Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VV: “Fiu, fiu po t’fryen….veriu!”

Shko poshtë

VV: “Fiu, fiu po t’fryen….veriu!” Empty VV: “Fiu, fiu po t’fryen….veriu!”

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 24, 2011 8:31 pm


VV: “Fiu, fiu po t’fryen….veriu!”

VV: “Fiu, fiu po t’fryen….veriu!” IMG_11971711197731VV: “Fiu, fiu po t’fryen….veriu!” IMG_1216988348175

Sot në konferencën “Liberalizimi i vizave”, mbajtur në Kolegjin ISPE në Prishtinë, ku panalistë ishin Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe ambasadori francez, Jean Francois Fitou, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (VV) kanë kritikuar Ministrin Bajram Rexhepi për papërgjegjësinë e tij për të vepruar në veri të vendit, duke e shpalosur banerin “Fiu, fiu po t’fryen….veriu!” dhe duke shpërndarë fletushka me të njejtën përmbajtje ku thuhej:

1. Bajram Rexhepi flet për veriun e vendit nga pozita e spektatorit. Herën e fundit ai tha: “Një ditë do t’i vijë fundi durimit të KFOR-it”. Rexhepi flet sikur të ishte zëdhënës i KFOR-it. Mungesa e veprimit e bën atë zëdhënës e jo ministër.

2. Bajram Rexhepi bën shaka kur pyetet për shqiptarët e rrezikuar në veri nga bandat serbe, ndërsa ai vetë nuk ka qenë në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës që nga 12 shkurti i vitit 2008.

3. Ai bën shaka me sigurinë e qytetarëve, por kujdeset mirë për sigurinë e tij dhe të Qeverisë së tij. Xhipat e blinduar, eskortat e truprojat sigurojnë ata nga qytetarët e pasigurtë. Siguria e kësaj Qeverie bie ndesh me sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin e vendit.

4. Bajram Rexhepi është i papërgjegjshëm. Ai thërret aksione me SMS por nuk është në gjendje të arrestojë kriminelët që vranë policin Enver Zymberi.

5. Bajram Rexhepi është një frikacak i pashpresë. Tashmë i kemi parë bëmat e tij. Kur ai vepron e keqëson gjendjen, e kur flet shpërfaq mungesën e veprimit të duhur.

Sipas Lëvizjes VETËVENDOSJE! (VV), gjatë aksionit kanë ndërhyrë truprojat e ministrit Bajram Rexhepi, rojet e Kolegjit dhe policia, të cilët kanë aplikuar dhunë të vrazhdë ndaj aktivistëve, duke i lënduar ata. Në dhunë e sipër ata kanë thyer edhe xhamin e derës së kolegjit. Deri më tash 9 aktivistë janë të ndaluar. Ata janë:

- Krenare Krasniqi

- Gëzon Kastrati

- Pajtim Demaj

- Etleva Malushaj

- Genc Sherifi

- Frashër Krasniqi

- Adonis Tahiri

- Valdrin Ahmeti

- Zgjim Hyseni.

VV: “Fiu, fiu po t’fryen….veriu!” IMG_13331462588937

VV: “Fiu, fiu po t’fryen….veriu!” IMG_13211596432643
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi