Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhorzh Sand:Nga vëllimi i ri poetik, gati për botim „TAKOHEMI NË QIELL“-VALSI YNË

Shko poshtë

Zhorzh Sand:Nga vëllimi i ri poetik, gati për botim „TAKOHEMI NË QIELL“-VALSI YNË Empty Zhorzh Sand:Nga vëllimi i ri poetik, gati për botim „TAKOHEMI NË QIELL“-VALSI YNË

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 25, 2011 5:44 pm

Zhorzh Sand:Nga vëllimi i ri poetik, gati për botim „TAKOHEMI NË QIELL“-VALSI YNË 275925_100000525636701_8351615_n

Zhorzh Sand:Nga vëllimi i ri poetik, gati për botim „TAKOHEMI NË QIELL“

VALSI YNË

-Ripublikim-
...
Atij horizonti, përtej,
Ku qielli me detin puthen ëmbëlsisht,
Je ti.

Në vals të ftoj, më the qetësisht,
Fustanin, që më bukur të rri,
Vishe,
E unë të pres,
Së bashku t’i hedhim hapat e lehtë,
E më vonë i shpejtojmë... kushedi!

Unë qiellit ia mora kaltërsinë,
E valës buzëqeshjen e bardhë i mora,
I enda fustan me fijet e shpirtit tim,
Mbi trupin e brishtë e hodha,
E pafajësinë time mbulova me të.
E varfër ish garderoba ime.

Yjet zunë vend në fustanin e ajërt,
Mbi gjoks ndriçuan çmendurisht,
Po harruan dritën për fytyrën time,
Prandaj nuk më njohe, e di.

Përdore ne ecëm në terrin e verbër,
E valsin lehtë nisëm të dy,
Hapat shpejtuam nën psherëtima flurore,
Por ti, ti, nuk më pe dot në sy.

Me yjet jam zemëruar shumë,
Të gjithë do t’i flak nga fustani im.
A do të më njohësh në errësirë?
Do ta kuptosh timin belbëzim?


E enjte 18 gusht 2011 ora 21:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

Zhorzh Sand:Nga vëllimi i ri poetik, gati për botim „TAKOHEMI NË QIELL“-VALSI YNË 293970_296365143724338_100000525636701_1198924_1793316474_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi