samiti i 19 ekonomive më të mëdha botërore dhe të Bashkimit Europian do të përfaqësojnë 90 përqind të PPK-së botëror, 80 përqind të tregtisë ndërkombëtare dhe rreth dy të tretat e popullsisë së Tokës. Përballë një krize ekonomike që për herë të parë nga vitet Tridhjetë e ka futur të gjithë PPK-në botëror në reçesion, tri janë objektivat që ka vënë G20: të koordinojë politikat kombëtare stimuluese ndaj ekonomisë, të rithemelojë sistemin financiar ndërkombëtar dhe të reformojë instrumentat më të mëdhenj të impenjuar në menaxhimin e tij, duke filluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (IFM). Në mënyrë të jashtëzakonshme ky samit do të presë edhe përfaqësues të IFM-së, të Bankës Botërore, të ASEAN-it (Association of South East Asian Nations) dhe të organizatave të tjera rajonale, duke ua forcuar rëndësinë si nyje të rëndësishme të qeverisjes ekonomike botërore. Qeveria Brown që mirëpret dhe kryeson Samiti i atribuon një rëndësi shumë të madhe G20-ës dhe jo vetëm për të përmirësuar imazhin e kryeministrit në pritje të zgjedhjeve të ardhshme politike. Për të kuptuar sesa Britania e Madhe ka nevojë për një përgjigje ndërkombëtare ndaj krizës ekonomike, mjafton që të përmendet fakti që për herë të parë në më shumë se 300 vjet histori Bank of England ka prerë para, 75 miliard paund për të blerë tituj shtetërore dhe për të hedhur kështu drejtpërsëdrejti likuiditet në treg. Ose, për të përmendur një rast jo prej politike të lartë monetare, mjafton të mendohet se njësitë administrative të Londrës po kryejnë një fushatë shumë të fuqishme ndaj përgjegjësve të Lojërave Olimpike të vitit 2012 me qëllim që vendet e bojaxhinjve t'u caktohen punëtorëve vendas dhe jo emigrantëve nga Europa Lindore. Për një City që kishte ambicie të ishte kryeqyteti botëror i financës, fakti që është kapur pas rrogave të bojaxhinjve komunalë flet shumë për rëndësinë e kësaj krize. Në këtë klimë kuptohet se pse debatohet kudo, nga universitetet më të famshme deri tek shtypi skandalistik, për krizën ekonomike dhe për G20-ën, duke propozuar terapi shoku të pamendueshme vetëm një semestër më parë. Për shembull, ekonomistë të shquar që kanë marrë pjesë në një konferencë të kohëve të fundit të London School of Economics kanë sugjeruar që G20-a: të impenjohet për të garantuar më rezervat e bankave qendrore likuiditetin e nevojshëm të sistemit financiar; të lërë të falimentojnë "bad banks" të prekura në mënyrë të pashërueshme nga tituj toksikë; t'i caktojë 3 mijë miliard dollarë IFM-së për të shmangur që ekonomi të ndryshme emergjente të bien në kolaps; ndihma të mëdha për ekonominë globale nëpërmjet stimujsh fiskalë dhe investimesh publike. Shpresat e tjera nuk i përkasin vetëm ekonomisë, por edhe politikës në kuptimin më të ngushtë të fjalës. Në fakt, filitet shumë për një "Marrëveshje të Madhe" midis liderëve botërore që thelbësisht të përfshijë më shumë vendet e mëdha emergjente, në radhë të parë Kinën dhe Indinë, në qeverisjen e ekonomisë botërore. Kjo do të përkthehej në një riformulim të peshës vendimmarrëse në brendësi të institucioneve të tilla si IFM dhe World Bank, me një reduktim drastik të influencës evropiane dhe amerikane në favor të rajoneve të tjera të botës, duke filluar nga Azia. Një reformë e tillë do të pasqyronte një postim të qendrës gravitacionale të ekonomisë botërore jashtë nga zona transatlantike dhe do të shërbente për të përgjegjësuar vendet emergjente. Të përgjegjësojë për çfarë qëllimi? Një analizë nga konsensusi në rritje pohon, se kriza është provokuar edhe nga fakti që vende si Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë akumuluar një deficit të madh tregtar me vendet eksportuese të produkteve të prodhuara, si puna e Kinës, dhe të naftës, si puna e vendeve të Lindjes së Mesme. Një çekuilibër i tillë i bilancit tregtar është kompensuar në mënyrë artificiale nga fluksi i kapitaleve nga vendet me suficit tregtar drejt vendeve financiare anglosaksone dhe nga emetimi i vazhdueshëm i dollarëve dhe i titujve shtetërorë amerikane të përfunduar në masë të madhe në kasafortat e qeverisë dhe të bankave të Pekinit (dhe të Dubait). Tani që kërkesa e mallrave ka rënë në vendet me deficit tregtar, duke tërhequr për poshtë tregtinë dhe ekonominë botërore, vendet me suficit duhet të shpenzojnë e të investojnë kursimet e akumuluara për të bërë të rigjallërohet makina ekonomike globale. Por, si të bindet ai që deri më tani ka kursyer të rriskojë një politikë ekonomike ekspansive, e cila implikon një reduktim të suficitit tregtar dhe një deficit publik të rrezikshëm? Nëpërmjet "kulaçit" të një vendi në diell në institucionet ndërkombëtare që kanë peshë dhe "kërbaçit" të një konstatimi shumë të thjeshtë: nëqoftëse ekonomia globale hyn në reçesion, si eksportimet e mallrave kineze dhe indiane, ashtu dhe ato të naftës ruse, bien dhe kështu edhe ekonomitë e bazuara mbi eksportin do të përjetojnë papunësinë dhe tensionet sociale që tashmë alarmojnë Perëndimin. Në të vërtetë, ky proces është verifikuar tashmë në Azi, siç e dëshmojnë manifestimet e fundit në rrugë në Moskë dhe, në mënyrë të veçantë, 30 milionët e papunëve të rinj kinezë, që nga qytetet e bregut po kthehen në fshatrat e tyre të origjinës për të rënduar mbi familjet dhe mbi shtetin. E pranuar dhe jo e lejuar që një "Marrëveshje e Madhe" e kësaj natyre të shërbejë për ta rigjallëruar ekonominë botërore, realizimi i saj është pak i mundur. Në fakt duhet pyetur në mënyrë realiste: A janë të gatshme Shtetet e Bashkuara dhe Europa që të lëshojnë të ardhurve të rinj pjesë të pushtetit të tyre në institucione të tilla si IFM-ja dhe World Bank? Po shtetet e veçanta a janë të gatshëm që t'ia nënshtrojnë më shumë politikën e tyre ekonomike institucioneve ndërkombëtare apo forumeve si puna e G20-ës?
Për shembull, Gordon Brown ka siguruar mbështetjen e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara për financimet e jashtëzakonshme për IFM-në të rendit të disa qindra miliarda dollarëve, por nuk është e thënë që Kina dhe vendet e tjera donatore janë të gatshëm që ta rrisin kontributin kombëtar për këtë institucionet dhe t'i forcojnë pushtetet. Dhe kjo pavarësisht faktit që IFM-ja vlerëson se në vitin 2008 të paktën 16 ekonomi emergjente rrezikojnë një krizë si ajo tajlandeze e vitit 1998 dhe kanë nevojë kështu për një mbështetje të jashtëzakonshme nga ana e institucioneve ndërkombëtare. Veç kësaj, Administrata Obama i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur europianëve që të caktojnë më shumë fonde për të mbështetur ekonominë, duke pasur në konsideratë që vendet e Bashkimit Europian deri më tani kanë hedhur në tryezë një shumë ekuivalente me 1.5 përqind të PPK-së evropiane kundrejt 5.5 përqindëshit të PPK-së amerikane, të cilën përfshin paketa e parë stimuluese e vendosur nga Washington. Në mënyrë të veçantë, në konferencën e shtypit të 25 marsit, edhe në dritën e planit kolosal të Thesarit amerikan për të zbuluar titujt toksikë në sistemin e kredive, Obama ka pohuar tekstualisht se nuk e do "një situatë në të cilën disa vende të jenë duke bërë përpjekje të jashtëzakonshme dhe disa të tjera jo, duke shpresuar që në njëfarë mënyre përpjekjet të mjaftojnë për të gjithë". Megjithatë, vendet e zonës euros, Franca dhe Gjermania në krye, i janë përgjigjur me kunj kërkesës amerikane, duke lënë të kuptohej se nëqoftëse kriza e nisur nga Shtetet e Bashkuara, atëhere janë amerikanët ata që do të duhet të bëjnë më shumë për ta zgjidhur. Por në Shtetet e Bashkuara sindikatat dhe pjesa më proteksioniste e bazës demokratike mëshojnë nga e majta Obamën, që ta mbështesë ekonominë amerikane të kushtojë sa të kushtojë dhe për të mos i destinuar dollarët e pakët në dispozicion të IFM-së apo dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, Obama duhet të bëjë llogaritë me një opozitë republikane që, e pajisur me një ndjenjë të përbashkët në opinionin publik dhe në kulturën amerikane, që kundërshton si rekursin e tepruar ndaj deficit spending, ashtu dhe një rregullim publik në rritje, kombëtar apo ndërkombëtar qoftë, të ekonomisë. Këtij presioni të përbashkët i shtohet fakti, domethënës, që raporti i fundit i agjencive amerikane të inteligjencës, identifikojnë si kërcënim të parë pikërisht krizën ekonomike: nëqoftëse Shtetet e Bashkuara, në mënyrë pakashumë të vetëdijshme, fillojnë ta bëjnë krizën një çështje të sigurisë kombëtare, atëhere hapësira për një qëndrim multilateral reduktohet më tej. Rezultati komplesiv është një shtytje e fuqishme e brendshme me qëllim që Administrata Obama të gjejë zgjidhje kombëtare për punëtorët, bankat dhe sipërmarrjet amerikane. Në dritën e këtyre pozicioneve fillestare, shpresa e shprehur kohët e fundit nga ministri i Jashtëm britanik, Miliband për të realizuar nëpërmjet G20-ës një "multilateralizëm përfshirës" do të duhet të bëjë hesapet me një realitet të vështirë. Problemi është që një konsensus si G20-a, ashtu si institucionet e tjera të mëdha ndërkombëtare, mund të funksionojë në mënyrë efikase vetëm nëqoftëse ekziston një lidership i fortë, që impenjohet për të gjetur zgjidhje të pranuara nga vendet më të mëdha, për të mbështetur dhe t'i bëjë të pranueshme për partnerët ngurrues. Pas ndonjë maturie, Obama ka pohuar se do të drejtojë një përpjekje ndërkombëtare efikase dhe të koncentruar me katër objektiva: të shmangë proteksionizmin, të financojë rigjallërimin e kreditimit dhe të ekonomisë botërore, të asistojë vendet në vështirësi dhe të reformojë sistemin financiar ndërkombëtar mbi bazën e kritereve të përgjegjësisë e të transparencës për të shmangur kriza të ardhshme të kësaj përmase. Megjithatë, Kina paraqitet me një axhendë të sajën, pjesërisht e ndryshme nga ajo amerikane. Kurse Europa lodhet në fakt që të artikulojë një pozicion të përbashkët dhe rrezikon që të gjendet e shtypur midis Washington dhe Pekinit, duke përfunduar që ta kujtojë me mall G8-ën në të cilin ishte partnere e privilegjuar e Shteteve të Bashkuara. Në këtë kontekst ndërkombëtar kompleks është e vështirë të parashikohet sesa qëllimet e mira të shprehura nga Miliband dhe Obama mund të përkthehen në realitet dhe çfarëdolloj hapi domethënës që G20-a e Londrës do të arrinte të kryente përtej komunikatës finale klasike plot me fjalë të bukura do të ishte në vetvete një lajm i mirë.
Përgatiti:
ARMIN TIRANA

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi