Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipe Osmani:EULEX-i - politikë e përbashkët e BE-së

Shko poshtë

Shqipe Osmani:EULEX-i - politikë e përbashkët e BE-së Empty Shqipe Osmani:EULEX-i - politikë e përbashkët e BE-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 11:28 pm

EULEX-i - politikë e përbashkët e BE-së

Shqipe Osmani
Rumunët në EULEX

Eulex-i deri me tani është misioni më i madh civil i Politikës Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje (ESDP), ndërsa misioni më i madh brenda tij është misioni rumun, një vend ky që vazhdon të mos e njoh Kosovën, dhe ta pengojë vendin në proceset integruese. Por, askush nga institucionet nuk e kritikon dominimin e misionit të Eulex-it nga rumunët. As nuk e vënë në dyshim nëse, neutraliteti i misionit të Eulex-it po kushtëzohet pikërisht nga pesë vendet e BE-së, që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës! Politika e Kosovës beson se pjesëmarrja në numër aq të lartë nga Rumania, jo vetëm që nuk sjellë probleme, por përkundrazi shpresohet se këta do të jenë, ambasadorët që në një të ardhme të afërt Rumania ta njeh Kosovën ,sikurse edhe shtetet tjera që hezitojnë të pajtohen me këtë realitet. Ky është një non sens politik që na ka hije vetëm neve në Kosovë. A është e vërtetë se për Qeverinë e Kosovës nuk ka asnjë rëndësi se kush e përbën misionin e Eulex-it. “Në këtë mision përveç anëtarëve të shteteve anëtare të BE-së marrin pjesë edhe shtet të tjera që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur, siç janë SHBA, Turqia. Misioni i Eulex-it është me rëndësi, por jo njerëzit që e përbëjnë. Eulex-i ka një mandat të qartë dhe shpresojmë se po implementohet sidomos tani kur ka arritur operacionalizimin e plotë dhe ngritjen e plotë të kapaciteteve të planifikuara”, thotë zëdhënësi i qeverisë Memli Krasniqi. Ky është një sihariq, një lajm: qenka operacionalizuar plotësisht Eulex-i në Kosovë. Sipas Krasniqit, për Kosovën nuk është me rëndësi se në Eulex përfaqësohen edhe pjesëtarë nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Edhe Ismet Mulaj, anëtar i AKR-së, konsideron se pjesëmarrja e madhe e rumunëve në misionin e Euex-it nuk paraqet rrezik për Kosovën për shkak se ai në Kosovë e prezanton politikën e përbashkët të BE-së për siguri dhe politikën e jashtme për të cilën është përfaqësues z.Solana. “Ata i nënshtrohen politikave të Eulex-it dhe Eulex-i ka mandatin e vetë të bazuar në Pakon e Ahtisarit”, thotë ai, duke shtuar se zyrtarët rumun që janë në kuadër të Eulex-it nuk përfaqësojnë politikën Rumanisë në Kosovë, por prezantojnë politikën e Eulex-it.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, thotë se Eulex-i është një mision evropian, por imazhi i Rumanisë edhe për ngjarjet që kanë ndodh më herët në Kosovë (10 shkurti 2007), por edhe me qëndrimin e shtetit rumun ndaj pavarësisë së Kosovës, konsiderojnë se pjesëmarrja me shumicë e rumunëve në Eulex është e dyshimtë. “Misioni i EULEX-it është i orientuar që të mbështes proceset në Kosovë, prandaj nuk e quajmë të parcializuar, por sidoqoftë do të ishte mirë që në përbërjen e EULEX-it të jenë më shumë pjesëtarë të vendeve, të cilat në fakt kanë ndihmuar shumë që të pavarësohet Kosova, po ashtu në trendët e ardhshme do të ndihmojnë që Kosova të përparoj”, thotë ai, duke shtuar se numër më të paktë në Eulex do të duhej të kishin ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë. Edhe nënkryetarja e LDD-së, Besa Gaxherri, konsideron se kjo është një përparësi, sepse të gjitha këto shtetet duhet ta shohin vetë realitetin e ri në Kosovë “Edhe pjesëtarët rumun në Eulex-it janë një përparësi për ne, sepse ata duke qëndruar në Kosovë do ta njohin realitetin e ri dhe të binden se nuk ka kthim prapa”, thotë ajo. Ndërkohë ajo ka përmendur edhe ngjarjet tragjike të shkaktuara nga pjesëtarët rumun, dhe ka kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Eulex-i të kërkojnë përgjegjësi dhe ata që kanë kryer veprimet të dalin para drejtësisë.
Afrim Hoti, profesor i të drejtës ndërkombëtare në UP, vlerëson se në misione të tilla me rëndësi është mandati që kanë ato. “Me rëndësi është zbatimi i dispozitave apo mandati i misionit të Eulex-it. Ndërkohë në mënyre indirekte Kosova mund ta shfrytëzojë qëndrimin e pjesëtarëve rumun apo të vendeve të tjera, që nuk e kanë njohur ende Kosovën që të lobojnë, propagandojnë, të japin argumentet e tyre dhe të dëshmojnë se Kosova e pavarur është një realitet që nuk mund të ndryshojë”, thotë ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi