PREND BUZHALA:NË 140-VJETPORIN E LINDJES SË ÂT GJERGJ FISHTËS, (ZGJEDHJE SHKRIMESH)
Faqja 1 e 1
PREND BUZHALA:NË 140-VJETPORIN E LINDJES SË ÂT GJERGJ FISHTËS, (ZGJEDHJE SHKRIMESH)
PREND BUZHALA:NË 140-VJETPORIN E LINDJES SË ÂT GJERGJ FISHTËS, (ZGJEDHJE SHKRIMESH)
1.
Por jo veç kanga popullore âsht e madhnueshme per kah t’kenët e vet t’permbrendshem, por âsht e hijshme edhè kah trajta e vet e perjashtme, n’daç per kah vendi i shllimeve, n’daç per kah shemllesat e gjalla, si edhè per kah thâniet poetike. E, sadokûdo shllimi i onë ktû nuk âsht me folëhollë e gjatë ktu permbî natyrë e përmbi t’kenët e poezís popullore …
(Ât Gjergj Fishta – Proza Vëllimi i parë 1899- 1922, 1- Përgatitur nga Persida Asllani, Botime françeskane, Shkodër, 2006, fq. 26; i shkruar më 1911)
2.
Mbasi kaloi nji muej aso kllapie tue britë: Rrnoftë konstitucioni i Turkîs! popujt e Turkîs u kujtuen me pvetë se çka do të ishte Konstitucjoni; edhè çojnë e pvesin Turqt e Rí. Turqit e Rí, mbasi u menduen e u shemndnuen,e i përtypën imët e imët kthellimet e dijes e të filozofís, që kisn xanë ndër kafe – shnatana të Parisit, u përgjigjen, tue thanë, se konstitucioni ishte emni i nji hyjnie qerkeze të Uldiz Kjoskut, bl;e ndër ato ditë n’pazar t’Stambollës konstitucionale. Në atë të përgjeëgjun popujt e Azis ulen veshët , mrrudhen krahët e, pa za, filluen me punue ma fort se përpara, per me apse si me ble kuklla e sheqerea me djersë te tyne hyria e Ukdiz-Kjoskut. Por shqiotarve, grekve, bullgarve etj. Nuk mujte kurr me u hy ne krye se konstitucioni ishte nji cucë qerkezit; e prandej neper klube, shkolla, fletore, përkohshme e mitingje u çojnë fjalë xhonturqve e u thonë, se ata per konstitucion merrshin c\vresht nji trajtë ose nji forme qeverije te themeluese mbi vullnetin e popullit e mbi te qitun ne punë të trinomit: Liberte, Franterniete, Egalite,...
(Ât Gjergj Fishta – Proza Vëllimi i parë 1899- 1922, 1- Përgatitur nga Persida Asllani, Botime françeskane, Shkodër, 2006, fq. 42; i shkruar më 1913)
3.
DËSHMORËVE
O ata t'lumtë, qi dhanë jetën,
o ata t'lumtë, qi shkrinë vehten,
qi për Mbret e vend të Parëve,
qi për erz e nderë t'Shqiptarëve
derdhën gjakun tue luftue,
porsi t'Parët u pa'n punue!
Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak'lli, bora e serotina:
e der' t' këndojë n'mal ndo' i Zanë,
e der' t' ketë n' detë ujë e ranë,
der' sa t'shndërisin diellë e hanë,
ata kurr mos u harrojshin,
n'kangë e n'valle por u këndojshin.
E njaj gjak, qi kanë dikue,
ban, o Zot, qi t'jesë tue velue
për m'ia xe zemrën Shqiptarit,
për kah vendi e gjuha e t'Parit!
4.
Edhe, sod po ka Shqipni. Mrë po, kishte me u dashtë me dijtë, a ka shqiptarë që me e mbajtë Shqinin në kambë si shtet? 'Shteti asht gja e kombit. Por, kombi nuk asht çdo çetë njerëzish mbledhu sido, por çetë populli, shoqnue me tagre, detyrë e interse të përbashkëta." (Ciceron). Prej ktyne fjalve, merret vesh, se për me kenë Shqipnija shtet përnjimend i pamvarshëm e me u mbajtë në kambë si shtet e me përparue, nuk asht mjaft që shqiptari të jetë shqiptar vetëm me fis - me trup, por duhet që të jetë shqiptar me shpirt: asi shqiptari, që të përbajë kombin e jo vetëm popullin. Me u shoqnue mund të shoqnohen edhe hajnat, por nuk përbajnë as "komb" as "shtet". Po deshëm, pra, që kjo Shqipni e jona të mbahet shtet në kambë e të përparojë, duhet, domosdo, që të dihet këta shqiptarë të Shqipnis a janë shqiptarë, edhe me shpirt, a por vetëm me trup - me gjak e me gjuhë. Çashtja ka nji randësi kryesore për ne, prandej do zhvuillue der n'palcë e - pa dorca. Asht kot që të rrejmë vedin, herë me fjalë të mëdha dykiptimçe, herë me gjysa fjalësh të pa farë kuptimi. (...)
A jemi pra, sod më sod, na shqiptarët, mji element i shëndoshë e nji faktor mjaft i fortë, për të mbajtë Shqipninë n'kambë e p për t'i dhanë përparim e lulzim për me mujtë me i vjeftë shtetit - Atdheut, ma parë me dalë duhet me dijtë se çka asht Atdheu e mandej këtë Atdhe me e dashtë mne gjithë zemër? (...)
E po, a janë atdhetarë shqiptarët? A kanë farë ndërgjege kombëtare? Gja ma lehtë nuk asht se me ia njitë vedit ardhetar e tjerët me i mbajtë se s'janë atdhetarë.
(...)Për me u vërtetue edhe njiherë ma tepër përmbi nevojë që shpirti i popullit shqiptar ka me u shërue në pikëpmaje t'atdhedashtnis e të ndërgjegjes kobmëtare, mjaft asht me vue oreo se si ky popull jep djelmt e vet ushtarë e lan të dhetat e taksat e shtetit. Populli ynë, sidomos ai maleve dhe i fshateve,
(...)Kshtu janë elementat e ndryshëm n'Shqipni.. Të damë me lagje e sokaqe, me katunde e me barajqe, nuk janë bashkë në kumbari, në ortaki, në fjalën, në doket, në punën, në tregun e rrinë larg njani-tjetrit, porsi t'ishin kombesh të ndryshme. Me pasë për t'ardhë nji muhamedan prej qendrës s' Afrikës, muhamedani shqiptar ma parë zen bisedë me te e kuptohet ma shpejt me te se me me nji kristjan shqiptar. Kshtu, me pasë për t'ardhë në Shqipni nji protestant edhe prej Skandinavjet - s'po tham ortodoks as katolik - katoliku a ortodoksi shqiptar ma parë rri me te e kuptohet me te, se me nji muhamedan shqiptar. E kaq i kthellët e i theksuem asht ky inkompaltibilitet i elementave të ndryshëm ketu ndër ne, saqë edhe për ato parime morale e shoqnore që mund t'i kenë së bashku, mendojnë, se nuk e detyrojnë nierin ndaj gjithkendit, veç se ndaj ata që janë nji elementi me të.
(Ât Gjergj Fishta – Proza Vëllimi i dytë 1923- 1940, 2, - Përgatitur nga Persida Asllani, Botime françeskane, Shkodër, 2006, ; marrë nga shkrimi ""Tash, që asht ba Shqipnja, duhen përba shqiptarët" fq. 232-239; shkruar më 1930 te "Hylli i Dritës" nr. 4)
Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi